Doli Raporti Vjetor i Progresit. Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë.
Një tjetër moment krenarie për Shqipërinë Europiane.
Një tjetër dëftesë notash domethënëse dhe inkurajuese nga Komisioni Europian.
Një tjetër hap përpara drejt objektivit historik të bashkimit me Europën.
Por detyrat përpara nesh janë ende të shumta, kurse koha e kalendarit të ngjeshur të negociatave gjithnjë e më e ngushtë.
Dhe ky vlerësim nuk i bën as më të vogla, as më pak aktuale problematikat e jetës së përditshme të vendit, të cilat kanë pasur, kanë dhe do të kenë të gjithë vëmendjen time, të qeverisë, të shumicës parlamentare. Përkundrazi, vlerësimi i lartë i raportit të sotëm na motivon për të bërë ende më shumë dhe për t’i bërë gjërat ende më mirë.
Momenti është optimal. Dera e BE është e hapur dhe mundësia e hyrjes është më reale se kurrë. Historia nuk do të na e falte kurrësesi mbytjen në lugën e ujit të pistë të dasive, mllefeve e gjelozive që e kanë penguar vazhdimisht Shqipërinë të ngrihet në lartësinë e potencialit të saj.
Kokën lart dhe përpara Shqipëri🇦🇱🦅🇪🇺
Edi Rama
Edvin Kristaq "Edi" Rama (born 4 July 1964) is an Albanian politician, artist, writer, and former professional basketball player who has served as prime minister of Albania since 2013 and as chairman of the Socialist Party of Albania since 2005. He was the Minister of Culture, Youth and Sports from 1998 to 2000 and the Mayor of Tirana from 2000 to 2011. More on Wikipedia
-
Edi Rama
@ediramaal
-
Edi Rama
@ediramaal
Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumenta pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë Eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike🇦🇱👊🦅🇪🇺
-
Edi Rama
@ediramaal
Pjesëmarrja në protestat e dhunshme është sigurisht e rrezikshme edhe për vetë dhunuesit dhe ata që rrinë rrotull tyre, aq më tepër kur dihet tanimë edhe botërisht që në këto protesta është edhe dora e një matufi maniak me një biografi të pasur me zjarrvënie e me gjakderdhje👺
Më vjen shumë keq kur kushdoqoftë lëndohet fizikisht, qoftë edhe një protestues i dhunshëm, por si mund të shmanget çdo lëndim i mundshëm nëse dhuna e dikton natyrën e një proteste?!
Kjo është një pyetje retorike dhe lëndimi i djalit nga Elbasani duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë, po mbi të gjitha për nxitësit e dhunës që propagandojnë nga ekranet e korruptuara televizive dhe nga pasqyrat e tyre sociale apo më zi akoma që paguajnë për mish për top lloj-lloj individësh, nga kriminelë, te djem të paditur e deri te fëmijë të mitur🤡
Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën:
Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit!
Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së malkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën, duke ia mbyllur sytë sa herë ky vend sheh dritë!
Po këtë herë jeni të humbur, sepse drita e Shqipërisë është sot ku e ku më e madhe se sa errësira dhe ju jeni gjithnjë e më pak, prandaj edhe po dhunoni, digjni e shkatërroni me urrejtjen e pangushëllueshme të asaj dore, por duke ua kujtuar më mirë se kurrë shqiptarëve se kush jeni.
Dhe shqiptarët s’do t’ua falin. Prisni dhe shikoni🇦🇱🦅👊 -
Edi Rama
@ediramaal
The nomination of Lana Nusseibeh by the United Arab Emirates for the position of Secretary-General of the United Nations offers a fresh beginning that the UN community cannot afford to miss, and Albania is honoured to give her candidacy its wholehearted support.
I came to know Lana personally and see her in action during Albania’s term as an elected member of the UN Security Council, when I had the opportunity to appreciate her immense knowledge of international politics, her distinctive intellectual humility and her natural gift for bridging differences between cultures and perspectives.
Amid the gloom surrounding the United Nations today, Lana’s candidacy is a light of hope and a source of positive energy, because, at a time when the organisation’s capacity to fulfil its mission is being questioned so deeply, she brings experience, intelligence and an unwavering commitment to serving humanity with no prejudice.
And last but not least, after so many men at the helm, I can think of no better hope for the United Nations than a woman of such stature. -
Edi Rama
@ediramaal
Albania condemns in the strongest terms the Houthi attacks against Saudi Arabia, including the deadly assault on Riyadh’s King Khalid International Airport.
We stand firmly with the Kingdom of Saudi Arabia and its people. Our deepest condolences go to the families of those killed, and we wish all the injured a swift recovery.
There can be no justification for attacks on civilians and civilian infrastructure. These acts threaten regional peace and the security of vital international transport routes.
The Houthis and their wellknown sponsors of terror in Teheran must be held accountable. The international community must speak with one clear voice: these attacks must stop immediately. -
Edi Rama
@ediramaal
Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese🇦🇱
Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste🌹 -
Edi Rama
@ediramaal
Three years have passed since the horror of October 7. But we must all understand that, for the families whose loved ones were murdered by the butchers of Hamas, for those whose lives were torn apart, and for the survivors carrying wounds no eye can see, that morning has never truly ended.
Earlier this year, I stood at Nova. There are places where silence speaks louder than words, and Nova is one of them. Young people from many nations had gathered there to dance, to laugh, to celebrate life, and their lives were stolen by the darkness of hatred and terror.
In Albania, we have one word that contains an entire moral code: Besa. A promise that cannot be broken.
In Europe’s darkest hour, our grandparents kept that promise by sheltering Jews from the Holocaust, risking everything to save people marked for death.
Today, that inheritance demands something of us. It demands that memory never surrender to indifference, that grief never be abandoned to loneliness, that antisemitism never again be allowed to hide behind silence, slogans or excuses, and that we remain faithful to our friends even through their darkest hours.
To every mother, father, child and family mourning today:
May the memory of your loved ones be an eternal blessing🇦🇱🙏🇮🇱 -
Edi Rama
@ediramaal
Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka - Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.
Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente🇽🇰❤️🇦🇱 -
Edi Rama reposted
Ursula von der Leyen
@vonderleyen
Glad to start my tour of the Western Balkans in Albania.
Dear @ediramaal, you are working hard to turn Albania’s European dream into reality.
Focus on reforms, from justice to the environment, is key.
While maintaining a strong dialogue with society.
The goal is in sight. This is how we will reach it. -
Edi Rama
@ediramaal
Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve si pula histerike, u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në sytë e botës. Kurse atyre që kujtojnë se do më ndalin me baltë, vezë dhe jargë, në misionin tim për ta çuar flamurin tonë në majën e Europës së Bashkuar, u them se nëse për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, kemi një sistem institucional që shfaq aftësi vetëpastrimi, kjo është një arritje e madhe që nuk ka rënë nga qielli po ka ardhur pikërisht si një nga rezultatet historike të këtij misioni!
Dhe le ta dëgjojnë e ta mbajnë mirë vath në vesh meqë kujtojnë se mposhtem unë dot me “bombat çudibërëse” që amplifikojnë në kupë të qiellit ditë e natë fjalën korrupsion:
Në një vend që është i mbytur në kënetën e korrupsionit, nuk ka luftë frontale e as rezultate konkrete kundër korrupsionit dhe atë vend e kemi jetuar ne, që të gjithë, deri kur unë me partinë time e kthyem rrotën e drejtësisë nga barazia e të gjithëve para ligjit!
Sot Shqipëria nuk është më ai vend e prandaj edhe Bashkimi Europian me Shtetet e Bashkuara e çmojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë për këtë luftë, ndërkohë që pulat histerike të katundit tonë kakarisin e hedhin vezë në ajër për llogari të gjelave tallagjarë të pazarit politik e mediatik, të cilët i gënjen mendja sa një vezë, se do të më ndalin mua me llogjet e pafundme për korrupsionin që po luftohet nga vetë sistemi që po ndërtojmë, apo me sharjet e mallkimet folklorike si të këtij sqepit bashkëngjitur, që e shkruan shqipen me këmbët e pulës😁 -
Edi Rama
@ediramaal
Për shkak të orareve të ndryshme ky reagim nga Nju Jorku, ku jam për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mund të duket i vonuar dhe ndjesë për këtë.
Jam informuar lidhur me masën e arrestit shtëpiak që SPAK-u ka nxjerrë për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, e pres që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor.
Përtej respektit për punën dhe për personin e Vlora Hysenit, si edhe po ashtu përtej vlerësimeve të vazhdueshme, që ajo ka marrë nga agjencitë partnere si drejtuese e shërbimit inteligjent shqiptar, rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik.
Por po ashtu, është e pashmangashme mesa duket, që çdo hetim apo masë e marrë nga drejtësia në adresë të personave publikë, të kthehet në një motivim për të grirë mish njeriu në mexhelisin politik e mediatik dhe për të thirrur “litarin” si në sheshet e ekzekutimit mesjetar, kohë përpara sesa gjykata të thotë fjalën e saj.
E megjithatë, kurrësesi nuk mund të jetë e vërtetë që veprimet e pavarura të drejtësisë dhe afirmimi i vijueshëm i barazisë para ligjit, të jenë njëkohësisht akt-akuza kundër pikërisht një shumice qeverisëse e cila me kurajo e me vendosmëri, ia ka çelur rrugën drejtësisë së pavarur, në një vend ku deri para shumë pak vitesh kjo pavarësi ishte e paimagjinueshme prej shekujsh.
As mund të jenë këto zhvillime me drejtësinë baltë kundër Shqipërisë, e cila po bën në rrugën e saj të bashkimit me Europën shumëçka që as nuk mund të imagjinohet akoma në vendet e tjera të rajonit dhe që koha do ta çmojë më mirë se sa kushdo.
Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye, kështu që unë i jam falenderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë, ndërsa për gjithçka tjetër që ka të bëjë me çështjen e sapohapur nga organet e drejtësisë, qëndrimi im mbetet po ai i ditës së parë të Reformës në Drejtësi:
Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë.
Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit. -
Edi Rama
@ediramaal
Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë pune pa humbur kohë, e për të adresuar temën e sistemit të pagave të magjistratëve në funksion të një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjatë, e cila i garanton ata përgjithnjë po njëkohësisht garanton edhe ekuilibrin e përgjithëhershëm të piramidës shtetërore të pagave. Tryeza jonë do të mirëpresë edhe pjesëmarrjen e ekspertëve të Këshillit të Europës, si edhe kontributin e Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë. Magjistratët e Shqipërisë nuk duhet ta harrojnë se shkalla e tyre deri dje e paimagjinueshme e pavarësisë dhe trajtimi i tyre me pagat më të larta në Republikën e Shqipërisë dhe ndër më të lartat në rajon, nuk ranë nga qielli, po mbajnë vulën e vullnetit të kësaj shumice qeverisëse, e cila nuk do konflikt me gjyqësorin po bashkëveprim institucional, në respekt të pavarësisë së ndërsjellë. E nëse kemi mosdakordësi, na takon t’i trajtojmë me urtësi dhe durim duke dhënë një shembull dinjiteti shtetëror për qytetarët tanë e njëkohësisht edhe për partnerët e Shqipërisë🇦🇱⚖️🇪🇺
-
Edi Rama
@ediramaal
Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq!
Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli - madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë.
Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur:
Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik. -
Edi Rama
@ediramaal
Kurrë jo, kjo nuk është gjuhë gjykatësi, po gjuhë ultrasi që bërtet në rrugë kundër VAR-it.
Keqardhje dhe disa të vërteta të thjeshta:
Askush nuk e zëvendëson dot parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot legjislativin se kur duhet ta ngrejë dorën. Vetëm Gjykata Kushtetuese e askush tjetër, ka të drejtën dhe detyrën t’i thotë se kur e ka ngritur dorën gabim, po as ajo vetë nuk i thotë dot kurrësesi pushtetit të pavarur legjislativ se si duhet ta ngrejë dorën.
Politikën e pagave e propozon vetëm qeveria, e miraton vetëm parlamenti dhe e zbaton vetëm qeveria. Gjykata Kushtetuese ndërhyn vetëm nëse cënohet një parim a një normë kushtetuese, që ligjvënësit duhet ta riparojnë pa u cënuar në pavarësinë e tyre, siç e shohin ata të udhës të shprehen me votën e tyre.
Nëse largqoftë, shoqatat e prokurorëve e të gjykatësve kanë vendosur që me mjete politike dhe juridike të koordinuara me zyrat e prokurorive e të gjykatave si një ushtri e rreshtuar kundër qeverisë, të na imponohen me kallzime, sigurime a përmbarime për të rritur pagat e tyre, atëherë jemi përpara një sfide të një lloji të ri, e cila nuk na tremb por më shqetëson pamasë për potencialin destruktiv që ka. Po ne nuk duam të jetë kështu dhe unë nuk dua ta lejoj që të devijojë në një konflikt pushtetesh, sepse ndryshe nga si e mendon ky gjykatësi mediatik, kjo e pagave stratosferike, për ne nuk është çështje inati po sfidë shtetbërjeje europiane e Shqipërisë.
Eshtë shumë e thjeshtë. Tryeza e përgatitur për takimin e kërkuar dhe të anulluar vazhdon të jetë gati. Në 17 shtator mbaron vetëm ky episod i tensionuar publikisht, që mund dhe duhet të ishte shmangur, por nuk shteron nevoja për të komunikuar mes pushteteve të pavarura. Përkundrazi, ajo nuk lindi nga episodi i pagave dhe do të jetë edhe më e madhe në çdo hap deri në anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Por ne tryezën dhe gatishmërinë kemi, të tjerat janë në gjykimin e gjykatësve:-) -
Edi Rama
@ediramaal
Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!
Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat dhe kjo “i kemi mbledhur vetë” është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit.
Le ta imagjinojmë sikur të çohen doganierët e tatimorët, policët e inspektorët dhe të thonë duam paratë që i kemi mbledhur vetë në thesarin e shtetit nga taksat e nga gjobat!
Çfarë mbetet pastaj për mësuesit, mjekët, ushtarakët e plot e plot të tjerë që shërbejnë mijëra detyra të shtetit, për të cilat paguhen nga thesari?
Dhe sikur kjo rritje e kërkuar pa ligj të pranohet si fakt i kryer, i bie që krahasimisht me mësuesin, mjekun, ushtarakun, një gjyqtar fillestar të marrë 3.8 herë më shumë ose një pagë 280% më të lartë. Të tjerët më lart nuk i merrni dot as me mend se sa më shumë. -
Edi Rama
@ediramaal
E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…
-
Edi Rama
@ediramaal
Sot paga mesatare e gjyqtarëve në Shqipëri është 280% më e lartë se paga mesatare e administratës shtetërore; 60% më e lartë se paga mesatare e kolegëve magjistratë në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut; më e lartë se në Kroaci, Bullgari apo Serbi…
Me rritjen e kërkuar me llogarinë vetë Zot vetë Shkop, paga mesatare e gjyqtarëve bëhet më e lartë se në Greqi, Rumani e Slloveni dhe 140% më e lartë se në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në raport me administratën shqiptare ajo kërcen në 470% më lart…
Dhe nëse në të tëra vendet e tjera të rajonit, Europës dhe botës demokratike maja e piramidës së pagave në shtet është Presidenti, paga mesatare e rritur në rrugën jashtë parlamentit bëhet 1,000 euro më e lartë se paga e Presidentit dhe 2,200 euro më e lartë se paga e ministrit. Kjo për mesataren e gjithë trupës, se po të marrësh nivelin më të lartë të pagës në sistemin gjyqësor sot, ajo aktualisht është gati 2000 Euro më shumë se e Presidentit dhe 3000 Euro më e lartë se e ministrit, po bashkë me rritjen e kërkuar e dini sa shkon?!
Oh, aty pastaj shkon pa asnjë shaka, mbi 5000 Euro më e lartë se paga e Presidentit dhe 6300 Euro më shumë se paga e ministrit!
Duket si fantazi e shfrenuar po në fakt është lënda e kallzimit penal që shoqatat e gjykatësve i kanë bërë Ministrit të Financave dhe drejtorëve të thesarit në tërë Shqipërinë, pse nuk dorëzojnë çelësat e thesarit për marrjen e këtyre shumave marramendëse pa vendim të parlamentit… -
Edi Rama
@ediramaal
Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi…
-
Edi Rama
@ediramaal
Ndjesë për informimin e pjesshëm mbi kuturisjen e djeshme të Gjykatës Administrative, e cila përmes sigurimit të parë të padisë në historinë botërore jo për të ndaluar një akt po për të kryer një akt, nuk kërkon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjykatësit, po edhe “të prapambeturat” që nga prilli 2023, sepse sipas tyre pagat duhet t’u ishin rritur që atëherë aq sa duan t’i rrisin vetë tani.
Gjeni në tabelën bashkëngjitur sa do të merrte çdo gjykatës personalisht në dorë nesër si shumë të prapambetur, sikur ministri i financave të shkelte ligjin dhe të shkonte pas berihajit të kësaj vendimmarrjeje ekstra-parlamentare. -
Edi Rama
@ediramaal
Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës - një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore - me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik🤡
Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës, por populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, pas miratimit të projektit të Muzeut Hebraik Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar edhe 200 mijë USD të tjera, për hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria; një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krah për krah me Muzeun Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike🇦🇱🌊☀️
Dhe Lesko Pijaniku do vrapojë tek kantieret e radhës, njësoj siç ka vrapuar nga Lungomarja e deri te Sheshi i Flamurit dhe siç vrapon përnatë pas kecave e pulave, që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e tij të pangopur🤡 -
Edi Rama
@ediramaal
Sikur Gjykata Administrative të kishte standard për çdo qytetar apo institucion në hall, shpejtësinë e skëterrës me të cilën paska vepruar sot për të hapur dyert e thesarit për rritjen e rrogave të veta pa miratimin e parlamentit, unë besoj se çdo shqiptar i punësuar do ishte gati t’ia falte një gjysëm rroge vrapuesve fluturakë të Gjykatës Administrative…
Por të marrësh sa hap e mbyll sytë masën e parë të sigurisë në historinë e botës, jo për të ndaluar po për të nxitur për interesin vetjak ekzekutimin e një akti që me gjasë cënon ligjin dhe interesin publik, ndërkohë që mijëra e mijëra dosje hallesh presin me vite në sirtarët e gjykatës në fjalë, kjo është diçka tejet turbulluese!
Ja edhe në tabelën bashkëngjitur çfarë kërkon Gjykata Administrative në dyert e thesarit të shtetit pa kaluar fare nga parlamenti, ndërkohë që e përsëris: Dyert e thesarit të shtetit i hap vetëm pushteti i pavarur legjislativ dhe Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë detyrën e tij për këtë temë, në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ditën e enjte 17 shtator. -
Edi Rama
@ediramaal
Kallzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit për rritjen e pagave të tyre, ndërkohë që ministri pret me ligj e me zakon Kuvendin e Shqipërisë që të shprehet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vetëm një mangësi: Mungon emri im dhe ai i ministrit të drejtësisë, sepse Ministri i Financave është konsultuar paraprakisht me ne për qëndrimin e tij, për të cilin edhe skuadrat tona juridike kanë shprehur unanimisht qëndrimin se pushteti gjyqësor nuk mund të hapë derën e thesarit të shtetit pa kaluar nga pushteti legjislativ.
Kaq kisha dhe nuk dua të zgjatem me çfarë mendoj për tërë këtë historinë bajate të vetërritjes së rrogave, nga kategoria më e mirëpaguar dhe e shumëpaguar e Republikës së Shqipërisë. Por për sa më takon asgjë nuk ndryshon, pagat do të rriten me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. -
Edi Rama
@ediramaal
My amazing grandmother taught me the old Latin wisdom, errare humanum est, perseverare diabolicum. To err is human, but to persist in the same error is diabolical.
Your reply @democrats_eu makes me wonder whether politicians exactly like you inspired the second half of that sentence.
You condemned violence against elected representatives, only after I put the images before your eyes. Then you immediately minimised it as “isolated acts”.
For 101 days, the protest has taken place on the boulevard without a single problem concerning its right to assemble, speak and criticise.
But physically preventing elected parliamentarians from entering Parliament, and abusing a respected woman MP simply trying to reach her workplace, is not dissent. It is violence.
And guess what? Now comes another fresh example of your “isolated acts”. Protesters block a city junction, surround the car of an ordinary citizen who simply wants to pass, and start striking it. What exactly is he guilty of? Trying to continue on his way?
Would you care to condemn this too, clearly and without an excuse?
I am not using the violence of some to discredit every protester. You are using the peaceful conduct of many to minimise the violence of others.
Come on, be brave and say it:
This is not dissent. It is violence. -
Edi Rama
@ediramaal
So, for your particular breed of lazy democrats, preventing parliamentarians from entering the opening session of Parliament is “dissent”?
Perhaps it looks that way from the comfort of your keyboard. But not to your Albanian colleagues, from right to left, who were forced to run a gauntlet of verbal abuse and physical violence, with eggs and even stones thrown at them, merely to reach their workplace.
Are you not ashamed to endorse such despicable behaviour and sell it as democratic dissent? Apparently not.
By the way, watch how an honourable Member of Parliament, a respected academic and a widely known advocate for women’s rights, is abused by your role models of “dissent” while merely trying to reach her workplace.
And this was not even the worst of what your Albanian colleagues had to endure yesterday.
Anything to say about this particular form of “dissent” from your lofty democratic pulpit? Or does your concern for democracy end where inconvenient facts begin?
And please, give Albania a break and do not drag Albania into your digital swamp. Albania is a genuinely free country and much more democratic then your narrow minded politics. It does not deserve to become chewing gum in the mediocre mouths of people who trade facts for cheap political engagement🤡 -
Edi Rama
@ediramaal
Un onore essere amici e alleati🇦🇱❤️🇮🇹
This media couldn't be displayed. See it on the original post. -
Edi Rama
@ediramaal
No, this is another low. What I abhorred was your shameless visual insinuation, and the fact that you refuse to address it shows exactly what kind of democrats you are. Pity!
-
Edi Rama
@ediramaal
Kurse kujtdo që flet shqip dhe shpërndan nëpër kanalet sociale dozën e helmit të radhës, kësaj radhe për këtë censurën e sofistikuar të profileve, i them se në qoftë e vërtetë kjo punë, jo vetëm regjimi im diktatorial që nuk ka ndaluar asnjë lloj proteste dhe ka përballuar me buzëqeshje tërë lumenjtë e sharjeve me libër shtëpie poshtë dritares, s’ka asnjë lidhje në këtë mes, por për më tepër, as ky shtet dhe as shumica dërmuese e shteteve të këtij planeti, nuk kanë asnjë kapacitet që ta bëjnë një gjë të tillë🤷🏻♂️
Tani akuzat pa prova dhe sharjet pa hesap janë bërë bukë e djathë, po jo deri kaq larg fantazia them unë, pa ju e dini vetë se deri sa larg e çoni❤️ -
Edi Rama
@ediramaal
How can these agitators call themselves democrats while publishing such a shameless visual insinuation?
I have lived with the blame and shame games of my opponents for as long as I have been in politics. But when this low form of propaganda comes from people parading as European democrats, it is truly pitiful.
And what if this entire stunt comes from the same malicious sources that fuelled the so called “Flamingo Revolution”, many of which also fuelled the chaos in Ceuta? Why? Simple: to breathe life back into a “revolution” that has already gone flat. Doesn’t this make sense? Of course it does. But apparently not to these democrats in name only.
So let me be absolutely clear: we have nothing whatsoever to do with any social media account being disabled or restricted, nor do we possess the technical capability to carry out an operation of this kind.
Shame on this whole bunch of failures for spreading such nonsense🤡 -
Edi Rama
@ediramaal
A drone carrying explosives into Leipzig/Halle Airport is not a grey zone. It is a Russian act of aggression against Germany and against the security of Europe, as the German Government itself now makes clear.
Full solidarity with my friend @_FriedrichMerz, the German Government and the German people. The Chancellor is right to respond with clarity and strength. Hybrid warfare cannot be rewarded with hesitation.
Albania stands firmly with Germany, Ukraine and all our NATO allies. We are stronger when we act as one🇦🇱🤝🇩🇪 -
Edi Rama reposted
MIA
@mia_gov_al
MIA përshëndet fshirjen e mesazhit dizinformues nga znj. Tabaku, por kjo nuk zëvendëson një ndjesë ndaj publikut.
Ironia ndaj MIA-s nuk shmang përgjegjësinë për informim të saktë. Ne do të identifikojmë dhe verifikojmë çdo përmbajtje dizinformuese, pa dallim. -
Edi Rama reposted
MIA
@mia_gov_al
Znj. Jorida Tabaku ka ripostuar një status të falsifikuar(fake), që i atribuohet në mënyrë të rreme Kryeministrit Edi Rama.
Teksti nuk është i vërtetë dhe nuk është publikuar nga Kryeministri Rama.
Znj. Tabaku duhet t’u kërkojë ndjesë atyre që kanë rënë pre e këtij falsifikimi. -
Edi Rama
@ediramaal
Ajo që ndodhi në Pustec është një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës.
Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi paraprakisht që të luhej edhe himni shqiptar. U injorua dhe më pas kërkoi ndjesë për një faj që nuk ishte i tij. U tregua një shtetar dhe qytetar i denjë i Shqipërisë Europiane, në nder të vetes dhe të komunitetit të tij maqedonoverior, të cilit i duam vetëm më të mirën🤝
Ne e kemi nderuar edhe atë komunitet të vockël me një status të posaçëm si bashki më vete, pikërisht sepse për Shqipërinë minoritetet nuk janë statistikë, por pasuri kombëtare, dhe qytetarët minoritarë nuk janë numra, por vëllezër e motra me të njëjtat liri dhe të drejta si të gjithë ne🇦🇱❤️🇲🇰
Tani, kjo ardhja e herëpashershme në territorin tonë e trupave të cirkut të nacional-folklorizmit ballkanik, herë nga një vend, herë nga një tjetër e herë nga një tjetër akoma, nuk se na shqetëson për vete, për sovranitetin e Shqipërisë jo e jo, por as për ekuilibrat e jetës politike këtu brenda, ku nuk ka mushkë Troje të rritur në kodrat tona apo “diasporë” të eksportuar nga brenda lagjes sonë që na lëkund, sepse Shqipëria Europiane e ka kaluar tanimë adoleshencën e saj si shtet demokratik😍
Gjithësesi, u shpreh sot një keqardhje të sinqertë për të gjithë sponsorëve të këtij cirku të lashtë flamujsh në epokën e Inteligjencës Artificiale, ndërsa mëmëdhetarëve mes nesh që në kësi rastesh hidhen përpjetë përpara pasqyrave të tyre digjitale, duke kërkuar përgjigje me të njëjtën monedhë, u them:
Jo, Shqipëria, Europa e Ballkanit, kurrsesi nuk mund t’ia lejojë dhe nuk do t’ia lejojë vetes ta zbresë monedhën e vlerave të saj në nivelet e parodisë së Pustecit🇦🇱🦅🇪🇺 -
Edi Rama
@ediramaal
My dear friend Volodymyr Zelensky stood in Belgrade and said Ukraine has not changed its position and will not recognize Kosova. Within the hour, the loudest folk nationalists in Tirana and Pristina were already reaching for the geopolitical calculator: perhaps we should punish Ukraine, stop cheering for the free and mourning for the bombed. The most reckless among them threw stones at us for not giving up on Ukraine. Some even cheered for Russia!
What a shame to lose sight of the simple truth that freedom does not work on cashback.
Standing against a war of aggression and for a just peace is not a receipt you tear up when the victim of a barbaric aggression disappoints you. It is not a favour traded for a favour, but it is who you are and what you stand for in this messy world. And fortunately Albania is not a small man calculating who owes whom, but the Europe of the Balkans that shows the way through its faith in freedom, democracy and peace, and through the strength of its example.
Ukraine can be, and yes, it is wrong about Kosovo, but its right to be free remains unquestionable, and fighting for that right means fighting for Europe and for ourselves too. These truths can live perfectly well in the same sentence. Albania is grown enough to carry both and will carry both.
So yes: FREE UKRAINE. Today, tomorrow and always 🇦🇱🇽🇰🇺🇦 -
Edi Rama
@ediramaal
Unë e kam një laborator ekselent për të matur saktësinë e qëndrimeve të mia kur flas apo postoj lidhur me Serbinë: Ushtrinë e trollave të turbofolkut nacionalist të Prishtinës😍
Sa herë që ajo ushtri lëshohet nëpër kanalet sociale për të shfryrë urrejtjen e verbër ndaj meje, unë e quaj të kryer me sukses detyrën time si kryeministër i këtij vendi qoftë ndaj Shqipërisë, qoftë ndaj Kosovës dhe qoftë ndaj paqes e bashkëpunimit rajonal🇦🇱🇽🇰🇪🇺🇷🇸
Edhe dje laboratori ka funksionuar perfekt, me trollat që u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhëtar pse thashë Serbia e humbi Kosovën, përgjatë ndërhyrjes sime në debatin dinjitoz të ditëve të fundit mes autoriteteve tona dhe atyre të Serbisë, për paprekshmërinë e lumit Ibër👍
Pra qëndrimi im ka qenë preciz përderisa në krejt atë ndërhyrje shteruese - që u përshëndet edhe nga vetë deputetja britanike Alicia Kerns, një flamurtare e flaktë e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar - baza e turbofolkut nacionalist në Prishtinë gjeti të kapet pas një fjalie të vetme për të mos lejuar që ai qëndrim i qartë kundër provokimit të Serbisë të “hutonte” fansat e turbofolkut🤡
Që Serbia e humbi Kosovën është thjesht një fakt, sa përvëlues për turbofolkun nacionalist në Beograd, aq cingërrisës edhe për turbofolkun nacionalist në Prishtinë dhe ripërputhja e tyre dje në kundërshtinë patetike ndaj meje, është thjesht një tjetër kompliment për diplomacinë e Shqipërisë, Europës së Ballkanit 🇦🇱❤️🇪🇺 -
Edi Rama reposted
MIA
@mia_gov_al
A response from Minister of State and Chief Negotiator Majlinda Dhuka to Serbia’s Minister for European Integration, Nemanja Starović, on the Ibër river:
“The river flows forward. History does too.” -
Edi Rama
@ediramaal
Very interesting summertime exchange between our foreign ministers. Although I was expecting an answer about the #ibër, we somehow travelled from hydrology to international law, made the obligatory stop at “Greater Albania”, passed through “Kosovo and Metohija”, and eventually arrived at the familiar museum of Serbian historical anxieties.
There is a peculiar piece of political folklore in Belgrade that appears immune to time: whenever Albania speaks about #kosova, “Greater Albania” must immediately be summoned, as if repetition might one day turn an old ghost into a relevant argument.
It won’t.
Albania has no claim whatsoever on Serbian territory and no need to invent one. Nor do we need a “Greater Albania” to stand with Kosova.
Kosova is a state of its own. The Albanians of Kosova are precisely that: Albanians of Kosova. They have their Republic, their institutions and their right to determine their own future. We will always stand with that right.
Serbia lost Kosova. Repeating that it did not may perhaps turn defeat into victory in the geography of political imagination, but unfortunately maps are less accommodating. The territory of the Republic of #kosova is not Serbian territory, and the natural resources situated within it are not resources of the Republic of Serbia. Our Serbian friends know this perfectly well, including whenever we sit together around European tables.
So back to the river.
The original issue remains exactly where Albania left it: the #ibër is a transboundary water system. Serbia is entirely free to manage resources within its jurisdiction. What it cannot reasonably argue is that possible consequences for another country magically stop at the Serbian border.
That, after all, is why international water law exists. Rivers have the inconvenient habit of following geography rather than diplomatic talking points.
The situation of the Serbian community in Kosova has also been invoked. Their rights matter. Their security matters. Their property, language, cultural and religious heritage must be protected. Albania has never had any difficulty saying so, because that is simply what a democratic state owes its citizens.
And here we reach perhaps the most entertaining acrobatic manoeuvre in this exchange: warning Albania against ethnic expansionism while referring, in the very same statement, to the territory of another sovereign state as if it were still Serbian. That is quite a circle to square.
Perhaps it works inside a political bubble in Serbia. Outside it, geometry becomes less forgiving. And yes, I could not agree more that the future of our region must be one where borders progressively lose their power to divide us. Absolutely.
But there is a small prerequisite before borders can become less important: accepting the ones that are already there. The genius of the European project was precisely to separate national belonging from territorial appetite.
The Albanians of Kosova are Albanians of Kosova. Albania will stand with them and with their Republic because we share history, language, families and a future, but above all because a free, democratic and secure Kosova is a legitimate European state and an indispensable part of the stability of our region.
There is nothing clandestine about this position. There never has been. No secret maps. No hidden borders. No “Greater” anything required.
Albania’s position will therefore remain exactly the same in public and in private: we respect Serbia, we want good neighbourly relations with Serbia, and we want the entire region inside Europe - Serbia very much included.
But good neighbourliness cannot mean asking every neighbour of Serbia to move permanently into Serbia’s version of history.
The Balkans have already paid far too much, in blood and in lost time, for that particular accommodation.
And meanwhile the #ibër, blissfully unaware of all our historical cartography,will continue flowing according to geography rather than folklore.
🇦🇱🇽🇰🇷🇸🇪🇺 -
Edi Rama reposted
Ferit Hoxha🇦🇱
@HoxhaFer
Shqipëria shpreh shqetësim të thellë mbi deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit #ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e një mundësie të tillë.
Ndryshimi i rrjedhës së një lumi që përbën pjesë të një sistemi ujor ndërkufitar nuk është një çështje thjesht e brendshme apo një vendim që mund të merret në mënyrë të njëanshme, veçanërisht kur pasojat e tij prekin drejtpërdrejt territorin, mjedisin, sigurinë ujore, furnizimin me ujë dhe jetën e qytetarëve të një vendi tjetër.
E drejta ndërkombëtare e ujërave është e qartë në këtë drejtim. Parimet e përdorimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, detyrimi për të parandaluar, kontrolluar dhe reduktuar dëmet ndërkufitare, si dhe detyrimi për bashkëpunim, shkëmbim informacioni dhe konsultim për masat që mund të kenë pasoja ndërkufitare, janë pjesë e standardeve të konsoliduara të së drejtës ndërkombëtare. Serbia është palë e Konventës së #unece-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare që prej vitit 2010 dhe ka pranuar edhe mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Shqipëria pret që #serbia të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë. Çdo projekt ose masë që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë apo cilësinë e ujërave që prekin Kosovën duhet të trajtohet me transparencë, mbi bazën e të dhënave shkencore, me vlerësim të plotë të ndikimit ndërkufitar dhe përmes konsultimit me palën e prekur.
#uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër.
Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e #kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore.
Ne besojmë fort dhe presim qe çështje të tilla të trajtohen përmes #dialogut, bashkëpunimit dhe standardeve evropiane, jo përmes kërcënimeve apo ndërhyrjeve e veprimeve të njëanshme. -
Edi Rama
@ediramaal
Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës, ku në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale, duke shmangur një bilanc që mund të kishte qenë tragjik siç fatkeqësisht po ndodh në vende të tjera të Europës në këtë verë përvëluese🔥🔥🔥
Respekt dhe mirënjohje për heronjtë tanë të vijës së zjarreve të këtij gushti sfidues, ku mbrëmë banorët e Krujës panë se nuk ishin vetën në orët e tyre tejet të vështira, siç dëshmon edhe ky mesazh ndër disa që më dërguan mbrëmë në orët e natës:
“Zoti Kryeminister ! Ju lutem zjarri po merr permasa te medha ne Kruje! Po punojne si heronj Zoti ia shperblefte ...por era po e perhap me shume shpejtesi .ne eshte e mundur per perforcime te tjera ..shteti eshte ne kembe i teri 🙏” -
Edi Rama
@ediramaal
Vazhdon qarja e hallit të kalorësit se po i varen këmbët, së fundi edhe me një agjitim të madh nga vajtorët e vajtojcat, pse tanimë po protestohet edhe “brenda PS” dhe kjo qenka një shenjë tmerrsisht e keqe për “regjimin”😂
Në fakt jo, përjashto aktin e turpshëm të djegies së teserave të PS në një rast, nga disa individë që as vetë s’kanë ditur tamam ç’kanë bërë apo ndonjë rast kur deputetë tanët kanë bërë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur tamam çfarë thonë, gjithçka tjetër është jo vetëm normale po edhe e mirëseardhur🤝
Një, sepse dokumenti i reformës së propozuar është pikërisht në fazën e vet të konsultimit publik ligjor prej 60 ditësh dhe kjo fazë do të thotë pikërisht, bujrum gjithkush të shprehet lirisht për propozimin🤝
Dy, sepse sipas ligjit kryetarët e bashkive e këshillat bashkiakë duhet të shprehen me shkrim për qëndrimet e tyre dhe është krejt e kuptueshme që ata që janë kundër të shprehen edhe me forma të tjera paqësore – për sa kohë nuk bllokojnë rrugë e nuk pengojnë të tjerët të bëjnë jetën e tyre, duke u futur vetë në konflikt me ligjin dhe me PS bashkë🤝
Tre, sepse as në Shqipëri nuk ka regjim, as në PS nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë vendim për të shkurajuar askënd që të shprehë opinionin e vet për këtë reformë, për të cilën sigurisht do të vendosë parlamenti, por deri atëherë të gjithë do të dëgjohen, përfshirë edhe bashkitë që mund të duan të integrojnë tek vetja bashki më të vogla që në propozimin aktual mbeten siç janë🤝
Nga ana tjetër të gjithë do të informohen shumë më tepër përgjatë këtyre 60 ditëve lidhur me arsyet logjike të propozimeve – ku nuk ka pasur si të merren parasysh reputacioni i zonës bashkiake që nga koha e antikitetit, numri i të rënëve në luftrat e 2000 vjetëve të fundit apo të tjera të dhëna e gojëdhana të kësaj natyre, të cilat s’kanë qenë dhe s’mund të jenë farë argumenta në këtë debat😅🤷🏻♂️ -
Edi Rama
@ediramaal
I am deeply saddened by the tragic news coming from Berlin.
On behalf of the Government of Albania, I extend our heartfelt solidarity to Germany and the German people.
There can be no tolerance for hatred, violence, or extremism in any form. They threaten not only the safety of our citizens, but the very values that hold our democracies together. We must stand united against them, with determination and without hesitation.
My thoughts are with the family of the victim, and I wish a full and speedy recovery to all those who were injured.
Albania stands with Germany. -
Edi Rama
@ediramaal
Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes whatsapit, nga miq a të panjohur, muhabete* sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment:
Përsërisin që s’duan “dialog”, s’ka “negociata”, s’japin “besë” po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh.
Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo!
Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot dhe i drejtohej atyre, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pas shtegtimit të flamingove.
Në atë fjalë sorrat e korbat ishin pjesë, sepse janë ana e errët e protestës, po jo se kanë pjesë në ato mësime apo në detyrimet e nxjerra prej atyre mësimeve.
Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta, as mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë.
Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike🇦🇱🤝🇪🇺 -
Edi Rama
@ediramaal
Congratulations to Prime Minister Serhii Koretskyi on his appointment by the Verkhovna Rada of Ukraine.
I wish him every success as he joins President Volodymyr Zelenskyy in leading Ukraine through one of the most difficult chapters in its history, with courage, resilience, and determination.
Albania stands firmly with President Zelenskyy, the Government of Ukraine, and the Ukrainian people in their fight for freedom, sovereignty, and a just and lasting peace🇦🇱❤️🇺🇦 -
Edi Rama
@ediramaal
Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin ata që vënë kujën e që kërkojnë edhe hesap pse nuk reagon ky e ai!
Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë.
Mjafton të shikosh reaguesit e rastit nga Tirana, se si gjejnë një kalë të ngordhur për të marrë poza luftëtarësh në front dhe e kupton menjëherë pse kategoria e tyre meriton vetëm keqardhjen e radhës, ndërkohë që po deshe të mbash ijet me dorë duhet edhe të gjesh kohë t’i lexosh🤣 -
Edi Rama reposted
ye
@kanyewest
Thank you Edi Rama and to all of Albania for building a stadium and welcoming me into your beautiful country
-
Edi Rama
@ediramaal
It was saddening to learn of the passing of His Highness the Father Amir, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani.
A visionary statesman and a historic leader, he devoted his life to the advancement of Qatar and laid the foundations for one of the most extraordinary national transformations of our time.
Thanks to his vision and inspiration, carried forward by the outstanding leadership of his son and successor, Qatar has become a source of inspiration far beyond its region: a nation capable of embracing immense transformation while preserving an admirable pride in its identity, its heritage, and its rich cultural character.
Albania and Qatar share a bond of friendship, mutual respect, and growing cooperation that we deeply cherish. We have always regarded Qatar’s transformation and its exceptional commitment to culture, education, dialogue, and the preservation of heritage, with profound admiration.
On behalf of the people of Albania and in my own name, I extend my deepest condolences to His Highness the Amir, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani; to the entire Al Thani family; to my dear friend and brother, His Excellency Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, Prime Minister and Minister of Foreign Affairs; and to the brotherly people of the State of Qatar.
May the soul of His Highness the Father Amir rest in eternal peace, and may his vision and legacy continue to inspire Qatar and generations to come🙏 -
Edi Rama
@ediramaal
Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital mbi sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit. Artikulli i @TiranaExaminer shpjegon se si një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik kundër vendit dhe familjeve që jetonë me turizmin.
The Tirana Examiner
@TiranaExaminer
Albania’s peak tourism season saw coordinated negative review campaigns targeting dozens of hospitality businesses on Google platforms (July 6–10).
Ratings for some major properties dropped sharply before Google verified anomalies and began restorations within days, according to reports.
The incident highlights vulnerabilities in online reputation systems for tourism-dependent economies, especially during high season when most annual revenue is generated.
Full analysis from Bekim Besimi:
tiranaexaminer.com/albanias-new-front-in-economic-conflict/
@DelinaIbrahimaj @ediramaal @EUinAlbania @USEmbassyTirana
#albania #tourism #digitaleconomy -
Edi Rama reposted
Delina Ibrahimaj 🇦🇱
@DelinaIbrahimaj
An important interview with @TiranaExaminer on the key questions facing Albania’s economy.Dirty money, the strong lek, construction and growth—I address them with facts, not myths. Read the full interview:
tiranaexaminer.com/minister-delina-ibrahimaj-on-the-lek-t…
#albania #economy #transparency -
Edi Rama reposted
albatros rexhaj
@albatrosrexhaj
Albania does not run on drug money, and its prosecutors never behaved as if it did. The dependency myth survives anyway, because it has customers, and some of them are hostile.
READ: The Phantom Pillar in Tirana Examiner
tiranaexaminer.com/the-phantom-pillar/
@DelinaIbrahimaj @EUinAlbania @USEmbassyTirana @UKinAlbania @HoxhaFer @JuxhinCelaEU @petrit_malaj -
Edi Rama
@ediramaal
Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre!
Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit🦩❤️ -
Edi Rama
@ediramaal
Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik🤡🤡🤡
-
Edi Rama
@ediramaal
Great to welcome the new ambassador of brotherly Turkiye🇦🇱❤️🇹🇷
Türkiye in Albania
@TC_TiranBE
Arnavutluk Başbakanı Sayın Edi Rama (@ediramaal), nezaket ziyareti çerçevesinde Büyükelçi Sayın B. Ceyhun Erciyes’i kabul etmiştir. Görüşmede iki ülke arasındaki ilişkilerin ulaşmış olduğu seviyeden duyulan memnuniyet vurgulanmış ve başta ekonomik alanda olmak üzere ilişkilerin daha da ileri götürülmesi yönündeki ortak irade dile getirilmiştir. Büyükelçi Erciyes, NATO Zirvesi vesilesiyle Başbakan Sayın Rama’nın Ankara’yı ziyaret edecek olmasından duyduğu memnuniyeti de ifade etmiştir. 🇹🇷🤝🇦🇱 #türkiyeArnavutluk
Kryeministri i Shqipërisë, SH.T.Z. Edi Rama (@ediramaal), priti në një vizitë kortezie Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Sh.T.Z. B. Ceyhun Erciyes. Gjatë takimit, u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe u vleresua ecuria e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Palët riafirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën ekonomike. Ambasadori Erciyes shprehu gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në Ankara me rastin e Samitit të NATO-s. 🇹🇷🤝🇦🇱
#türkiyeShqipëri
Prime Minister of Albania, Mr. Edi Rama (@ediramaal), received Ambassador Mr. B. Ceyhun Erciyes for a courtesy visit. During the meeting, the satisfaction with the current level of relations between the two countries was emphasized, and the shared will to further advance these relations, particularly in the economic field, was expressed. Ambassador Erciyes also conveyed his pleasure regarding Prime Minister Rama's upcoming visit to Ankara on the occasion of the NATO Summit. 🇹🇷🤝🇦🇱 #türkiyeAlbania -
Edi Rama reposted
Türkiye in Albania
@TC_TiranBE
Arnavutluk Başbakanı Sayın Edi Rama (@ediramaal), nezaket ziyareti çerçevesinde Büyükelçi Sayın B. Ceyhun Erciyes’i kabul etmiştir. Görüşmede iki ülke arasındaki ilişkilerin ulaşmış olduğu seviyeden duyulan memnuniyet vurgulanmış ve başta ekonomik alanda olmak üzere ilişkilerin daha da ileri götürülmesi yönündeki ortak irade dile getirilmiştir. Büyükelçi Erciyes, NATO Zirvesi vesilesiyle Başbakan Sayın Rama’nın Ankara’yı ziyaret edecek olmasından duyduğu memnuniyeti de ifade etmiştir. 🇹🇷🤝🇦🇱 #türkiyeArnavutluk
Kryeministri i Shqipërisë, SH.T.Z. Edi Rama (@ediramaal), priti në një vizitë kortezie Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Sh.T.Z. B. Ceyhun Erciyes. Gjatë takimit, u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe u vleresua ecuria e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Palët riafirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën ekonomike. Ambasadori Erciyes shprehu gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në Ankara me rastin e Samitit të NATO-s. 🇹🇷🤝🇦🇱
#türkiyeShqipëri
Prime Minister of Albania, Mr. Edi Rama (@ediramaal), received Ambassador Mr. B. Ceyhun Erciyes for a courtesy visit. During the meeting, the satisfaction with the current level of relations between the two countries was emphasized, and the shared will to further advance these relations, particularly in the economic field, was expressed. Ambassador Erciyes also conveyed his pleasure regarding Prime Minister Rama's upcoming visit to Ankara on the occasion of the NATO Summit. 🇹🇷🤝🇦🇱 #türkiyeAlbania -
Edi Rama
@ediramaal
Disa tam-tamxhinj me emër që kujtuan se u bë deti kos për lugët e tyre të ndryshkura, u thonë flamingove se rezoluta e djeshme e Parlamentit Europian na qenkej fitorja e tyre e parë!
Në fakt e vërteta është se flamingot fitoren e kanë pasur në xhep pa nisur protesta, pavarësisht se nuk duan ta shohin pasi po shijojnë sfilatën e bukur në bulevard mes sorrave, korbave e llapaqorrave, sepse sa të jemi unë dhe Partia Socialiste mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi në harmoni me natyrën në zonat me ndjeshmëri të veçantë, është prioritet i padiskuteshëm🦩❤️
Sa për “fitoren” e parë janë të keqinformuar nga sorrat dhe korbat, sepse amendamenti i “fitores” u rrëzua, ndërsa amendamenti i miratuar nuk ka asnjë lidhje me Zvërnecin, pra me pejsazhin e mbrojtur Pishë Poro - Nartë, po shprehimisht me zonën e mbrojtur Nartë - Vjosë ku qeveria ndan absolutisht të njëjtin qëndrim me europarlamentarët. Dhe kjo nuk është lojë fjalësh me emra vendesh, po është e vërteta e fakteve që burojnë nga dokumentacioni teknik zyrtar, jo nga kanalet sociale🤷🏻♂️
Ndërsa lidhur me rishikimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, europarlamentarët do të informohen se ai është pjesë e agjendës së negociatave dhe si i tillë do të jetë fillimisht në një proces analitik me Komisionin, ku do të identifikojmë çdo pikë që nuk përputhet me kriteret e standartet e BE-së🇦🇱🤝🇪🇺
Thënë sa më lart, rishikimi i konceptit “fitore” do të ndihmonte sidomos VIP-at e rënë nga vaktet politike dhe ata të fryrët me botokse llajkesh e follouersash, që pas përshirjesh me epsh në nxitjen e histerisë digjitale, të gatiteshin për një zgjim pa dhimbje të papërballueshme zhgënjimi nga fundi i revolucionit imagjinar🤗 -
Edi Rama
@ediramaal
Qenka shpërndarë një video ku dikush më paska kapur mat duke pirë ujë në Basel të Zvicrës me shpenzimet e shtetit..
Në thuajse tre dekada shërbim publik unë kurrë nuk kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit dhe e njëjta gjë vlen edhe për familjen time.
Në 13 vjet në detyrën e kryeministrit unë dhe familja ime kurrë nuk kemi shkuar me pushime jashtë shtetit.
Në Zvicër isha i ftuar privatisht nga ArtBasel, panairi i përvitshëm i galerive më prestigjoze të artit në botë, ku janë prezantuar edhe vepra të miat. Kemi udhëtuar dhe qëndruar një ditë e gjysëm me bashkëshorten, si gjithnjë në këto raste plotësisht me shpenzimet tona.
Por ky është një rast i mirë në kohën e duhur, për të vënë një pikë të qartë mbi “i”:
Rreth njëzetë vite më parë, kur nuk më ishte regjur ende lëkura me baltën e shpifjeve e të akuzave pa hesap, pata vënë kujën publikisht duke thënë që “s’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme”!
Sot, dy dekada më vonë, nuk jam më natyrisht ai 40 vjeçari i pamësuar ende me qenërinë e arenës plot baltë të jetës politike, i cili humbte gjumin nga plagët përvëluese të shpifjeve dhe akuzave kriminale.
Por e them me krenari, se ajo fjali e lëshuar asokohe nga dhimbja e nga ndjenja e turpit përpara njerëzve të mi dhe të gjithë atyre që më kishin besuar drejtimin e Tiranës, qëndron 100% e paprekshme në përmbajtjen e saj edhe sot, përballë të gjithë atyre që më kanë besuar drejtimin e Shqipërisë.
Dhe mos e harroni asnjëherë:
Kush shpif apo akuzon pa prova kundër jush, ose e ka bërë vetë atë për të cilën ju akuzon ose do ta bënte po të ishte në vendin tuaj, prandaj edhe gjelozia apo urrejtja ose të dyja bashkë e bëjnë t’i besojë çdo maskarallëku që nxjerr nga goja.
Kur shoh se si bota ku jetojmë është bërë gjithnjë e më shumë falë rrjeteve sociale, lëndina ku ferrat e pafundme të rrenës shumohen me shpejtësinë e klikimit, ndërsa lulet e së vërtetës mbyten rëndom nga ferrat, më shkon gjithnjë mendja tek Librat e Shenjtë, ku shpifësi shfaqet edhe më i keq se vrasësi. -
Edi Rama
@ediramaal
Protestuesit janë të lirë të protestojnë paqësisht për çfarë të duan, si të duan e deri kur të duan, por pa dashur t’ju bëj moral nuk kam se si mos t’u them:
1. Kjo protestë nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin, sepse i gjithë dokumentacioni i procesit dhe e gjithë qasja e dokumentuar qeverisë, tregojnë qartë që qeveria është në lartësinë e interesit publik e të standarteve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.
2. Kjo protestë po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik, duke ushqyer perceptimin negativ e të pavërtetë të një vendi jomiqësor ndaj mjedisit, jomikpritës për investimet e huaja dhe te pasigurtë për turistët. Anullimet e rezervimeve të hoteleve dhe bllokimet e rrugëve paralajmërojnë një sezon jo pozitiv ekonomikisht, për shumë e shumë familje e njerëz që kanë lidhje direkte apo indirekte me zinxhirin e vlerës së industrisë së turizmit.
3. Kjo protestë që arrin e degradon në një turmë të drejtuar nga mendje të liga dhe duar të këqia drejt rrugës së aeroportit, duke bllokuar natën në rrugë mijëra njerëz në lëvizjen e tyre të lirë, ka brenda saj pikërisht atë të keqen e madhe të ekstremizmit që frymëzon bullizimin online dhe prishjen me pahir të ritmit të jetës së shumicës.
4. Keqardhje për të rejat e të rinjtë e zhgënjyer nga marshimi qorrazi drejt Rinasit me shijen e lirisë e të pavarësisë së tyre dhe në emër të një revolucioni imagjinar, derisa e kuptuan edhe vetë se çfarë budallallëku kishin bërë duke i shkuar mbrapa skuthave të infiltruar nga forcat destruktive, brenda a jashtë, të cilat po bëjnë çmos për ta dëmtuar sa më shumë Shqipërinë. Uroj që të zgjohen sa më parë nga ky jerm dhe të shkëputen një orë e më parë nga mendjet e liga dhe duart e këqia që tanimë e kanë marrë në kontroll protestën.
5. Kjo protestë ka ekzaltuar edhe shumë personazhe me një emër të dëgjuar në mexhelisin e jetës publike. Me mendjet e tyre të cekëta ata i janë bashkuar asaj me mënyra të ndryshme, në bulevard apo në kanalet sociale e mediatike, me idenë se deti u bë kos, qeveria po mbytet, një orë e re erdhi për lugët në brezat e tyre.
Por nëse ka përfitues të vërtetë nga kjo protestë, ata janë vetëm dy:
Qeveria Shqiptare, e cila do të nxjerrë patjetër mësimet që i duhen nga pjesa e çiltër e protestës, duke adresuar si duhet shqetësimet legjitime të asaj pjese dhe Partia Socialiste, e cila kur të shpërndahet mjegulla do t’i zhgënjejë rëndë të gjithë kundërshtarët e saj, duke u shfaqur më e madhe dhe më e fortë në qendër të skenës politike të Shqipërisë🇦🇱😍🌹🦅🇪🇺 -
Edi Rama
@ediramaal
Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parrullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë!
Bashkëngjitur replika ime edhe në emrin e atyre protestuesve që janë akoma aty për të mbrojtur natyrën, jo për ta bërë Shqipërinë shesh për përsheshet e fuqive lloj-lloj, nga mesjetarët iranianë, që e duan të djegur këtë oaz shembullor të tolerancës ndërfetare e të marrëdhënieve të shkëlqyera qoftë me Izraelin, qoftë me vendet arabe apo Turqinë, tek grupime lloj-lloj e media ndërkombëtare bashkë me lloj-lloj individësh nga lloj-lloj vendesh, që dufin me Trumpin po e nxjerrin këto ditë duke i përmbytur rrjetet sociale me lloj-lloj gjysëm të vërtetash, të cilat fryhen e fryhen duke u bërë gënjeshtrat më të mëdha!
Shqipëria është shumë e vogël për të rënë në këtë kurth të madh, nga ku rrezikojmë të kthehemi me këmbët tona në pikën që të mos afrohet më asnjë investitor i huaj, ndërsa turizmi të mbetet shumë mbrapa krahasimisht me konkurentët tanë, duke na dënuar me qëndrimin në kategorinë e dytë për kushedi sa vjet të tjera…
REPLIKA
Oh dear, you people are really shameless!
Thank you anyway for your concern about the intelligence of the Albanian people.
It would be far more convincing if it came from representatives of a regime that does not routinely hammer its own citizens through censorship, intimidation, internet shutdowns, and the suppression of dissent.
As for sovereignty, Albania does not take lessons on sovereignty from a government whose operatives were caught carrying out cyberattacks against Albanian public services and institutions, leading Albania to sever diplomatic relations with Iran.
You quote Albanian protesters chanting in the streets. Good. That is called democracy. In Albania people are free to protest against their government, criticize their Prime Minister, demand justice, and call for elections without fear of imprisonment.
Can the same be said for the people you claim to speak for?
And it is particularly telling that you have suddenly discovered such a profound concern for protesters in Tirana while the blood of tens of thousands of your own people stains the conscience of your regime, while countless others continue to suffer persecution, repression, and imprisonment, and while dozen of millions remain trapped in conditions that belong more to the Middle Ages than to the twenty-first century.
The Albanian people are indeed intelligent enough to distinguish truth from falsehood. That is precisely why they can tell the difference between a democratic argument and propaganda. Your bots, your fake profiles, and your deepfake videos may add to the general digital confusion the venom of your hateful regime, but they will get nowhere, because whatever our differences might be among Albanians, we are all clear and united in the view that any type of regime that keeps its own people in darkness and poverty is the enemy of our way of living, disguised as concern. And yours is the worse, a terrorist state by definition.
Esmaeil Baqaei
@IRIMFA_SPOX
Calm down, Mr. prime minister @ediramaal.
It was YOU, sir, who started this. So...you should 'face the music'!
It would be wiser to show some respect for the intelligence and judgment of your own people, as a nation of rich culture and proud history. They are perceptive enough to distinguish truth from falsehood. If you choose to sell your national sovereignty, that is your decision. You do not owe us an explanation. But when confronted by the outrage and criticism of your own public, please do not use others as a convenient scapegoat to evade accountability. Instead of writing a lengthy pamphlet filled with hackneyed baseless accusations against Iran, take a moment to listen to your own people who are chanting in the streets:
"Jo korrupsionit!"
"Duam drejtësi!"
"Rama ik!" -
Edi Rama
@ediramaal
Oh, really?
So now you suddenly care about the Albanian people?
The same Albanian people whose institutions, public services and digital infrastructure were the target of a cyberterror campaign that aimed to cripple an entire country, and which international investigations have traced back to actors linked to and supported by your regime.
We know those fingerprints all too well.
We know the methods.
We know the threats.
And we know that what has driven your hostility toward Albania has never been Zionism, nor any other convenient slogan of your despicable propaganda.
It is your hostility toward freedom itself.
You cannot forgive Albania for doing what Albanians do: opening their doors to people fleeing persecution.
You cannot forgive Albania for giving shelter to Iranian men and women whom you sought to silence through intimidation, imprisonment and death simply because they dare to think differently, speak differently or dream differently.
But we are Albanians.
We do not abandon people who knock on our door seeking protection from oppression.
We did not do so when Jews fleeing Nazi persecution needed refuge. We became the only country in Europe with more Jews after World War II than before it.
And we will not let down the Iranians who seek safety from intimidation, persecution or assassination. Nor will we yield to your desperate and relentless cyberattacks. After your major assault, we built a resilient, state-of-the-art cyber shield that has made Albania far stronger and far better prepared to confront your desperate cyberattacks that continue with no success.
You are free to use the privileges of open societies to spread your false narratives, your shameless accusations and your brutal threats.
But as we Albanians learned from fifty years of darkness under our atheocratic dictatorship, propaganda can conceal the truth, distort the truth and postpone the truth, but it can never bury the truth not even under the weight of a medieval theocracy like yours.
Your regime can hack networks, imprison critics, censor voices, threaten opponents, bully neighbours and manufacture endless excuses for its failures.
But it cannot escape reality forever.
Regimes built on fear, censorship, repression and the crushing of dissent may endure for a time, but history is merciless toward those who wage war against their own people's freedom and prosperity.
The Iranian people deserve freedom.
They deserve dignity.
They deserve the right to speak without fear.
And Albania will never apologize, never retreat and never be intimidated for standing on the side of those values.
So keep manipulating and deceiving whoever in the colourful West is willing to fall for your falsehoods.
But you will never make Albanians enemies of peoples - whether Jews, Arabs or Americans.
Because what they share, and what you fear, is the very things you have denied your own nation for far too long:
Great hopes, big dreams and the determination to live free, to seek peace and to relentlessly build prosperity🇦🇱🤝🇮🇱🤝🇦🇪🤝🇶🇦🤝🇸🇦🤝🇺🇸 -
Edi Rama
@ediramaal
To @CNN International and to all the endless media outlets, big and small, together with all the well-meaning content producers of Facebook, X, Instagram, TikTok and every other platform that now shapes the global conversation, I would very much wish to pass the following post:
As we speak, today’s protest has drawn roughly 2,000 participants. It is the lowest turnout so far, but even at its peak, participation never exceeded 8,000 people.
So how is it that what much of the world has seen over the past days appears so enormous, so dramatic, so overwhelming?
At some point, when the engineered digital hysteria of these days has passed and emotions have cooled, the democratic world should take a closer look at how the gap between reality and its representation became so vast.
Not merely as a matter of this particular case, but as a symptom of something much larger.
How could a tiny country become global news for reasons so disconnected from the reality on the ground?
How could a local protest involving a few thousand people be transformed into an international spectacle?
How could assumptions become facts, narratives become verdicts, and speculation become accepted truth before the basic facts were even established?
And perhaps most importantly, what does it say about our information ecosystem when perception can travel around the world faster than reality itself?
Because the reality is that there is no project yet.
There is no building permit yet.
There is no construction yet.
There is not even a final design yet.
There is only a vision and a plan: to transform Albania into the most attractive high-end tourism destination in this part of the world, while creating a net positive environmental development that, according to the current vision, would ultimately result in approximately 25% more trees and green space than exists today, alongside measurable improvements across multiple biodiversity indicators.
The ambition is not merely to build.
The ambition is to demonstrate that development and environmental enhancement can go hand in hand.
That is precisely why some of the world’s leading experts in ecology, biodiversity, landscape architecture, environmental engineering and sustainable tourism are working on these concepts and parameters.
Whether they succeed or fail is a matter for future assessment, science, public scrutiny and transparent debate.
But presenting as an environmental catastrophe something that does not yet exist, has not yet been designed, has not yet been permitted, and whose stated objective is in fact to produce positive environmental outcomes, is not a serious contribution to public discussion.
And yet, from this simple reality emerged a hurricane of digital hysteria, apocalyptic headlines, manufactured outrage and sweeping conclusions presented as established facts.
Along the way came deepfakes, manipulated images, fabricated claims, coordinated amplification, anonymous networks and online behaviour that bears many of the characteristics of the hybrid information warfare that increasingly shapes public debate across democratic societies.
Even more remarkably, social media platforms recorded an explosion in activity around this topic, with Albanian-language engagement increasing several-fold within just a few days. A significant part of this sudden surge appears to have been driven not by an organic expansion of public participation, but by the rapid proliferation of newly created profiles, anonymous accounts and pages with little or no identifiable history, raising legitimate questions about artificial amplification and the manufacturing of digital momentum.
Edi Rama
@ediramaal
But perhaps the most revealing detail is also the simplest one.
A remarkable number of reports do not even distinguish between an island and a private piece of land on the mainland.
The protest itself concerns the latter.
Not the former.
In fact, there is currently no significant public controversy in Albania regarding the island itself.
Yet countless articles, posts and commentaries merge the two into a single narrative, creating confusion where precision should exist and emotion where facts should prevail.
Disagreement is legitimate.
Criticism is legitimate.
Questions are legitimate.
Environmental concerns are legitimate.
Public scrutiny is legitimate.
What is not legitimate is replacing facts with assumptions, assumptions with certainties and certainties with collective outrage.
What is not legitimate is treating allegations as facts, speculation as evidence and fears as conclusions.
And when highly respected media outlets stop making basic distinctions, when they no longer separate what exists from what does not, what is proposed from what is approved, what is being debated from what is merely imagined, they do not simply misinform.
They contribute to the erosion of reality itself.
And that should concern every democracy.
Because this is how trust in institutions is gradually destroyed.
This is how trust in mainstream politics is corroded.
This is how the ground is prepared for demagogues, charlatans and professional merchants of outrage.
This is how calls for the destruction of political opponents become normalised.
This is how cries of “traitors”, “enemies of the people” and even demands for death and vengeance become amplified and legitimised.
This is how the old ghosts of fanaticism return wearing new digital clothes.
This is how fascism reinvents itself for the age of algorithms.
Albania will survive this.
We will continue our journey.
We will continue transforming our country into a shining destination for high-end tourism, a stronger democracy and a proud member of the European family.
But this story should matter far beyond Albania.
Because others may see in it a glimpse of what is coming.
We live in a time when democratic societies are investing billions to shield themselves from long-range missiles, drones and external threats.
And that is wise.
But shielding our countries from missiles will mean very little if we fail to shield the souls of our countries and the minds of our young people from the industrial-scale manipulation, hatred and lies that arrive every day from a distance far shorter than any missile can travel:
The distance between a smartphone screen and a human mind.
Because if we lose that battle, we may eventually discover that we have protected our land borders while allowing the foundations of our democratic societies to collapse from within.
And then there may be very little left worth protecting at all. -
Edi Rama
@ediramaal
Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli!
Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër🇦🇱
Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj🙏 -
Edi Rama
@ediramaal
Të anulloj projektin? Për këtë i thirrët në protestë njerëzit e mirë që ju erdhën pas edhe sot?
Dakord jam, ma sillni projektin dhe e anullojmë! Po si i bëhet që ju s’keni çfarë sillni sepse nuk ka projekt?
E dini pse nuk ka projekt?
Sepse projekti po punohet nga pesë studio ndër më prestigjozet në botë! Klikoni Kengo Kuma (Japoni) Bjarke Ingels (Danimarkë) Jean Nouvel (Francë) Emre Arolat (Turqi) K-Studio (Greqi) dhe njihuni me autorët e projektit arkitektonik.
Së shpejti, kur projekti të jetë gati, patjetër do ta prezantojmë publikisht, siç bëjmë gjithnjë me projektet e mëdha të arkitektëve ndërkombëtarë, aq më tepër për një investim historik si ky.
Kështu që më vjen keq, po s’kemi projekt për të anulluar.
Po me “Izraelin që ka marrë Zvërnecin për ta bërë geto palestineze”, akoma do vazhdoni?
Pra do t’i keqpërdorni akoma ndjenjat e qytetarëve të mirë, pa dallim feje e ideje, që e duan megjithë zemër Shqipërinë dhe natyrën e saj? Ata dalin në rrugë për këtë ndjenjë të prekur nga manipulimet tuaja për gjoja shkatërrimin e natyrës, po kurrësesi jo për të fyer kujtimin legjendar të gjyshërve tanë muslimanë e të krishterë, që i dhanë Shqipërisë vendin e nderit në Luftën e Dytë Botërore, duke i mbrojtur hebrenjtë me jetën e tyre!
Ata duhet ta dinë të vërtetën e bukur, se bashkëinvestitorët e sipërmarrjes më të madhe turistike në Mesdheun e sotëm të Europës, atje në Zvërnec, janë miq të çmuar amerikanë të Shqipërisë dhe miq nga Katari, këta të fundit bashkëpronarët e konglomeratit gjigand Power Holding - pra nga një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Izraelin, por që ndryshe nga shejtanët trushpëlarë e brutalë që duan të mbrojnë Zvërnecin nga pushtimi i Izraelit, ata janë muslimanë vizionarë e të përulur ndaj Allahut e ndaj punës! Klikoni powerholding.com që ta shikoni se çfarë dëmi po i bëni Shqipërisë, duke u treguar mosmikpritës ndaj një investimi 4 miliardë Euro, i cili do të realizohet prej kompanisë “Assets”, pjesë e Power Holding! Klikoni, klikoni.
Po mirë, si do ta mbani gjallë me të njëjtat gënjeshtra këtë luftën tuaj të stisur me shpifje dhe me manipulime apo mendoni se ata mes jush, që më kanë besuar e votuar mua, do ju besojnë e ndjekin qorrazi deri kur ju të realizoni planin për të cilin jeni paguar, trainuar, orkestruar, madje jo nga një usta, po nga ustallarë të ndryshëm, të cilëve nuk u dhimbset natyra e Zvërnecit, po e duan Shqipërinë tokë të djegur për investimet e mëdha që dallojnë Ligën e Kampionëve me kategoritë e dyta e të treta të destinacioneve turistike?! Madje më keq, e duan në gjunj siç ishin mësuar deri dje, jo në këmbë e me kokën lart siç është, e lëre pastaj me kurorën e princeshës së turizmit mesdhetar…
Do shohim, e vërteta vonon po nuk harron dhe gënjeshtrat tuaja kanë nisur që sot t’i nxjerrin këmbët e shkurtëra. -
Edi Rama
@ediramaal
My dear @atsipras
I hope you are in great shape.
Sorry to bother, but I wanted to share my amazement at how quickly even your new party has contributed to transforming a completely isolated incident into a matter of broader political significance, dismissing established facts while emphasizing half-truths, which are often the most misleading form of falsehood - especially when infused with nationalist flavour, I must say!
The unfortunate and regrettable incident in Zvërnec did not occur during a normal protest for property rights. It took place in a context of heightened tension fueled by extensive misinformation, accompanied by repeated attempts to obstruct the lawful activities of highly reputable international private investors, operating on privately owned land that they acquired from legitimate owners holding valid property titles, in full compliance with Albanian law.
Any injury to any individual, Albanian, Greek or otherwise, is regrettable. The circumstances were clarified swiftly, leading to the arrest of the private security personnel responsible, the revocation of their company’s operating licence, and the dismissal of the Vlora police director.
What more would you expect, Alexis, and what additional measures would you have taken as Prime Minister under these circumstances? My recollection suggests that, had our positions been reversed, your response would likely have been far less decisive. But that is not the point.
The point is that it is neither fair nor responsible to transform an isolated incident into evidence of a violation of minority rights, property rights, or the rule of law. On the contrary, doing so is unfair, irresponsible, and contrary to the European values that we both claim to share. No upcoming electoral campaign can justify such behavior, especially from a new party aspiring to represent the European left of the twenty-first century.
Albania's commitment to the rule of law, to the protection of property, and to the rights of national minorities is not a matter of political convenience. It is a constitutional obligation, a European commitment, and a reality reflected in our legislation and institutions.
As I have emphasized on previous occasions, including when responding to your concerns regarding Albania’s European path in matters involving ethnic Greeks, I fully agree that respect for the rule of law is essential. Precisely for that reason, however, facts must be established by competent institutions and courts, not by political declarations issued from another country and shaped by domestic political considerations.
The Greek National Minority in Albania is a treasure that I value enormously. It enjoys rights and protections that are neither more nor less than those enjoyed by all Albanian citizens and I work daily to strengthen them, thanks also to the close cooperation with the Greek government.
That is why I trust you will agree that good-neighborly relations are best served by facts rather than assumptions, and by respect for the rule of law and the institutions of neighboring countries rather than political speculation.
Wishing you success in the upcoming elections, I sincerely hope that your new party will demonstrate that new political movements need not fall into the same familiar patterns of public debate, including the temptation to rally followers around the flag through hasty conclusions about neighbors and their sovereign institutions.
After all, Europe needs fewer reflexes from the past and more confidence in facts, institutions, and good-neighborly relations.
All the best my old friend🇦🇱❤️🇪🇺❤️🇬🇷 -
Edi Rama
@ediramaal
Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.
Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës.
Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura.
*Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht.
www.facebook.com/share/p/1E48sRWD8p/ -
Edi Rama
@ediramaal
Dear @RSF_inter
I am heading to Brussels where today Albania will make another important step on its path towards membership in the European Union. An essential part of that journey is, of course, both the progress achieved and the work still to be done regarding the media environment. And we will do it in full cooperation with the EU.
But since I have not heard from you after sharing the rather revealing report generated through an AI model developed by an Albanian start-up, I thought it might be useful to send you the findings of a follow-up analysis from the same source, this time with an expanded monitoring period of 120 days, covering 106,962 articles across 47 monitored media outlets.
I hope you will be pleased to learn that, regarding the familiar thesis of a “captured media” environment, the larger the sample becomes, the weaker that thesis appears to be.
Just imagine: the empirical indicators place Albania 33 percentage points below the threshold associated with structurally captured media systems.
Incredible, isn’t it?
But true.
The opposition’s Share of Voice reaches 68.2%, while government visibility stands at 31.8%. More remarkably, even within media outlets commonly labelled as pro-government, opposition visibility remains higher than government visibility itself.
Moreover, criticism of the government outweighs positive coverage by nearly five to one.
Hardly the profile of a country where criticism is silenced, opposition voices are marginalized, or media pluralism is merely decorative.
Again, in a genuinely “captured” media environment, none of this would exist.
Not a landscape where opposition visibility dominates even in supposedly pro-government outlets.
Not criticism outweighing positive government coverage by almost five times.
Not opposition voices consistently prevailing across critical, balanced, and pro-government media categories alike.
And again, these are not perceptions.
They are measurable facts, derived from a dataset of more than 106,000 published articles.
The larger the sample becomes, the more difficult it becomes to reconcile these findings with the notion of a media landscape captured by government influence.
I trust you will enjoy the attached report.
I will gladly return with further findings in the future, in the spirit of mutual respect, constructive cooperation, and our shared commitment to that often elusive, yet always worthwhile destination:
The Truth.
Feel free to click below
report.buletin.al -
Edi Rama
@ediramaal
My dear @EddyWax, I fully get that it’s funny to create an Edi vs Eddy storyline, but there’s really no room for it here, because first, I didn’t complain about the other Edi, and second, now that you’ve generously published the full transcript, it is crystal clear that the reduced quote was misleading enough for anyone with a vested ideological interest to run with it.
But truly, no hard feelings at all. One Eddy has to do what he wants, and the other Edi has to endure what he must🤷🏻♂️
Bottom line remains unchanged: what Italy asks from Albania, Italy gets from Albania🇦🇱❤️🇮🇹
www.euractiv.com/news/rapporteur-will-the-socialists-stop… -
Edi Rama
@ediramaal
To all journalists from Italy, and beyond, who are reaching out regarding a misleading quote reported by a media outlet after an interview with the Albanian Foreign Minister: let me reiterate, clearly and hopefully once and for all, that our Protocol with Italy is here to stay, for as long as Italy wants it 🇦🇱❤️🇮🇹
A tutti i giornalisti italiani, e non solo, che mi stanno contattando riguardo a una citazione fuorviante riportata da un organo di stampa dopo un’intervista al Ministro degli Esteri albanese: permettetemi di ribadire, con chiarezza e spero una volta per tutte, che il nostro Protocollo con l’Italia è qui per restare, per tutto il tempo che l’Italia lo vorrà🇦🇱❤️🇮🇹
Ferit Hoxha🇦🇱
@HoxhaFer
A useful clarification:
A journalist in Brussels asked me whether the protocol between Albania and Italy would be renewed after the expiration of the initial five-year period.
I responded by saying: “I am not certain, assuming that Albania will by then be a member state of the European Union and the situation will therefore be different.”
As simple as that. It is not a decision it is just thinking aloud and doing it candidly.
This statement should in no way be interpreted as a change of Albania’s position regarding the protocol.
Unfortunately, in today’s world, noise often travels faster than argument, logic and context.
Isolated phrases are too often transformed into narratives that do not reflect either the substance of the discussion or the actual position of governments. -
Edi Rama
@ediramaal
Hedh budallai i madh një gur në lumë dhe pastaj të vegjëlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë, duke thënë që integriteti i prokurimeve publike në Shqipëri paska shënuar rënie!
Po se si e shënoi këtë rënie, kur në fakt Shqipëria u përfshi për herë të parë në portalin europian të matjes së integritetit të prokurimeve për shtetet e Bashkimit Europian, duke dalë më mirë se sa shumë prej tyre, ndërkohë që më parë kjo matje s’ishte bërë asnjëherë, këtë as i madhi e as të vegjëlit nuk kanë se si e thonë, sepse budallallëku ka kufi vetëm vetveten🤷🏻♂️
Rëndësi ka që duan s’duan ata që s’duan, sot Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku kemi bërë progres të madh dhe jemi ende në ngjitje, sepse me Diellën në prokurimet publike do të arrijmë brenda këtij mandati, një nivel integriteti e shpejtësie që do të na rendisë në nivelin më të lartë europian, falë Inteligjencës Artificiale🇦🇱🦅🇪🇺 -
Edi Rama
@ediramaal
Dear @RSF_inter
As you were thinking of me yesterday, which I truly appreciate, I found myself thinking of you at the start of this day, because of a remarkable AI based source - an Albanian Start Up that can be very helpful to your mission - grounded in simple empirical facts👉 mellow-figolla-74f91c.netlify.app and in English version to make it simplier for you thunderous-ganache-18fd87.netlify.app
Over 4,500 articles analyzed, across 43 media outlets, over 66 days of monitoring.
Opposition voice: 3.57 times higher than government.
Critical sources: 4.67 times more dominant than pro-government ones.
Critical tone: 6.4 times stronger than positive coverage.
More than 15 opposition figures consistently present in headlines.
Opposition mentions: 1,828 versus 925 for the Prime Minister and government combined.
Even individually, opposition leaders outperform, with one alone exceeding the Prime Minister in media mentions.
And in headlines themselves:
368 direct opposition quotes versus 108 government ones, a 3.4 times dominance.
The harshest accusations against both the government and myself circulate freely in around 70 headlines, while there is no evidence whatsoever of any symmetrical level of attacks against anti-government media sources, or even against political opponents. Because there simply isn’t.
And according to the state regulator, AMA, the opposition held 60.12% of TV political airtime in March, while the government itself occupied a far smaller share.
These are not perceptions.
These are measurable facts.
In a truly “captured media” environment, none of this would exist.
No dominance of opposition voices.
No overwhelming prevalence of critical narratives.
No free circulation of extreme accusations.
And certainly no majority political airtime for the opposition.
We take concerns about media ownership and journalists’ working conditions very seriously. These are real issues and they must be addressed. But to completely ignore empirical reality and frame Albania as a country of captured media and journalism under political attacks?
At best, that makes the analysis not only incomplete, but poorer. And as a consequence, the ranking itself biased.
That is all.
P.S. It is for another day to explain my theory of how one can win elections by doing the exact opposite of controlling the media: letting the full flood of anti-government political venom saturate the public square, and in doing so, reveal to the ordinary citizen the worthlessness of those behind it😉 -
Edi Rama
@ediramaal
The renewed missile attacks by the Terrorist State of Iran against the brotherly United Arab Emirates are a reckless, unprovoked, and utterly unjustifiable act of aggression against a sovereign nation and against regional peace itself. The UAE faced again today missile and drone attacks and
we, Albania, condemn in the strongest possible terms this terrorist assault by a regime that continues to export violence, instability, and insecurity beyond its borders.
To target the UAE, a nation that stands for peace, progress, stability, and partnership beyond religions, races, languages, and regions, is not only an attack on one country, but an attack on the very possibility of peace and security in the Gulf and far beyond.
Our full solidarity is with the leadership, people, and defenders of the UAE. Those who seek to terrorize free nations through missiles and intimidation must know that such acts only deepen their isolation and strengthen the resolve of those who stand for sovereignty, security, and global peace.
Iran must be held fully accountable for this dangerous escalation and for the sake first and foremost of its own people, who remain hostages of a regime that governs with the instincts of the Stone Age while dragging an ancient nation deeper into isolation, terror, and self-destruction. -
Edi Rama
@ediramaal
I never said you measure government communication, but now that you mention it, I’m just thinking: isn’t it perhaps a good idea that you should read the reports of those who actually do, and do so professionally and objectively? It may help you, because important contradictions emerge between your assessments and theirs when it comes to the relationship between the government, the media, and the public in a free country like Albania, where, unlike what you once, and more than once, claimed, the Media Information Agency seems to have been a very good idea in the service of freedom of information. That is all.
-
Edi Rama
@ediramaal
Ndersa i gjithe vendi eshte ne pikellim per kete ngjarje dhe drejtesia ben punen e saj me autorin, është detyrë e të gjithëve po veçanërisht e mediave e portaleve, të tregojnë vetëpërmbajtje, ndjeshmëri dhe përgjegjësi.
Publikimi apo shpërndarja e pamjeve të rënda nuk informon, por vetëm shton dhimbjen e atyre që po përballen me një humbje të pakthyeshme dhe e hienizon botën e informacionit.
Respekti për dinjitetin njerëzor dhe dhimbjen e të prekurve drejtëpërdrejt duhet të jetë mbi çdo sensacion apo klikim. Le të tregojmë solidaritet, humanizëm dhe njerzillëk në një ditë tragjike si kjo. -
Edi Rama
@ediramaal
Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital.
-
Edi Rama
@ediramaal
Deri dje e bombarduan dhe përbaltën nga të katër anët, ca nga brenda e ca nga jashtë, duke vënë kujën e duke harxhuar bojë kot, për raportet e tyre të pavarura jo vetëm nga qeveria, po edhe nga faktet… Por ja që e vërteta qenkesh ndryshe, shumë ndryshe, sepse kjo Agjencia për Media dhe Informim e qeverisë, e pagëzuar në lindjen e saj me bombat e me baltën e pushtetit të katërt, luaka një rol krejt tjetër, e na qenka në shërbim cilësor të mediave dhe të publikut natyrisht.
Dhe këtë nuk po e them më unë. Nuk e thotë as qeveria e një vendi që targetohet rëndom dhe jo rrallë fare kuturu, për lirinë e shtypit. Këtë e thotë raporti i SIGMA-OECD, një ndër ato burime institucionale ndërkombëtare, reputacioni i fortë i të cilave është krijuar mbi respektin për faktet, jo mbi perceptimet, mbi analiza profesionale, jo mbi paragjykime arbitrare, mbi vlerësime objektive të të vërtetave, jo mbi amplifikime subjektive të gjysëm të vërtetave!
Urime MIA-s (Media and Information Agency) dhe përgëzime të gjithë skuadrës së saj, për këtë vlerësim të stërmerituar. E vërteta vonon, po nuk harron. -
Edi Rama
@ediramaal
Unsettling to receive news of a gunman’s violent attack at a hotel in Washington, DC during a presidential event with journalists. An assault like this strikes at freedom and our democratic way of life everywhere. I vehemently condemn it. Relieved that the @POTUS and all those present are safe and sound.
-
Edi Rama
@ediramaal
Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet - rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara❤️
-
Edi Rama
@ediramaal
It has been a pleasure to work with Prime Minister Orbán and to witness Albania and Hungary grow closer. I wish my good friend Viktor all the very best in this new chapter of his life.
At the same time, I warmly congratulate Peter Magyar on his truly impressive victory. I wish the newly elected Prime Minister of Hungary every success in his great endeavour to open a new chapter for his country and look forward to working together to bring our two countries even closer🇦🇱🤝🇭🇺 -
Edi Rama reposted
Ferit Hoxha🇦🇱
@HoxhaFer
📢 NJOFTIM -- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të hapë së shpejti një #thirrje publike për të ndërtuar një #rezervë të strukturuar profesionistësh që do të ftohen të kontribuojnë në politikën e jashtme 🇦🇱
🧵 1/ Çfarë është kjo nismë?
➡️ Një mekanizëm fleksibël që përfshin #ekspertë të certifikuar
➡️ Angazhim sipas nevojave konkrete të shërbimit të jashtëm
➡️ Plotëson dhe forcon #diplomacinë tradicionale
2/ Pse po krijohet?
🌍 Sepse bota është gjithnjë e më dinamike dhe komplekse
⚡ Kërkohet reagim i shpejtë dhe ekspertizë e specializuar
🎯 Diplomacia moderne kërkon fleksibilitet dhe inovacion
🇪🇺Projekti ynë madhor - #integrimievropian kërkon - energji, talent e përkushtim të shtuar.
3/ Kush mund të bëhet pjesë?
👩🎓👨💼 Profesionistë shqiptarë nga vendi dhe bota, në fusha si:
✔️ Marrëdhënie ndërkombëtare
✔️ E drejta
✔️ Ekonomia
✔️ Siguria
✔️ Komunikimi publik
✔️ Diplomacia digjitale
4/ Si funksionon?
📝 Përzgjedhje mbi bazë meritokracie
🔍 Verifikim dhe certifikim profesional
⏳ Angazhim për periudha të caktuara sipas nevojës
5/ Çfarë synon?
🇦🇱 Forcimin e kapaciteteve të politikës së jashtme
🤝 Përfaqësim më dinjitoz në arenën ndërkombëtare
🇪🇺 Mbështetje konkrete për antarësimin në BE
💡 Një hap i rëndësishëm drejt një shërbimi të jashtëm modern, të hapur dhe më efektiv.
📌 Detajet së shpejti në: punetejashtme.gov.al
#shqipëria
#diplomacia
#integrimieuropian
#horizon2030 -
Edi Rama
@ediramaal
A great interview by our top-notch Chief Diplomat, Ferit Hoxha🇦🇱🇪🇺
Ferit Hoxha🇦🇱
@HoxhaFer
My first interview.
I was asked some straightforward questions.
I tried to provide simple and honest answers.
tiranaexaminer.com/the-minister-and-the-record/ -
Edi Rama
@ediramaal
We welcome Kosova - EU coordination on the Law on Foreigners. Dismantling parallel structures is hard work. The EU should match that courage and lift punitive measures, move on Kosova's membership application.
A Western Balkans fully inside the EU is not charity. It is Europe's own strategic victory. -
Edi Rama
@ediramaal
Përshëndes deklaratat e ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, me parimet e shprehura në të cilat jemi të gjithë shumë dakord, 100%.
Por duke qenë se që të dyja dolën sot, kur Kuvendi me plot të drejtë refuzoi heqjen e lirisë së një deputeteje në mungesë të plotë të kushteve për ta ndërmarrë një hap të tillë ekstrem dhe, njëkohësisht, duke qenë se Shoqata e Molotovarëve të Tiranës ka filluar të flasë edhe në emër të Gjermanisë, përfitoj nga rasti të theksoj:
• Kjo shumicë qeverisëse e ka mendjen të ndarë dhe busullën të palëvizshme: Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian🇦🇱🦅🇪🇺
• Reforma në Drejtësi nuk kthehet mbrapa, pavarësia e gjyqësorit nuk preket dhe mbështetja për SPAK-un mbetet e palëkundur.
• Lufta reale kundër korrupsionit vazhdon, më këmbëngulëse se kurrë, siç e tregon qartë edhe pasqyra objektive e përditësuar e Komisionit Europian.
• Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë, i patrazuar as nga pengimi as nga yshtja e SPAK-ut, prej faktorësh jashtë kufijve të pushtetit të pavarur gjyqësor.
• Shumica qeverisëse, bëri sot pa asnjë diskutim atë që do të bënte çdo parlament demokratik i Europës, ku kalimi i kërkesave të prokurorisë jo për arrestin pa gjyq të një deputeti si kjo kërkesa e sotme, po për të filluar apo jo hetimet, nuk është askund si kalimi pa asnjë lloj kontrolli i kufijve në zonën Shengen. Ai është një proces serioz, i bazuar në norma kushtetuese e ligjore, të cilat nuk janë as karta bianka, as dyer të mbyllura për prokurorinë.
Sot ne i kemi respektuar plotësisht ato norma dhe kush pretendon të kundërtën, ka të drejtën e vet të padiskutueshme, po s’ka argumenta të mjaftueshëm për ta fituar debatin mbi ekzistencën ose jo të kufirit mes pushteteve të pavarur kushtetues, të cilin parlamenti i Shqipërisë e mbylli sot duke treguar se dinjiteti i parlamentarëve nuk është material për eksperimente socio-politike, të cilat e bëjnë kurën më të rrezikshme se sa sëmundja që duhet të luftojë!
Ecim përpara, Shqipëria nuk ka plan B🇦🇱❤️🇪🇺 -
Edi Rama
@ediramaal
Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut!
Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un vetëm falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht nga impakti i mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot!
Falë asaj mbylljeje sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar! -
Edi Rama
@ediramaal
Albania condemns in the strongest terms the Iranian regime’s ballistic missile attack against Türkiye. The fact that this is the second such attack in recent days is deeply alarming and further underscores the aggressive and destabilizing nature of these actions.
Türkiye is a brotherly country, a strategic partner of Albania, and a valued NATO Ally. Attempts by the Iranian regime to project tensions and instability by continued attacks against its neighbors are extremely dangerous. Such actions risk further escalating the situation and pose a serious threat to regional and international security.
Albania applauds NATO’s swift response in defending the Alliance’s territory, airspace, and citizens. Albania stands firmly shoulder to shoulder with Türkiye and with all Allies in safeguarding the security and unity of our Alliance🇦🇱❤️🇹🇷 -
Edi Rama
@ediramaal
Sot në 10.00 do të jemi LIVE në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut.
-
Edi Rama
@ediramaal
The attack launched against the territory of Azerbaijan, targeting civilian infrastructure in the Nakhchivan region and injuring civilians, is yet another grave and unacceptable act of aggression by the Khomeinist Republic of Iran against neighboring countries whose only “sin” they have in common, is to shine on the world stage through development, prosperity, and openness, making the lives of their people better every day and making Iran appear even darker and blinder under its satanic regime.
Azerbaijan is a valued friend and ally of Albania, a nation that has risen high since regaining its independence from the Soviet Union. Its national pride, resilience, and commitment to development, combined with its readiness for moderation and its open arms for cooperation with all, have earned it the respect of many around the world.
The Azerbaijani people, like the people of other countries senselessly targeted in recent days, deserve only respect, security and freedom from intimidation. Every attempt by the evil regime in Tehran to terrorize civilian populations or destabilize peaceful neighboring countries in order to provoke them against the United States and Israel’s fully justified response to the Khomeinist Republic must not only be condemned with the utmost clarity, but must also serve as yet another reason to fully isolate that regime in every possible way from every possible part of the world.
When the civilian infrastructure of other countries is targeted and sovereign borders are violated, the line between aggression and terrorism disappears. This is why the time has come for all states and institutions that believe in stability, the rule based international order, and peaceful coexistence not merely to distance themselves from a regime that repeatedly exports violence and intimidation beyond its borders, but to agree on what it truly is, a Terrorist State.
We stand firmly with Azerbaijan, with its strong leadership and its proud people.
The path forward must be clear. Aggression must be isolated and aggressors must be unequivocally condemned. Those who choose the path of violence must face the growing unity of those who choose peace🇦🇱❤️🇦🇿 -
Edi Rama
@ediramaal
Saudi Arabia and Qatar, two radiant jewels in the shining crown of a new Middle East defined by hope, breathtaking development, and bold regional cooperation, have once again shown what responsible leadership looks like in the face of reckless aggression. The missiles were intercepted, the threat neutralized, and the message unmistakable: those who gamble on chaos will be met with strength and precision.
When critical infrastructure and civilian areas are targeted, this is never a “local incident.” It is an attack on stability itself, on prosperity, on the shared vision of a Gulf that has chosen progress over provocation and partnership over paranoia.
Their ability to bring down the missiles reflects not only advanced defense capabilities and seamless coordination, but also strategic clarity and unwavering resolve. Yet beyond technology and tactics, the true power lies in unity: in Gulf nations standing shoulder to shoulder against those who mistake disruption for influence🇸🇦❤️🇦🇱❤️🇶🇦
Full and unwavering solidarity as well with Kuwait and Bahrain. In the Gulf, security is indivisible. The safety of one is the strength of all🇰🇼❤️🇦🇱❤️🇧🇭 -
Edi Rama
@ediramaal
Sapo dola nga rezidenca e artistëve në ish-shtëpinë e diktatorit, ku prej kohësh tanimë fondacioni prestigjoz Art Explora mikpret të rinj të talentuar nga Shqipëria, Kosova e mbarë bota, të cilët i gjeta të traumatizuar nga çmenduria e barbarisë së mbrëmshme.
Një sulm i verbër i një grushti të verbërish të paguar për të frikësuar qytetin dhe njollosur Shqipërinë, nën udhëheqjen e një ligësire kriminale tetëdhjetë e kusur vjeçare, që mban nga pas ca hunj gardhi me status deputeti, e që vjen vërdallë si i marri i lagjes nëpër Tiranë, ndërkohë që s’ia var më thuajse askush!
Gjykatësit që i lirojnë këta zjarrvënës të rrezikshëm, sa herë arrestohen nga policia janë bashkëpërgjegjës për këto vandalizma të pandodhura askund në Europë me bekimin e nën hyqmin e një partie parlamentare, në selinë e të cilës nuk flitet për ide e programe, po bëhen vetëm plane dhune dhe bomba artizanale!
Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës të Shqipërisë dhe turp për qeverisjen e gjyqësorit që rri e vështron sikur Shqipëria nuk është edhe atdheu i saj! -
Edi Rama
@ediramaal
The blind and desperate attacks of the Khomeinist Republic against the United Arab Emirates are not merely an assault on a sovereign nation. They are an assault on stability, prosperity, and on the very idea that the Middle East can be defined by peace and cooperation rather than by war and chaos.
Targeting a peaceful oasis like Dubai with missiles of hate and destruction reveals once again the true nature of the medieval regime in Tehran. This is the reflex of a system doomed to fail, one that exports violence and uses terror as a weapon against peace-seeking neighbours to scare not just them, but first and foremost its own freedom seeking people.
The United Arab Emirates has become a global symbol of peace promotion, openness to dialogue, economic dynamism, interfaith coexistence, and cultural vitality. It represents a model of what a modern Middle East can look like: confident, connected, forward-looking, and simply beautiful. To strike at it blindly is to strike at the very possibility of a region that has chosen development over destruction, cooperation over confrontation, peace over war.
Albania stands in full and unwavering solidarity with the leadership and the people of the United Arab Emirates. Security in the Gulf is not a local concern; it is a global imperative. Any attempt to destabilize it threatens not only energy routes, trade corridors, and the fragile architecture of regional peace, but the broader equilibrium of international security.
The international community must speak with clarity and unity: state-sponsored aggression, missile attacks against civilian environments, and deliberate destabilization by a regime that kills its own people on a massive scale cannot leave any place for the Khomeinist Republic in the community of nations, regardless of differences in systems or political views.
The path forward for the region is not written in missiles, but in mutual recognition, economic integration, and responsible leadership. The UAE, under the visionary direction of its great leader, President Mohammed Bin Zayed, has chosen to be a lighthouse of stability and progress for all peace-loving nations. Those who choose darkness and destruction should find themselves isolated by a world that stands for stability, cooperation, and peace 🇦🇱❤️🇦🇪 -
Edi Rama
@ediramaal
Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës🔥
-
Edi Rama
@ediramaal
It’s high time to cut the rope and go straight to the point.
The Islamic Revolutionary Guard Corps is a terrorist organization and it must be treated as such. Not only through sanctions against the Khomeinist Republic, but by officially calling it by its true name and listing it among terrorist organizations, as the United States and Canada have already done.
Not only because we stand firm with Israel and with the peace-seeking brotherly Arab countries.
Not only because we support the United States in militarily supporting Israel today under the leadership of President Donald Trump.
Not only because the European Union, through President Ursula von der Leyen, has once again underlined today the murderous nature of the Tehran regime.
But first and foremost, on a day like this, when acts, not just words, are required, in honoring the endless innocent victims of the bloody Islamic Revolutionary Guard Corps.
Albania has faced firsthand the barbaric face of the Tehran regime through its cyber aggressions against our country. For us, this is not abstract geopolitics. It is national security, moral and legal clarity.
Albania will act accordingly. We will call the Revolutionary Guard what it is and list it among terrorist organizations, and we call upon our European friends to do the same.
We fully endorse every decisive effort to prevent once and for all the murderers in Tehran from acquiring nuclear or any other military capacity to harm Israel or any other peace-loving nation in the Middle East.
Terrorism must be named. And once named, it must be stopped. -
Edi Rama
@ediramaal
Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!
-
Edi Rama
@ediramaal
Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!
-
Edi Rama
@ediramaal
Më thonë se qenkan futur në vlim tenxheret politike e mediatike pse unë po udhëtoj me helikopter për Korçë! Në fakt jo vetëm për Korçë, po nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare!
Ata vijnë nga Rinasi në Korçë e pastaj në Vlorë me helikopterin e tyre, ndërsa ne do të përdorim helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit, e në këtë rast i shërben edhe një pune tjetër të mirë njëkohësisht!
Sa për aksin e bllokuar këto ditë, duhet një ligësi e madhe, një dëshpërim i thellë dhe një padije e rëndë, për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri, por që ka zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse!
Në Itali po rrëshqet gjatë këtyre ditëve një masiv gjigand që rrezikon të marrë me vete një qytezë të tërë të banuar, po nuk ka ndonjë kanal a qoftë edhe portal në atë vend - parti politike jo e jo - që ta trajtojë fatkeqësinë natyrore me histerinë e këtushme, ku ky avaz është bërë një traditë e ligë. Ndërsa për fluturimin tim mbi aksin e bllokuar, kam edhe këto dy fjalë:
E para, i kam rënë Shqipërisë rrotull më shumë se tërë kryeministrat e tjerë të marrë së bashku, qysh nga krijimi i shtetit shqiptar dhe e kam prekur këtë vend në çdo qoshe, jo si turist, po si kryeshërbëtori i zgjedhur i shqiptarëve, të cilët i çmoj më shumë se çdo telendar politik a mediatik dhe më njohin më mirë se kushdo prej tyre, prandaj edhe më kanë votuar gjithnjë e më masivisht, duke i shpërfillur rregullisht tenxheret medatike e dallaveret politike!
E dyta, me aks të lirë a me aks të bllokuar, ky fluturim me helikopter ishte planifikuar kohë më parë, pikërisht sepse grupi që vjen do të shohë Korçën, Vlorën e nesër Tiranën në vetëm 24 orë qëndrimi në Shqipëri.
Por fundja çfarëdo të them unë, tenxheret do të thonë atë që kanë për të thënë dhe në fund fare, karvani do ecë përpara, qentë do vazhdojnë të lehin, veprat do jenë të vetmet që do të mbeten.
*për qartësi, bashkëlidhur është rrëshqitja aktuale në Itali, se gati janë ta transferojnë në Shqipëri🤮 -
Edi Rama
@ediramaal
Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
-
Edi Rama
@ediramaal
A e dini se gjykatat kanë dhënë deri më tani 92 raste në favor të llumit të pastruar nga vetingu, duke u dhënë një trajtim financiar prej rreth 12 milionë Eurosh nga buxheti i shtetit - pra duke i trajtuar jo si fajtorë, po si viktima që duhen dëmshpërblyer?!
Akoma më keq, këto vendime gjykatash janë dhënë me urdhër ekzekutimi pa marrë vendimi formë të prerë (në Gjykatën Administrative të Apelit), duke e detyruar ISSH-në që nga fondi i pensioneve të kryejë pagesat për shkak të vendimit me ekzekutim!
Dhe ndërkohë, radha për të marrë lekë nga taksat vazhdon edhe përtej këtij numrit
92, që do të thotë se ato 12 milionët mund të shkojnë shumë më tepër…
Kjo quhet pavarësi e papërgjegjshme! -
Edi Rama
@ediramaal
Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë - pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves - që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur!
Uroj që drejtësia të bëjë drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkojë pa ngurrim bartësit e këtyre armëve me kapacitet vdekjeprurës!
Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian🇦🇱🦅🇪🇺 -
Edi Rama
@ediramaal
Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?!
Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike! -
Edi Rama
@ediramaal
3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga :
1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër i përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton.
2. Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.
3. E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit.
Një shtesë nga ana ime:
SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen. -
Edi Rama
@ediramaal
Një zëdhënës/e vullnetar/e i/e shoqatës së prokurorëve paska thënë se shoqata e re qenkesh e regjistruar në gjykatë dhe unë paskesha gënjyer, po në fakt unë nuk shkruajta që s’janë regjistruar në gjykatë😅
Unë shkruajta, “janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit” - pra s’pata qëllim ta thumboj, po thjesht të ilustroj moshën fare të njomë të shoqatës. Ndërkohë dihet botërisht se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, po duhet bërë edhe tek tatimet, gjë që ende s’ka ndodhur🤷🏻♂️
Por halli me zëdhënësit vullnetarë është se e kanë zellin më të madh se sa zëdhënësit institucionalë, ndërkohë që informacionin e kanë si rregull gjysmak, çka i bën lajmës të nxituar të gjysëm të vërtetave - të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha🙃 -
Edi Rama
@ediramaal
Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re - ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim - e cila ka deklaruar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve, duke kërkuar “që të mos ulen pagat”!!!
Pra, orvajtja absurde e kategorisë më të privilegjuar të piramidës së pagave të shtetit shqiptar, për t’ia rritur akoma më shumë pagat vetes me gjyq, tani na del si përpjekja e një grupi të diskriminuar nga qeveria, për të ndaluar uljen e pagave!!!
A e kuptoni apo jo se çfarë quhet “ulje pagash” në fillin e çuditshëm të këtij arsyetimi?
Mosngritja e pagave aq sa duan shoqatat e gjyqtarëve!!!
Pra, shqip, një pagë që s’më ngrihet sa ç’dua unë, është një pagë e ulur!!!
Duket totalisht e pabesueshme, po është shumë fatkeqësisht e vërtetë!
Absurditet total pra, sepse jo vetëm s’ka pasur asnjë tentativë, po as nuk i ka shkuar mendja askujt për të ulur pagat e gjyqtarëve! Madje kaq e madhe është vëmendja e qeverisë ndaj pushtetit gjyqësor, sa prej thuajse një viti tanimë po punojmë për të mundësuar ndërtimin e një Poli Drejtësie, si askund në Ballkan, që edhe kushtet e punës së trupës së drejtësisë të jenë njësoj si pagat, më të mirat në rajon!
Por ndërkohë, s’mund të rri dot pa i shtruar një pyetje kësaj shoqatës së re:
Po për shqelmimin e vazhdueshëm si askund në Europë të prezumimit të pafajësisë dhe kthimin e arresteve me burg pa gjyq në një praktikë rutinë, e cila e ka njollosur Shqipërinë botërisht, duke na renditur si dele të zezë në bisht të kontinentit europian dhe kthyer në subjekt publik shqetësimi të Komitetit të Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës, a keni ndonjë gjë për të deklaruar?! -
Edi Rama reposted
Board of Peace
@BoardOfPeace
The Board of Peace welcomes Albania as a founding member of our growing international organization.
-
Edi Rama
@ediramaal
Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj që dalin në rrugë për arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovë dhe thyejnë e djegin, duke plagosur punonjës policie e shkatërruar prona…
Po qysh nga koha e partive famëkëqia të 100 vjetëve më parë në Gjermani e Itali, ka vetëm një parti parlamentare në Europë, që të ketë në programin e aktivitetit të saj si pjesë të pandarë të ekzistencës së vet qysh nga lindja, ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve, deri edhe ndaj godinës së vet, mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror, kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve, që veshin maska apo fshehin fytyrën pas tabelave për të mbaruar punë me hedhjen e molotovëve pa u identifikuar nga kamerat!
Tanimë këto farë protestash me pisllëkun që krijojnë në bulevard, ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon… Degjenerim i pandalshëm dhe dëshpërim i pangushëllueshëm!
Të shkuara punonjësve të policisë që u plagosën e lënduan nga kjo lukuni e verbër🙏 -
Edi Rama
@ediramaal
Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë🇽🇰🤝🇺🇸
Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht👍 -
Edi Rama
@ediramaal
Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre
me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor!
Tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave - ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar!
Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit🙏 -
Edi Rama
@ediramaal
Sot i përcolla Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes.
Së shpejti ky angazhim do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim.
#krenarpërShqipërinë🇦🇱🇺🇸🇪🇺
Bashkëlidhur përkthimi:
Republika e Shqipërisë
Kryeministri
Tiranë, 19 janar 2026
Shkëlqesisë së Tij Z. Donald J. Trump
President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Washington, DC
I nderuar Zoti President,
Po ju shkruaj për të shprehur vlerësimin tim më të thellë për angazhimin tuaj të fortë dhe udhëheqjen vizionare në themelimin e Bordit të Paqes, si edhe për t’ju falënderuar sinqerisht për ftesën që më keni drejtuar personalisht për të qenë pjesë e tij, si edhe për ftesën drejtuar vendit tim, Republikës së Shqipërisë, për të shërbyer si anëtare themeluese.
Në një kohë kur konfliktet dhe përçarja dominojnë shumë shpesh panoramën ndërkombëtare, paqja duhet të formësohet aktivisht e jo të pritet pasivisht a diskutohet pafundësisht nëpër forume politike, teksa përreth globit jetë të pafajshme humbasin kotësisht çdo minutë. Bordi i Paqes shfaqet si mishërimi i kësaj domosdoshmërie urgjente.
Duke trajtuar njëkohësisht pasojat e menjëhershme të konflikteve dhe shkaqet më të thella strukturore që e prodhojnë paqëndrueshmërinë, kjo nismë ka potencialin të shndërrohet në një model vërtetë transformues të ndërtimit të paqes në nivel global.
Duket qartë se për të qenë një organizatë e re ndërkombëtare, Bordi i Paqes nuk është konceptuar si një forum tjetër deklaratash, procedurash dhe përgjegjësish të shtyra në kohë, por si një instrument i përqëndruar dhe qëllimplotë i udhëheqjes dhe përgjegjësisë globale.
Kur filtrohet pafundësisht përmes shtresave të procedurave, paqja shumë shpesh mbërrin tepër vonë; kjo nismë mishëron me plot të drejtë kuptimin se koha, qartësia e mandatit dhe përgjegjësia personale në nivelin më të lartë janë vetë instrumente të paqes.
Prandaj, është njëkohësisht privilegj dhe nder të shpreh gatishmërinë time të plotë për të kontribuar në këtë përpjekje të rëndësishme dhe për t’u bërë tërësisht pjesë e një angazhimi të përbashkët që synon ta përkthejë vizionin në veprim.
Republika e Shqipërisë ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lidhur nga vlera të përbashkëta, respekt i ndërsjellë dhe një përkushtim i përbashkët ndaj lirisë, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare.
Populli shqiptar do ta kujtojë gjithmonë dhe do ta çmojë vazhdimisht rolin parimor dhe vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejt vendosjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë në momente kritike të historisë sonë të përbashkët. Në këtë frymë të qëndrueshme partneriteti, dëshiroj të ritheksoj se Republika e Shqipërisë qëndron me vendosmëri përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të gjitha përpjekjet për promovimin e paqes, sigurisë dhe angazhimit konstruktiv global.
Duke pritur me interes të kontribuoj në suksesin e misionit të Bordit të Paqes, ju lutem pranoni, Zoti President dhe Kryetar i Bordit, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Me respekt,
Edi Rama -
Edi Rama
@ediramaal
It is becoming an unfortunate pattern of this new era of rampant intellectual laziness toward listening to what others actually say to be confronted with statements such as the one attached, which reflect a deeply distorted understanding of my position regarding the Albanian Public Broadcaster.
I invite the authors of this misleading statement to read or listen carefully to my speech and to make a genuine effort to understand the point. My remarks have absolutely nothing to do with “linking the funding or the existence of RTSH to political approval”. Any such interpretation is simply incorrect and misleading.
Protecting information begins with not spreading disinformation.
Protecting information begins with not spreading disinformation. -
Edi Rama
@ediramaal
Dear Pedro @sanchezcastejon
He recibido con profunda tristeza la noticia del trágico accidente ferroviario ocurrido en Adamuz.
En nombre del pueblo de Albania y en el mío propio, quiero expresar mis más sentidas condolencias a las familias de las víctimas y mi solidaridad con el pueblo y el Gobierno de España en este momento de dolor.
Nuestros pensamientos están con quienes han perdido a sus seres queridos y con todos los equipos que trabajan incansablemente en la respuesta a esta tragedia🇪🇸🙏🇦🇱 -
Edi Rama
@ediramaal
Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!
🌪️Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB
❌GËNJESHTËR
🌪️Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO
❌GËNJESHTËR
🌪️Palestinezët do të vijnë në Shqipëri
❌GËNJESHTËR
E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë:
Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.
Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë.
Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani😅 -
Edi Rama
@ediramaal
Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi!
Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh!
Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian; që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë 🇦🇱❤️🇬🇷
U kuptuam? Shpresoj po.
Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit🤷🏻♂️
Kaq. -
Edi Rama
@ediramaal
Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës ia hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz që një zëdhënës-nëse e opinionit publik, me një injorancë të ububushme (nuk flas për etikën apo për shqipshkrimin se pastaj i bie të rritet shumë kërkesa) u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë, e që me erën e pastaj me ujrat e lumenjve bëhen kapica të jashtëzakonshme e zbresin e bllokojnë rregullisht grykërrjedhjet e kanaleve kullues apo ndotin plazhet e detet…
PRA SIPAS TIJ/SAJ HIDHINI PLEHRAT KU TË MUNDENI SE FAJIN E KA INCENERATORI I TR🤮
Normalisht një gazetar nuk urren, nuk shpif, nuk dizinformon, po lexon, informohet dhe informon, por fatkeqësisht lloji i parë shtohet e shtohet (tamam si prurjet e plastikës) në kanalet e informimit, ndërsa lloji i dytë pakësohet dhe publiku përmbytet përditë nga prurjet e urrejtjes, shpifjes e dizinformimit!
Kollaj, të urresh, shpifësh, dizinformosh është kollaj, sepse nuk ka nevojë të lexosh, të mësosh, të kuptosh të vërtetën e të jesh i drejtë dhe i mirëartikuluar, ndërsa e kundërta, uh, e kundërta ka punë e mund të madh🤷🏻♂️ -
Edi Rama
@ediramaal
Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…
*Shkozet -
Edi Rama
@ediramaal
Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë apo qoftë edhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, por hiç, asnjë llaf, s’e kuptojnë që aleanca me shiun të çon në fitore🤷🏻♂️
-
Edi Rama
@ediramaal
🔴 Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…
Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën🙏
Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do t’i marrë😅❤️ -
Edi Rama
@ediramaal
E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar🇦🇱🎄🇽🇰
-
Edi Rama
@ediramaal
🔴 I have just stepped out of the building where the theater of shame of international justice is being performed with Hashim Thaçi, who was taken ostage - without trial or charge - from the Office of the President of the Republic, where he had been placed by the will of the people of Kosovo. Alongside the Kosovo Liberation War, which cannot be desecrated by a farce that began with organ trafficking allegations invented by Putin’s Russian puppets of the Duma in Strasbourg, and continued with all kinds of absurdities and grotesque witnesses brought forth by the international prosecution in The Hague. 👎
I found the commander in good shape, calm and smiling, like every innocent man with a spine of steel, even though this time he is subject to absurd restrictions on basic rights that were not imposed during his previous detention - a shame all its own, to say the least.
We spoke about family, about mutual friends, about Albania and Kosovo, about Aurel Plasari’s Skënderbeu, which I had brought him earlier, about Kissinger’s final book, which I brought him this time, and about two or three other titles from the endless list of his readings in this place which, with a smile, Hashim calls “the institute.” 😊
I no longer know what to say about this screaming injustice at the heart of democratic Europe, carried out with the blessing of European states and the United States, and funded by European and American taxpayers, against a European people who liberated themselves from a national-socialist regime, and who also helped liberate Europe from a black stain of apartheid that sat at its very center for decades. 🙏
May the Republic of Kosovo, the Kosovo Liberation Army, and its prisoners - held without trial for more than five years now, in the middle of the so-called Europe of freedom, democracy, and rule of law be blessed. 🇽🇰❤️🇪🇺 -
Edi Rama
@ediramaal
Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren - me burg ose në shtëpi.
Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur - një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane - gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht.
Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi. -
Edi Rama
@ediramaal
Qenka përgjigjur publikisht edhe BKH-ja ndaj njërit prej një sërë episodesh të mungesës së etikës profesionale të anëtarëve të asaj trupe, të cilin e ceka sot në podkastin FLASIM, duke folur për simptomat shqetësuese të sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re!
Ata kanë cituar ligjin, sipas të cilit mund të mbajnë patllake, kur në fakt unë nuk i kritikova për armëmbajtje pa leje, po për padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me patllake siç e thonë edhe vetë në deklaratë.
Sikur të ishte ky një rast i veçuar, padiskutim që nuk do ta kisha cekur në kuadër të qëndrimit të sotëm mbi simptomat e lartpërmendura, por fatkeqësisht ky ishte më i ëmbli i episodeve që munda të gjej, për trimoshat e BKH-së që shfaqin shpesh boshllëqe shqetësuese etike e profesionale - thënë kjo shumë ëmbëlsisht për këtë pjesë të problematikës së sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re.
Gjithësesi, po e përsëris, ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur të drejtësisë së pavarur nga ujërat e pistë të mendësive të vjetra e të keqkuptimeve të reja, në një proces historik ku duhet të garantojmë suksesin e Reformës në Drejtësi, duke garantuar medoemos pavarësinë dhe cilësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrësesi të lejojmë që kura te bëhet problem më i madh se sëmundja - duke rrezikuar liritë e të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit. -
Edi Rama
@ediramaal
Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.
-
Edi Rama
@ediramaal
“S’ka mundësi”, më shkruajnë disa, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për ta rritur pagën me 1600 Euro mbi aktualen!
Jo vetëm që ka mundësi, po 1600 Euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, se mes rritjekërkuesve janë edhe specialët, pra ata të GJKKO dhe SPAK-ut, të cilët kanë pagat më të larta në republikë, por kërkojnë edhe një rritje prej 3100 Eurosh!
Po, asnjë shaka, detin ku aktualisht marrin 6130 Euro në muaj, tani duan që t’ua kthejë në kos Gjykata Kushtetuese me 3100 Euro plus, e si përfundim të marrin 9230 Euro në muaj.
Si ka mundësi?!
Ka mundësi si jo, kur arrin të ndryshosh edhe qeverinë me një vendim gjykate, duke marrë kompetencat e kryeministrit, Presidentit e parlamentit bashkë, pa pasur marrë një kokërr vote të vetme nga populli tërë jetën tënde, si nuk arrike të marrësh nga arka e shtetit me një vendim tjetër gjykate, mijëra euro për të rritur pagën tënde?!
Kush ka mbetur pa e kuptuar që s’e kam hallin tek një ministër unë, po tek rreziku real i përmbysjes së balancës demokratike mes pushteteve?! -
Edi Rama
@ediramaal
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve paska bërë deklaratë për t’u ankuar për “presionin” tim ndaj Kushtetueses. Dy mundësi ka këtu:
Ose nuk e dinë kuptimin e fjalës presion, sepse nuk i kam parë të ankohen për ca të tjerë, që prej vitesh u këndojnë librin e shtëpisë njerëzve të drejtësisë, ose e dinë që kur ankohen për mua, nuk u hyn gjemb në këmbë, sepse unë jam ai që kam 10 vjet që nuk luftoj me ta, po luftoj për ta - madje duke i përtypur në heshtje, si çështje të pavarësisë reale të shpallur botërisht me Reformën në Drejtësi, edhe jo pak “lajthitje” të dhimbshme të gjyqësorit, në dëm të lirive e të drejtave të njerëzve të këtij vendi dhe të interesave të këtij shteti.
Mirëpo gabon shumë Shoqata e Gjyqtarëve, nëse pret që unë të mbyll gojën e të mos ndaj me publikun opinionin tim, as edhe kur jam vetë palë në një gjyq kushtetues, për shkak se funksioni që mbuloj, me votat e afro 1 milionë shqiptarëve, është goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore.
Jo vetëm kaq, po Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë, që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit.
Heshtja ime herën e parë, përpara se sa të merrej ai vendim befasisht i turpshëm, nuk do të përsëritet këtë herë, kur me (ri)kërkesën në fjalë, shoqata e gjyqtarëve po tenton të marrë nga buxheti i shtetit, duke anashkaluar qeverinë dhe parlamentin, një rritje të re prej plot 1600 Eurosh - po po, 1600 Euro plus pagës aktuale - të pagave të magjistratëve e të këshilltarëve të tyre.
Në ndërkohë, unë dhe qeveria e shumica parlamentare që kam nderin të udhëheq, mirëpresim krahëhapur çdo komunikim institucional me shoqatën në fjalë, për të adresuar nevojat e sfidat e drejtësisë së re, ku parimi i shenjtë i pavarësisë së gjyqësorit, duhet mbrojtur me çdo kusht jo vetëm nga ndërhyrjet e jashtme të kujtdoqoftë, përfshirë dhe mua vetë, po edhe nga krimbi i brendshëm i papërgjegjshmërisë së gjyqtarëve, i cili bren përditë besimin e popullit tek drejtësia. -
Edi Rama
@ediramaal
Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik:
Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve. Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Kështu që pezullimi ne fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit.
Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara. -
Edi Rama
@ediramaal
Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës - për më tepër edhe i shkallës së parë fare - pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie!
Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri!
E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, këtë risi botërore të drejtësisë sonë të re, unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci. Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës.
Le të jemi të qartë:
Qëllimi i lartë i luftës kundër korrupsionit nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar dhe historia e vendeve që kanë kaluar më parë nga kjo rrugë e domosdoshme, na mëson se justifikimi i mjeteve të gabuara për hir të qëllimit madhor, e kthen kurën me mjete të tilla, në një të keqe edhe më të madhe se sa vetë sëmundja që thuhet se këto mjete po kurojnë. Ky mësim nuk duhet harruar kurrësesi. Nga askush. -
Edi Rama
@ediramaal
Quite disappointing to hear the UK Home Secretary, @ShabanaMahmood, cite “around 700 Albanian families” living in taxpayer-funded accommodation after failed asylum claims as justification for resuming family returns.
How can a Labour Home Secretary so poorly echo the rhetoric of the populist far-right - and single out 700 Albanian families, a statistical drop in the ocean of post-Brexit Britain’s challenges - precisely at a moment when the UK and Albania have built one of Europe’s most successful partnerships on illegal migration?
Let me remind the Home Secretary that, thanks to intensive joint work since late 2022, irregular arrivals from Albania to the UK have almost disappeared. Migration control has worked. Meanwhile, mobility and visa restrictions on the UK side remain a Braverman-era relic of failure, harming both the fundamental freedom of movement of people and the British economy itself.
Let us also be clear: Albanians are net contributors to the British economy, and the number of Albanians receiving UK benefits is very low relative to other communities. To single them out again and again is not policy - it is a troubling and indecent exercise in demagoguery.
Albania is, and intends to remain, one of the UK’s most active allies in broader migration control across the Balkans. The UK should be seeking ways to deepen cooperation with Albania on all security issues - from defence to border protection - rather than repeatedly scapegoating Albanians and thereby exposing citizens of an allied nation to increased risks, including from extremist groups that thrive on such narratives.
Official policy should never be driven by ethnic stereotyping. That is the very least humanity expects from the great Great Britain. -
Edi Rama
@ediramaal
We apologize for the insulting way in which a very noble law, fully aligned with EU principles of gender equality and non-discrimination, has been misused to distort public perception, and for the way the EU Ambassador has been exploited for such an ignoble purpose.
Nevertheless, as we say in Albanian, let the dogs bark, the caravan moves on🇦🇱🤝🇪🇺 -
Edi Rama
@ediramaal
Yes, we did! And we will do whatever it takes to finally sit as equals around the EU table. Let’s keep going, fast forward, together🇦🇱💌🇪🇺
-
Edi Rama
@ediramaal
Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo🤷🏻♂️
2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo🤷🏻♂️
3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo🤷🏻♂️
Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë. -
Edi Rama
@ediramaal
🇦🇱A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga objekti për të cilin u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!
Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, e urojnë të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës🇽🇰 -
Edi Rama
@ediramaal
Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim.
Por unë s’jam në asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve - kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë - i kujtoj Lëvizjes se Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës.
Dhe e fundit, unë as nuk jam organizator e as nuk jam folës i protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, të cilën e mbështes megjithë zemër e do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj🇦🇱❤️🇽🇰 -
Edi Rama
@ediramaal
Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe🙏
Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.
Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje e punonjësve të sigurisë nga administrata e gjykatës, duke përjashtuar çdo përfshirje të Policisë së Shtetit - në emër të pavarësisë së gjyqësorit!
Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme!
Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore🙏 -
Edi Rama
@ediramaal
It is truly remarkable how today’s media operates, and how the so-called “virality” can so easily distort reality. A sentence spoken in good humor, in the spirit of friendship, suddenly turns into a worldwide headline of an entire summit among dozens of nations, while all the rest, the real substance, becomes irrelevant.
But yes, it was good fun today to be with my old friend Ilham Aliyev and, in the presence of our dear common friend Emmanuel Macron, to refer to a slip of President Trump that even Albania managed to make peace with Azerbaijan, while Emmanuel himself worked tirelessly, for a long time, to bring peace between Azerbaijan and Armenia.
A lighthearted remark, a friendly moment. Of course, no issue if it spreads, but to twist it into political venom is simply unfair. So let us set the record straight:
The truth is that President Trump has shown himself to be a leader who restored the word ‘peace’ to the vocabulary of the West after many years. And yes, in a remarkably short time, he has achieved peace where others tried but failed and he continues to pursue it tirelessly.
That exchange was nothing more than a moment of good humor among people who are, in fact, among President Trump’s greatest admirers. -
Edi Rama
@ediramaal
📲 Diella pa hapjen e parlamentit sot dhe më tha:
Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!
Si i bëhet, e pyeta
Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon, m’u përgjigj😬 -
Edi Rama
@ediramaal
Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale gjykatësish, të cilët u kanë dalë në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike, në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.
KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.
KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.
Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar - gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik - po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE🇦🇱🖐️🇪🇺 -
Edi Rama
@ediramaal
Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë kur flitet për blerje avionësh dhe nga ana tjetër, zjarret e këtyre ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh!
Dakord, padyshim që mirë do ishte t’i kishim, por…
Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian bashkë me Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?!
Ja një informacion bazuar në referencat e vetë shtypit grek për Greqinë për shembull:
Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës; helikopterë janë pakashumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve.
Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët. -
Edi Rama
@ediramaal
Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij.
Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj🤡 -
Edi Rama
@ediramaal
Shoh që disa shoqata gazetarësh na kanë bërë një thirrje urdhëruese për të ndërhyrë urgjentisht në draftin e Kodit të Ri Penal, çka tregon se ata që duhet të informojnë publikun për procesin e saponisur të diskutimit të këtij drafti nuk e kanë kuptuar akoma (edhe pse u tha shumë qartë nga ministri i drejtësisë) se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave, nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit po ia kanë besuar një grupi ekspertësh të nderuar, nën udhëhehjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipit.
Kështu, hëpërhë qeveria është thjeshtë njëra nga shumë palët në këtë proces dhe e kemi marrë e po e studiojmë draftin, për të ballafaquar më pas qëndrimet tona me ato të grupit të ekspertëve, gjë që ua sugjerojmë edhe shoqatave të alarmuara për lirinë e shtypit, të cilat në këtë fazë, në vend se të alarmohen duhet të ndjehen shumë të lehtësuara e të respektuara, sepse kanë të gjithë kohën e nevojshme për ta studiuar e pastaj ballafaquar draftin e Kodit të Ri Penal me grupin e punës, njësoj siç do të bëjë qeveria e siç duhet të bëjnë të tëra palët e interesuara - sidomos ato brenda sistemit, të cilat në vend se të japin deklarata sa të nxituara aq edhe qesharake për shtyp, bëjnë mirë të ulen me grupin e ekspertëve dhe të ballafaqojnë opinionet e tyre.
Ky është një proces demokratik dhe transparent, ku kush do të kontribuojë për një Kod të Ri Penal për Shqipërinë 2030 në BE i ka rrugët e hapura e të gjithë kohën e nevojshme, ndërsa kush do të bëjë zhurmën e vet mund ta bëjë, se demokracia i ka edhe zhurmuesit e vet, po s’mund të thotë dot që s’na pyeti kush.
Pasi të bëhen të gjitha ballafaqimet e grupit të punës me të gjitha palët e interesuara dhe në pavarësi të plotë nga qeveria, Ministria e Drejtësisë do ta marrë draftin e rishikuar e do ta konsultojë natyrisht edhe me Komisionin Europian, sepse pa vulën e Brukselit drafti nuk shkon dot në parlament!
Kështu që miq të shoqatave të shtypit rrini të qetë se nuk ju vjen dot asnjë e keqe nga Kodi i Ri Penal, në Shqipërinë që po shkon në BE dhe jo në BRSS😍 -
Edi Rama
@ediramaal
Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë e duhur por duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.
Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cënojnë komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit.
*Shembull: Çdo punonjës apo zyrtar i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim (përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë) do të ndiqet penalisht dhe do të përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në një punë në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh👊 -
Edi Rama
@ediramaal
Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pishëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian🇦🇱✋🇪🇺
-
Edi Rama
@ediramaal
Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike☀️
Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh😍
Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi👍 -
Edi Rama
@ediramaal
Ky lloj zaptimi në Lungomaren e bukur të Vlorës, i përket një kategorie të re të quajtur “Pergolatë”, e cila i paraprin kërkesës për legalizim me teorinë skandaloze që toka ka pronar ndërtuesin e pallatit, ndërkohë që jo, toka rreth pallatit ka pronarë të gjithë banorët, njësoj si të gjitha mjediset e përbashkëta!
Halli me këto “pergolatat” vlonjate është se janë shtrirë edhe matanë zonës së paraparë nga projekti për vendosje çadrash e karrigesh për shërbimet dhe si në rastin e shenjuar në foto, janë hapur edhe anash pallateve duke rrëmbyer trotuaret, nën sytë e mbyllur të inspektorëve e të drejtuesve të bashkisë në vite!
Tani thirrja ime për të tërë zaptuesit e trotuareve në Lungomare është: Keni 48 orë
kohë për t’u kthyer qytetarëve dhe turistëve trotuarët e tyre dhe për t’i larguar të gjitha llojet e hekurishteve e të betonarmeve, duke i tërhequr njëkohësisht “pergolatat” në vijën e parashikuar nga projekti i Lungomares!
Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë! -
Edi Rama
@ediramaal
“Miredita kryeminister!
Duke marre shkas nga aksioni qe keni nisur per zaptimin e hapesirave publike nga bizneset, bashkengjitur po ju dergoj nje video te kompleksit ASL ne Tirane, ne krah te spitalit te Neurokirurgjise, njesia nr 3, ku per ne si banore te kompleksit eshte e veshtire levizja per shkak se lokalet e kane shtrire veprimtarine e tyre edhe ne hapesiren e perbashket te pallatit. Video qe do ju dergoj e tregon qarte kete situate”.
Barrikada tipike që duhen shkulur me hir nga vetë ngulësit e tyre, përpara se sa pas shkuljes me pahir, t’u mbetet në dorë edhe fatura e gjobës, bashkë me ndjekjen penale! -
Edi Rama
@ediramaal
Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori - kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike të qytetarëve, krim mjedisor dhe me radhë… Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!
-
Edi Rama
@ediramaal
Nigel, Nigel, Nigel…
From “one criminal in fifty Albanians,” your claim has now spiraled into: “Maybe it’s one in three, maybe one in four, I don’t know…”
Really?! You don’t know?
And this comes after you say you double-checked the numbers?
I already pointed you to The Telegraph’s own data (generously, I might add) choosing your reference, albeit a self-contradictory one. But you seem determined to persevere in error.
So let me help you with further clarity.
According to data from the Albanian Embassy in the UK, an institution that deals with real people, not Brexit soundbites, the number of Albanians in your country is not 53,000, as The Telegraph initially suggests. In fact, in that very same article, it concedes, and I quote, “the analysis has likely underestimated the size of the Albanian population.” It then speculates the figure could be as high as 140,000.
In reality, Mr.@Nigel_Farage guess what? The figure is well over 300,000, man! These are people teaching your children, building your homes, caring for your elderly and your sick. They are not meat for the post-Brexit brainwashing propaganda teeth. They are part of the living, breathing fabric of your society.
Even without controlling for age, gender, or socioeconomic status, your ratios fall apart. Not one in fifty. And certainly not one in three or four. These are not statistics, they are scare tactics dressed up as data.
So let me ask you plainly: why is it so difficult to admit you got it wrong, without dragging through the mud an entire community of great, hardworking people who serve your own motherland with dignity as if it were their own?
Britain is already great and not least because of its diversity, its resilience, and its multicultural strength. A nation in post-traumatic political stress does not need scapegoats. It doesn’t need cheap shots. And it certainly doesn’t need myths in place of facts.
I genuinely hope your upcoming visit to Albania inspires you to fight for ideas, rather than against people — in the spirit of the great liberal tradition your country has long stood for.
I look forward to welcoming you to our beautiful country as my guest of honor. But before you arrive to enjoy real sunshine and genuine hospitality, can we please agree to discuss facts not your post-truth fantasies?
Let’s set the date🇦🇱❤️🇬🇧
Nigel Farage
@Nigel_Farage
I accept Prime Minister @EdiRamaal’s invitation to visit Albania as his guest of honour.
We will discuss the return of Albanian prisoners.This media couldn't be displayed. See it on the original post. -
Edi Rama
@ediramaal
Dear @Nigel_Farage,
My Catholic grandmother, God rest her soul, used to remind me of the Latin proverb: Errare humanum est, sed perseverare diabolicum. That I guess goes something like: To err is human, but to persist in error is diabolical.
So instead of bothering the already busy Home Secretary, perhaps you should let me know when I can welcome you in Tirana, as my guest of honour. Because, dear Nigel, numbers are clearly not your forte and so let’s be clear - YOU LOST.
Your “census” of Albanians in Britain is particularly laughable. You claim there are 53,000. In reality, the number is far higher - multiples of that. But let’s just stick to your own source: The Telegraph, which was the first to trumpet the “one in 50” theory, and later on has admitted:
“The analysis is likely to have underestimated the size of the Albanian population as it does not take into account illegal migrants, including more than 12,000 who arrived via small boats in 2022. Some estimates suggest the true Albanian population may be as high as 140,000 - which would mean fewer than one in 100 are in jail.”
Now, as for the prisoner figure, here’s a more relevant question: how many of them are actually convicted for crimes unrelated to your outdated immigration and visa system?
Yes, numbers can be boring - but they’re also stubborn. And when someone keeps getting them wrong, the real question is: Why persist? Because frankly, being diabolical seems beneath even your usual flair.
Albanians in Britain are not a statistic to be twisted for post-Brexit political theatre honorable Mr.Farage. They are students, academics, builders, drivers, business owners, and partners. And if one in a thousand falls short, that does not turn the multitude into scapegoats for your national confusion.
We’ve stood shoulder to shoulder with the UK government in dramatically reducing illegal migration and cracking down on crime. The real numbers prove it and that’s called cooperation. But “one in 50 Albanians in UK prisons”? That’s not a fact - that’s called post-Brexit delusion.
Looking forward to hosting you in Albania as promised, to share plenty of great sun, warm hospitality and real facts🇦🇱❤️🇬🇧
Nigel Farage
@Nigel_Farage
Dear @EdiRamaal.
There are 53,000 Albanian citizens in the UK & 1,099 are in our prisons. That’s actually 1 in 48.
I will be asking the Home Secretary to organise for all of these prisoners to be sent back to you.
Thank you for your cooperation.
Edi Rama
@ediramaal
www.gbnews.com/politics/nigel-farage-albania-brexit-pm-di…
Ooopsss… Mr.@Nigel_Farage himself has just challenged me on the facts!
What an honor — for a “giant man,” as he described me (meaning, of course, from a “tiny country”) — to earn the attention of Britain’s unrivaled virtuoso of headline politics.
He said — and I quote:
“I tell you what, Mr. Rama, did you know one in 50 Albanians in Britain are in prison? So show some goodwill and take them all back tomorrow, because this is hypocrisy.”
Well, Mr. Farage — let me return the challenge with something unusually boring in your line of work: actual numbers.
That “one in 50 Albanians are in prison” claim? It’s not a fact. It’s bonkers. A classic from the post-truth Brexit playbook: “If it sounds scary, it must be true.”
Guess what? When the numbers are actually run — surprise! — even if we assumed every Albanian currently in prison is guilty (and in fact, many are caught up in an outdated and restrictive visa system), the rate of criminality among Albanians in the UK would be no higher than — and likely lower than — that of the British population itself.
Now, since we both seem to cherish “goodwill” and are clearly allergic to “hypocrisy,” here’s my offer:
Let’s both bring our numbers to the table. If your “one in 50” claim holds water — I will personally commit to taking them all back. That’s not a competing headline — it’s a public pledge.
But if your scary stat turns out to be just tabloid fuel, then no apology needed. No drama. Instead, you’ll come to Albania — as my guest of honor.
You’ll get real sun, real hospitality, and even more real facts — about Albania and its fabulous people. And all I ask in return is the simplest public pledge from you, made while enjoying our country: next time someone badmouths Albanians, you’ll be the first to tell them — in your histrionic way — not to do it again.
So what do you say? One fact-check for a full deportation — or a full vacation, with some of the warmest people you’ll ever meet.
Come on, Nigel. If you lose on a fact check, you’ll still win a whole nation of friends for life.
Looking forward to hearing from you. -
Edi Rama
@ediramaal
www.gbnews.com/politics/nigel-farage-albania-brexit-pm-di…
Ooopsss… Mr.@Nigel_Farage himself has just challenged me on the facts!
What an honor — for a “giant man,” as he described me (meaning, of course, from a “tiny country”) — to earn the attention of Britain’s unrivaled virtuoso of headline politics.
He said — and I quote:
“I tell you what, Mr. Rama, did you know one in 50 Albanians in Britain are in prison? So show some goodwill and take them all back tomorrow, because this is hypocrisy.”
Well, Mr. Farage — let me return the challenge with something unusually boring in your line of work: actual numbers.
That “one in 50 Albanians are in prison” claim? It’s not a fact. It’s bonkers. A classic from the post-truth Brexit playbook: “If it sounds scary, it must be true.”
Guess what? When the numbers are actually run — surprise! — even if we assumed every Albanian currently in prison is guilty (and in fact, many are caught up in an outdated and restrictive visa system), the rate of criminality among Albanians in the UK would be no higher than — and likely lower than — that of the British population itself.
Now, since we both seem to cherish “goodwill” and are clearly allergic to “hypocrisy,” here’s my offer:
Let’s both bring our numbers to the table. If your “one in 50” claim holds water — I will personally commit to taking them all back. That’s not a competing headline — it’s a public pledge.
But if your scary stat turns out to be just tabloid fuel, then no apology needed. No drama. Instead, you’ll come to Albania — as my guest of honor.
You’ll get real sun, real hospitality, and even more real facts — about Albania and its fabulous people. And all I ask in return is the simplest public pledge from you, made while enjoying our country: next time someone badmouths Albanians, you’ll be the first to tell them — in your histrionic way — not to do it again.
So what do you say? One fact-check for a full deportation — or a full vacation, with some of the warmest people you’ll ever meet.
Come on, Nigel. If you lose on a fact check, you’ll still win a whole nation of friends for life.
Looking forward to hearing from you. -
Edi Rama
@ediramaal
This is not just another nuclear state. Nor merely a dictatorship with nuclear ambitions. This is a theocracy—armed with apocalyptic rhetoric, steeped in endless years of branding free nations as “Satanic,” and openly calling for their annihilation. By every measure, it is a singular aberration—unlike any nuclear-armed state, regardless of political system.
As a nation that emerged from the abyss of a brutal atheocratic regime, as a proud member of the free world, and as a strategic partner of the United States, Albania stands firmly behind President Trump’s genuine efforts to prevent the theocratic regime in Tehran from ever acquiring nuclear weapons. -
Edi Rama
@ediramaal
Gjykata e Shkallës Parë Tiranë sot ka hedhur poshtë padinë time për shpifje ndaj Lulit në vitin 2018, për të cilën gjykatëses i janë dashur shtatë vjet që të dalë në konkluzionin se, unë “si paditës s’kam pësuar ndonjë dëm, pasi dhe aktualisht mbaj detyrën e kryeministrit dhe deklarata”, pra shpifja e Lulit “nuk ka ndikuar në perceptimin ndaj meje në publik”!!!
Pra sipas gjykatëses, Luli s’ka shpifur përderisa shpifja e tij s’më ka larguar mua dot nga detyra!!!
Tani që ky arsyetim nuk ka dalë nga ndonjë libër humoristik, po nga një gjykatë dhe që arsyetuesi nuk është autori i “Ushtarit të mirë Shvejk”, po një gjykatëse që paguhet më shumë se sa një pedagoge apo një mjeke nga taksat e shqiptarëve, ky është një fakt për të qarë e aspak për të qeshur - kur mendon pastaj edhe që kjo gjykatëse i përket Unionit që kërkon rritje page 700 Euro nga Gjykata Kushtetuese, qarja bëhet vajtim! Ndërsa po t’i shtosh kësaj ngjarjeje satirike gjyqësore edhe dyshimin për se si mund t’i vejë halli të drejtës së njerëzve për çështje më të rëndësishme në duart e një gjykatëseje të tillë, atëherë të vjen të pyesësh me zë shumë të lartë:
A do zgjohet nga gjumi qeveria e Gjyqësorit, me këshilltarët e inspektorët e lartë dhe qindra punonjësit e administratës së saj të aqmirëpaguar, për t’i kaluar në filtrin e përgjegjësisë së lartë publike bëmat dhe gjëmat me të cilat përballet e drejta e njerëzve të zakonshëm në sallat e gjyqeve?!
Pra të kuptohemi mirë, halli nuk është farë çfarë bëri një gjykatëse me një çështje për shpifje, aq më tepër kur shpifësin në fjalë se marrin më seriozisht as këpucët pa lidhëse që vesh:-)
Këtu halli është si do u vejë halli çështjeve shumë më të rëndësishme të njerëzve të këtij vendi, që varen nga mendja e gjykatëses në fjalë apo të tjerëve si ajo, tipa që e kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12 vjeçari!!! -
Edi Rama
@ediramaal
Interesante!
Për herë të dytë brenda tre viteve, Unioni i Gjyqtarëve kërkon sërish rritjen e pagave në gjykatë!
Një praktikë unikale, e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve – që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës – por që ka ndodhur në Shqipëri, në vitin 2022, kur ky Union kërkoi në Gjykatën Kushtetuese që paga bazë e gjyqtarëve të ekuivalentohej ose me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit të Kryeministrisë ose me një përqindje të pagës së Presidentit, sipas dëshirës së gjyqtarëve.
Dhe Gjykata Kushtetuese e pranoi kërkesën - me një shurdhëri mbresëlënëse ndaj argumentave të kundërshtimit të fortë të qeverisë si palë në gjyq - duke garantuar një pagë bazë të lidhur prej 156.000 lekësh!
Mirëpo kjo ndërhyrje skandaloze e gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit, mesa duket, i ka shijuar Unionit aq shumë, sa pas rritjes së pagave të administratës në maj të vitit 2023, Unioni i Gjyqtarëve tani rikërkon përsëri nga Gjykata rritjen e pagave të gjyqtarëve! Këtë herë, Unioni kërkon që paga bazë të lidhet vetëm me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit në Kryeministri dhe kërkon sërish ndryshimin e ligjit.
Ndërkohë që në vitin 2022 Unioni donte garantimin e një shume bazë pavarësisht çdo llogaritjeje, sot kërkon që, si pasojë e rritjes së pagës së administratës, t’u rritet paga edhe gjyqtarëve – dhe jo pak, por plot 700 euro!
Domethënë, ky Unioni e kuptoka si një privilegj të përjetshëm faktin që për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit dhe fuqizuar gjykatësit e dalë nga Vetingu, ne me Reformën në Drejtësi i rritëm pagat e sistemit të drejtësisë menjëherë sa për dhjetë vjet njëzetë vjet, duke e thyer me vetëdije piramidën e pagave të Republikës së Shqipërisë! Pra, sipas Unionit kjo republikë do jetë përjetësisht e vetmja në botë, ku gjykatësit nuk do ta lejojnë ngjitjen e piramidës së thyer të pagave, sepse ndryshe nga gjithë bota në Shqipëri pagat e tyre nuk do rriten me qeveri e parlament, po me gjyq!!!…
Tani, unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet. Sepse heshtja ndaj çfarëdo abuzimi, me mbështetjen tonë për drejtësinë, nuk është më një opsion për ne. Për më tepër, në këtë rast ky do të ishtë një abuzim madhor, shumëdimensional, që do të cënonte shumëkënd e shumëçka, duke nisur nga vetë Kushtetuta dhe serioziteti i Republikës së Shqipërisë. -
Edi Rama
@ediramaal
Vielen herzlichen Dank, lieber Kanzler, und ich freue mich sehr darauf, Sie morgen in Tirana willkommen zu heißen. Ich habe eine sehr positive Erinnerung an unser erstes Treffen und es wird ein Privileg sein, mit Ihnen zusammenzuarbeiten – um unsere bilateralen Beziehungen weiter zu stärken, die regionale Zusammenarbeit im Rahmen des Berliner Prozesses voranzutreiben und unsere gemeinsame europäische Heimat noch enger zusammenzuführen.
Bundeskanzler Friedrich Merz
@bundeskanzler
Glückwunsch, @ediramaal, zur Wiederwahl in Albanien. Shumë urime!
Ich freue mich auf unsere weitere Zusammenarbeit und auf unsere erste Begegnung beim Treffen der Europäischen Politischen Gemeinschaft in Tirana am Freitag. -
Edi Rama
@ediramaal
Thank you so much, dear Antonio.
I wish you knew how deeply I appreciate the privilege of being your friend and working alongside a great leader and person like you, in the best interest of my country and our Europe.
I look forward to welcoming you in Tirana dear friend🇦🇱❤️🇪🇺
António Costa
@eucopresident
Warmest congratulations, dear @ediramaal, on these impressive election results.
I am looking forward to congratulating you in person in Tirana tomorrow. -
Edi Rama
@ediramaal
Merci du fond du cœur, cher @EmmanuelMacron, pour votre message de félicitations qui signifie énormément — non seulement pour moi, mais aussi pour les relations entre l’Albanie et la France. Grâce à vous et au votre approche envers les Balkans occidentaux, ces relations ont atteint un niveau inédit, comme jamais auparavant.
C’est vraiment merveilleux que l’Albanie ait l’honneur de vous accueillir à nouveau en tant qu’ami précieux, à l’occasion du Sommet de la CPE, et que vous restez parmi nous ensuite pour faire le point sur notre coopération intense.
Bienvenue, cher ami🇦🇱❤️🇫🇷
Emmanuel Macron
@EmmanuelMacron
Félicitations @ediramaal, cher ami, pour ta victoire aux élections législatives.
La France sera toujours aux côtés de l’Albanie sur son chemin européen.
Nous nous retrouvons dès vendredi pour le Sommet de la Communauté politique européenne et pour une visite qui doit nous permettre de resserrer encore davantage notre partenariat ! -
Edi Rama
@ediramaal
Thank you wholeheartedly, dear Ursula. Your words mean a lot and your support means even more — especially at this defining moment on Albania’s path to the European Union.
Furthermore, that couldn’t be a better moment to welcome you to Tirana — right after the Albanian people spoke with a resounding voice about their great dream and unwavering resolve to become full members of the EU family within this decade. I know that Albania can count on you and your leadership. And you should know that we are fully aware: on this path, there are no gifts to be asked, only merits to be earned. So yes — let’s aim for the best that is yet to come! Always together🇦🇱❤️🇪🇺
Ursula von der Leyen
@vonderleyen
Dear @ediramaal, congratulations on your electoral victory!
Under your leadership, Albania has made great progress towards our Union.
Let’s keep working closely together on EU reforms. Albania belongs in the EU!
Looking forward to congratulate you in person tomorrow in Tirana. -
Edi Rama
@ediramaal
Thank you wholeheartedly, dear Viktor. I very much look forward to continuing our work together in the best interest of our beautiful countries, as well as for the full EU integration of Albania and the Western Balkans — a cause you have long championed. And yes, I’m also looking forward to welcoming you in Tirana for the EPC Summit, following the fantastic gathering we all shared in Budapest just half a year ago — where you set the bar very high, my friend:-)🇦🇱🫶🇭🇺
Orbán Viktor
@PM_ViktorOrban
Congratulations to Prime Minister @ediramaal on his landslide victory in the Albanian parliamentary elections.
Dear Edi, looking forward to seeing you this Friday in Tirana at what may prove to be a historic EPC Summit. -
Edi Rama
@ediramaal
Thank you dear Keir and looking very much forward to your historical visit after tomorrow - ahead of the EPC - as the first British PM ever to land in Albania for a bilateral visit🇦🇱🤝🇬🇧
Keir Starmer
@Keir_Starmer
Congratulations @ediramaal on your historic election victory.
Looking forward to continuing our work together to deliver for working people in both our countries. -
Edi Rama
@ediramaal
Thank you V😍
It’s an honour to be counted among your friends and even more to stand with Ukraine in these defining times🇦🇱🫶🇺🇦
Looking forward to welcome you this week in Tirana which is and always be your second home🙏
Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський
@ZelenskyyUa
Congratulations to @ediramaal and the Socialist Party on the convincing victory in the elections. I wish you every success in serving the Albanian people.
We appreciate your clear and steadfast position on the need for lasting peace for Ukraine that can be achieved through a full and unconditional ceasefire.
I look forward to further strengthening the friendly relations between our countries for the benefit of both our nations. -
Edi Rama
@ediramaal
Con todo el corazón, gracias mi querido hermano de lucha. ¡Qué privilegio liderar el Partido Socialista en Albania en el mismo periodo de tu impresionante liderazgo al frente del PSOE y de la Internacional Socialista, contando además con tu valioso apoyo en el camino de Albania hacia la adhesión a la Unión Europea 🇦🇱🤝🇪🇸Eternamente agradecido 🙏
Pedro Sánchez
@sanchezcastejon
Felicidades, @ediramaal, por la contundente victoria del Partido Socialista en las elecciones.
Los albaneses respaldan mayoritariamente los esfuerzos para que Albania se sume a la Unión Europea.
Enhorabuena. -
Edi Rama
@ediramaal
Grazie, Sorella. È un onore servire una relazione straordinaria di vicinanza e amicizia come quella tra Albania e Italia, ed è un privilegio collaborare con un leader come te, che dice ciò che fa e fa ciò che dice🙏
Non so se ho scritto bene “un” leader e non “una” leader, ma so di certo che il meglio per i nostri due paesi deve ancora arrivare🇦🇱😍🇮🇹
Giorgia Meloni
@GiorgiaMeloni
Desidero porgere i miei più sinceri auguri al Primo Ministro @ediramaal per la sua riconferma alla guida del governo albanese. La profonda amicizia e la collaborazione strategica che lega le nostre due Nazioni si è ulteriormente rafforzata grazie a iniziative comuni, frutto di un dialogo costruttivo e di una volontà condivisa di affrontare le sfide globali con soluzioni innovative. Continueremo a lavorare per consolidare ulteriormente il legame tra i nostri due Governi e per raggiungere gli obiettivi condivisi, incluso il rafforzamento della stabilità nei Balcani e il progresso del percorso europeo dell’Albania.
-
Edi Rama
@ediramaal
Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve🤡Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit🖐️
#7x7 #6milionË -
Edi Rama
@ediramaal
Tragic news from Lithuania. The loss of U.S. soldiers during the recent military exercise is a painful reminder of the risks borne by those who serve. Our thoughts and prayers are with their families. As always, Albania stands with the United States and its Commander-in-Chief @realDonaldTrump 🇦🇱🇺🇸
-
Edi Rama
@ediramaal
A new low from a shameful and shameless tribunal that has turned international justice into a charade, democratic rights into empty words, and the goodwill of the Kosovo Parliament into the most brutal of boomerangs!
-
Edi Rama
@ediramaal
Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme.
🇦🇱💔🇲🇰
With a deep sense of sorrow, I extend my condolences to the brothers and sisters of North Macedonia for the great tragedy in Kočani. I am at a loss for words and pray for the recovery of the injured and for the families of the victims to find the strength to endure their unimaginable loss.
I also extend my condolences to Prime Minister Mickovski and the authorities of our neighboring country on behalf of Albania and the Albanian people, expressing our readiness to provide any assistance that may be needed. -
Edi Rama
@ediramaal
Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve🤝
Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi🫶 -
Edi Rama
@ediramaal
Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar*… Zakonisht këtej nga anët tona janë këta dy të fundit🤷🏻♂️
Ndërsa qëllimi im është i shpallur: Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030🇦🇱🇪🇺
*Gjyqi i qëllimeve ishte një praktikë e përditshme e komunizmit -
Edi Rama
@ediramaal
Ja pse jam i lehtësuar me lajmin e heqjes në Gjykatën Speciale të 20 masave të sigurisë (nga 24) në Universitetin Bujqësor:
1. Drejtësia për shkeljet e pretenduara të tre viteve më parë, as nuk pengohet as nuk ndihmohet nga ato masa sigurie, ndërsa jeta personale e familjare e kujtdoqoftë që mund të jetë krejt i pafajshëm, kthehet në një ferr padrejtësie me pasoja traumatike.
2. Prokurorët dhe gjykatësit mund ta bëjnë tani pa asnjë ndryshim, deri në fund, detyrën e tyre dhe fajtorët e mundshëm nuk kanë asnjë shans të shpëtojnë, nëse kanë prekur fondet publike. Por ama jeta universitare nuk merret peng, reputacioni i universitetit nuk mbytet në llumin mediatik, stabiliteti psikologjik i komunitetit të pedagogëve, studentëve, prindërve nuk lëndohet, ndërkohë që drejtësia vazhdon qetësisht punën e vet.
3. Aleanca strategjike e UBT me Universitetin BOKU të Vienës, që u krijua me një përpjekje të madhe të qeverisë dhe programi ambicioz i transformimit rrënjësor, e i njehsimit të diplomave BOKU/UBT2030🇦🇱🫶🇦🇹🫶🇪🇺 nuk kërcënohet më nga humbja e besimit të partnerëve austriakë përballë panoramës lemeritëse të 24 masave të sigurisë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë operacion në fshatin Corleone!
Duam luftë pa kompromis kundër korrupsionit, ndëshkim pa hezitim për çdo dorë që hyn në xhepat e popullit, por po ashtu, nuk mund të bëjmë kompromise në mbrojtje të normave demokratike europiane të drejtësisë.
Pas 100 e kusur vitesh e kemi tërhequr pushtetin politik nga fusha e drejtësisë dhe ia kemi lënë drejtësisë të na hetojë e gjykojë edhe ne, si të gjithë të tjerët, nëse shkelim ligjin.
Shpatën e ndëshkimit ia kemi dorëzuar SPAK-ut. Peshoren e drejtësisë ia kemi besuar Gjykatës Speciale. Por fashon e pavarësisë e paanësisë prokurorët, e sidomos gjykatësit, duhet ta bëjnë pa humbur kohë pjesë të lëkurës së tyre profesionale, në respekt të prezumimit të pafajësisë, të lirive e të drejtave të njeriut, të standarteve demokratike të drejtësisë europiane.
Prandaj, shpatën ta mbajnë lart, e kanë gjithë mbështetjen tonë. Peshorja është e tyrja, nuk ndërhyjmë në brendinë e çështjeve. Por sa herë do t’ua shohim sytë të pambuluar e deri edhe me gjak, nuk do të ngurrojmë ta themi publikisht. Me frymë kritike patjetër, por kurrë destruktive padiskutim.
Drejtësia e re e Shqipërisë 2030 në BE duhet të jetë si kjo statujë e Zonjës së Drejtësisë. Për të gjithë. Gjithnjë. -
Edi Rama
@ediramaal
Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak:
“Sot kishim gjyqin per shpifje me Gaz Bardhin. Avokatet e tij kane kembengulur qe te mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato qe ka thene bardhi jane fakte te njohura publikisht dhe ai thjesht i ka perseritur. Plus ne parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama keshtu packa se SPAKU e nxorri qarte fare qe ai s’ka asnje lidhje me akuzat e Bardhit. Megjithate avokati yne ua ka bere te qarte qe padia eshte e Edi Rames dhe behet fjale per deklaratat e Bardhit per kryeministrin qe ka fshire emrin e vellait nga dosja me prokurore qe pastaj i ka promovuad etj etj.. Pra gjyqi eshte me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova qe te vertetojne theniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kane dhe s’perdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj per seancen tjeter”.
Eh Babale Babale, s’perdridhu s’perdridhu… -
Edi Rama
@ediramaal
Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030🇦🇱🇪🇺
Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit. -
Edi Rama
@ediramaal
Me paska denoncuar këneta për dy krime zgjedhore🦉
E para paskam kryer krim me bonusin e pranverës për pensionistët, që është shpallur që vjet falë rritjes së fortë ekonomike dhe të ardhura që kanë kaluar parashikimet për 2024!
Krime të tilla për pensionistët kam ndërmend të kryej akoma, madje edhe më të rënda se ky i marsit dua t’i bëj, këtë vit dhe në vitet në vijim, kështu që këneta të bëjë denoncimet e veta, ndërsa pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë kënetës më 11 maj👊
E dyta paskam kryer krim në Sheshin Skënderbej me mbledhjen e punës me punonjësit e bashkisë që sapo kishin dalë nga puna. Ky është një tjetër krim që kam ndërmend ta përsëris, sepse në 16 maj Tirana do të mikpresë 46 udhëheqës të kontinentit europian dhe 8 lider të organizatave të mëdha si BE e NATO, kështu që ata punonjës kanë shumë punë për të bërë.
Natyrisht këneta ka bërë përsëri atë që bën qysh nga 1912 e asisoj edhe qëkur unë u shfaqa si djalli që ia mbylli rrugën e Tiranës e pastaj të Shqipërisë, bufit, zhabave, zhapikëve dhe zhgarravinave të saj, të cilët mua mund të vazhdojnë të më ndjekin nga pas, po Tiranën dhe Shqipërinë e kanë humbur përgjithmonë✌️
Kua - kua - kua -
Edi Rama
@ediramaal
Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët!
Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars.
Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre. -
Edi Rama
@ediramaal
Absolutely! And the more it continues, the bigger the stain on the international justice body!
-
Edi Rama
@ediramaal
Dje morëm letrën e Presidencës Polake të BE, për çeljen e grupkapitullit 3 të negociatave ndërkohë që në 29 janar kemi marrë letrën për çeljen e grupkapitullit 2, pra për hapjen e dy dyerve të tjera në korridorin drejt sallës së madhe të familjes së bashkuar europiane.
Sa mbarova fjalën live këtu në kryeministri, ku me ekipin kombëtar të negociatave po prezantojmë edhe për publikun modelin e Inteligjencës Artificiale, i cili sapo ka hyrë në funksion me orë të plota pas testimeve të suksesshme.
Ndërkohë këneta politiko-mediatike paska hapur lajmin e rremë se qenkam nisur të takoj Erionin në Durrës dhe qenkan rreshtuar edhe gazetarët atje.
O llum i madh që e mbytët këtë milet me jashtënxjerrjet e shpirtit të kalbur dhe që e vetmja punë që dini është të nxirrni tërë ditën tituj të ndyrë nga goja juaj apo të shtrembëruar e të nxjerrë nga konteksti kur m’i vini në gojën time, e pastaj t’i komentoni në udhëkryqet e rrugaçërive tuaja të natës!
Erioni është në paraburgim dhe më pëlqen a s’më pëlqen mua se si u trajtua rasti i tij, unë nuk jam ju, nuk jam as si ju dhe as si bufi i kënetës tuaj të kuakuakuave. Beteja ligjore e Erionit është beteja e tij dhe e avokatëve të tij, jo e imja dhe e Partisë Socialiste. Kur them duhet një drejtësi që lufton korrupsionin dhe garanton standartet demokratike, unë them ate që besoj e as më shkon mendja të bëj teatër me vizita në burgje apo të bëhem palë në procesin e drejtësisë në çfarëdolloj forme.
Sepse unë s’jam këneta dhe Zoti nuk më ka dënuar me zhubrazhgarravitje të surratit, duke më imponuar rolin e bufit të kënetës për të larë haqet e një jete të mbrapshtë publike, si shtatore ambulante turpi nëpër këmbët e dynjasë! Dhe siç po e sheh në kanale e portale tërë Shqipëria unë jo SPAKUN që nuk e kontrolloj përderisa kam udhëhequr luftën për krijimin e tij si flamur pavarësie në territorin deri dje komplet të pushtuar të drejtësisë, po as nuk kontrolloj një media të vetme,.
Po e dini pse?
Sepse them atë që bëj dhe bëj atë që them e s’kam lidhje me maskarallëqet që thoni ju për mua! Si udhëheqësi i forcës më të madhe politike të shqiptarëve e duroj tash sa vite llumin tuaj mbi veten e familjen time, vetëm e vetëm se kam marrë përsipër ta çoj me se s’bën Shqipërinë njëherë e mirë përtej kënetës suaj 100 e kusur vjeçare, duke e ulur si zonjë në tryezën e Familjes së Bashkuar Europiane. Dhe ju nuk do më ndalni dot🇦🇱❤️🇪🇺 -
Edi Rama
@ediramaal
Kanalet kërkuakan debate PS - PD për rastin e Erionit, pra nuk paskan kuptuar akoma se ne kemi kaluar nga pesë vjet heshtje në një fazë të re, kur do t’i japim vetes të drejtën të japim opinionet tona konstruktive për standartet dhe shkeljet në procese, por nuk kemi ndryshuar thelbin e qëndrimit tonë se PS nuk është zyrë avokatie e askujt që është në proces, përfshirë edhe Erjonin.
E para, fakti që burgosja pa gjyq e kryetarit të bashkisë, për një problematikë që s’ka asnjë lidhje me kushtet kur jepet kjo masë, duke ndërprerë arbitrarisht kontratën e tij me zgjedhësit, kur gjykimi mund të vazhdonte në gjendje të lirë, ka të bëjë me standartet jo me fajësinë a pafajësinë e Erjonit. Këtë të fundit duhet ta ndajë drejtësia jo debatuesit e PS.
E dyta, nuk ka asnjë shans që ne të bëhemi pjesë e sharjeshpifjeve nokturne për çështje të drejtësisë, kur kanalet bëhen si gjykatat e pazareve të mesjetës, ku gjuhet me gurë nga të katër anët dhe ku kuakuakuatë e kënetës politiko-mediatike arrijnë klimaksin e tyre.
Dhe e fundit, askush nuk ka për të na tërhequr dot në debate politike për SPAKUN e për GJKKO, sepse mes nesh dhe kënetës është kufiri mes dy botëve; asaj të drejtësisë së re europiane që duam ne, me pavarësi të plotë nga pushteti politik e me standarte demokratike, dhe asaj të drejtësisë së vjetër vulgare që do bufi me kënetën e tij, me kontroll të plotë politik e me pazare si ato që e bënë këtë vend për 100 vjet mbretërinë e padrejtësisë.
Këtë lloj debati do ta bëjmë me njerëzit, në popull, në rrugën drejt 11 majit, në mbështetje të plotë të SPAK e GJKKO kundër korrupsionit dhe patjetër, pa heshtur për shqetësimet që krijohen nga gabimet apo fajet në raport me standartet ose fjala vjen nga fakti që befas, bëhet me urgjencë prerja e kokës së Tiranës kur kemi hyrë në zgjedhje, ndërsa pesë vjet nga krijimi i tij SPAKU s’ka asnjë urgjencë për të dhënë drejtësi për 21 janarin! Ja kështu.
Dhe përveç spektaklit të sharjeshpifjeve e të teorive idiote të konspiracionit në ato kanale, shërbejini pak edhe të vërtetës, duke kërkuar ku janë provat, a mjaftojnë a s’mjaftojnë, a janë a s’janë kushtet për burg pa gjyq e me radhë, standartet demokratike, profesionalizmi, dinjiteti i njerëzve si ata që janë intimiduar, etj.. Po këto nuk diskutohen me palët politike përballë, e aq më pak kur njëra nga palët është këneta opozitare e bufit që thotë më jepni votën të shkrij SPAKUN🤮🤮🤮🤮🤮 -
Edi Rama
@ediramaal
Që të jemi të qartë fare:
Nëse SPAKU dhe GJKKO dështojnë të jenë të pavarur, duke garantuar njëkohësisht standartet demokratike, ky nuk do të ishte thjesht dështimi ynë, i Partisë Socialiste dhe i imi personalisht, që i kemi hyrë këtij deti në këmbë me gatishmërinë që të marrim edhe të gjitha kostot morale e politike, bashkë me baltën e kënetës politiko-mediatike. Ky do të ishte dështimi i madh i Shqipërisë, i cili do t’u jepte “të drejtë” të gjithë atyre që qysh prej 1912 e deri kur ne, Partia Socialiste, nisëm Reformën në Drejtësi, nuk i hynë kurrë, asnjëherë, këtij deti në këmbë dhe nuk i dhanë kurrë pavarësi drejtësisë.
Këto institucione të reja janë gurë themeli për një kthesë shumë të fortë historike dhe tanimë që pavarësia e tyre është 100% e provuar - vetëm idiotët noterikë të Shvejkut dhe ligësirat me dy këmbë të kënetës opozitare mund të thonë akoma që i kontrollojmë ne - është detyra jonë të mos lejojmë që shkelja e standarteve dhe abuzimet individuale brenda tyre me pavarësinë, t’i marrin si lumi këta gurë themeltarë, duke e abortuar misionin historik të luftës kundër korrupsionit nga një drejtësi e drejtë.
Po ashtu, është detyra jonë, që t’i çojmë në esfelt më 11 maj ata që duan të shkrijnë SPAK-un dhe të hedhin në lumë foshnjën bashkë me ujin e pistë. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim pa asnjë lëkundje SPAKUN dhe GJKKO, por do të përdorim dritën e diellit për të ndarë edhe me publikun të gjitha problematikat shqetësuese apo çdo rast kur dikush në SPAK apo GJKKO, shpërdoron detyrën dhe besimin e popullit, duke na kthyer në kohët e zeza të metodave të Sigurimit të Shtetit e të dënimeve pa gjyqe apo me brohoritje kanalesh, portalesh e socialesh.
Kush ka bërë e bën korrupsion duhet të dridhet nga drejtësia, kush bën punën e tij nuk duhet të trembet nga gabimet në punë dhe askush s’duhet të guxojë ta trajtojë si fajtor, t’i bëjë presion, t’i marrë peng celularin e kështu me radhë apo ta marrë peng edhe atë vetë duke i vënë në kokë kapuçin me mbishkrimin magjik “shpërdorim detyre”.
Të akuzosh është kollaj, të provosh është vështirë, prandaj edhe prokurorët e gjykatësit specialë paguhen sa askush në këtë republikë dhe institucionet e tyre mbështeten si asnjë nga kjo qeveri. Që të provojnë, jo që thjesht të akuzojnë dhe ta kthejnë burgun pa gjyq në një rrugë normale, duke thyer rëndom kornizën e ligjit e duke u sjellë me shoqërinë si republikë më vete.
SPAKU na ka treguar se i ka forcat që dinë ta hetojnë e ta ekspozojnë korrupsionin dhe ne do të jemi gjithnjë mbështetës pikërisht për këtë, por historia na ka treguar se rreziku që në emër të antikorrupsionit të goditet jo korrupsioni, po demokracia, shteti, ekonomia, nuk duhet neglizhuar kurrë. Dhe ne nuk do ta neglizhojmë. Kaq di unë. Të tjerat i di këneta politiko-mediatike dhe ju duhet vetëm të zgjidhni, o me drejtësinë dhe demokracinë o me kënetën dhe pa drejtësinë. -
Edi Rama
@ediramaal
Kjo frëngji është e një grupi që quhet Birn, i cili pretendon se lufton për të vërtetën dhe ndërkohë nxjerr nga konteksti brutalisht përgjigjen e zyrës së shtypit të kryeministrisë! Dhe tani ky titull i pavërtetë bëhet avaz kudo, e pastaj do thuhet se ai ka thënë që …
Kjo më lart është bota çmendurake ku jetojmë. Ndërsa kjo më poshtë është deklarata e zyrës së shtypit në përgjigje të pyetjes së Birn se a do të shkarkohet Erjon Veliaj:
🔴 Mesa duket nuk e keni ndjekur adresimin qe kryeministri i beri arrestimit te kryetarit te bashkise se Tiranes, ku jemi ne kushte teresisht te ndryshme nga te gjitha rastet e meparshme.
E para, sepse nuk kemi nje çeshtje konkrete korrupsioni per te cilen ka nje aktakuze, po jemi perpara nje romani voluminoz mbi germimet e kryera ne jeten e tij dhe bashkeshortes se tij. Pra, ne thelb jemi perballe nje rasti qe krijon dyshimin e arsyeshem te nje hetimi jashte shinave kushtetuese dhe nje ndalimi ne shkelje te standarteve demokratike. Por eshte ende shume heret per te dale ne perfundime, prandaj rezervojme te drejten per te marre kohe.
E dyta, qendrimi pesevjecar i Partise Socialiste dhe kryeministrit per te mos bere asnje koment ne asnje rast specifik, ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna te kryetarit te bashkise se kryeqytetit, per ta mbyllur pa gjyq ne nje qeli dhe duke kycur ne shtepi edhe bashkeshorten, nene e nje djali gjashtevjecar.
Ky fakt tejet problematik per gjithe kryeqytetin, jo thjesht per kryebashkiakun si pale ne proces po edhe per ne si garante te Reformes ne Drejtesi dhe njekohesisht te kontratave me qytetaret ne nivel qendror e vendor, aq me teper per metropolin e Shqiperise, kerkon nje reflektim shume serioz.
Dhe e fundit, ne do t’ju ishim shume mirenjohes juve dhe cilesdo media qe ne vend se te beje thjesht leximin e romanit policor te akt-akuzes, te hedhe drite per provat qe e mbeshtesin ose jo fillin e atyre afro 400 faqeve.
Si perfundim, pergjigja eshte qe jo vetem kryetari i Bashkise se Tiranes nuk do te shkarkohet nga detyra, po nga ndalimi i tij ka lindur per ne detyra qe te vazhdojme te jemi garante te palekundur te drejtesise, duke nxitur sa me shume transparence per te dale tek e verteta. Ciladoqofte ajo. -
Edi Rama
@ediramaal
Sot bufi stërplak i kënetës opozitare dilka bashkë me kënetën e tij në protestë dhe frymëzimi i protestës qenkan broçkullat e një të arratisuri në kërkim nga drejtësia për korrupsion e fshehje pasurie🤡🤮
Duhet përshëndetur kjo protestë, sepse është një pasqyrë e qartë sa s’ka e alternativës së kalbur të një kënete politike humbësish të degraduar, të cilën më 11 maj shqiptarët duhet ta çojnë drejt tharjes, duke votuar të vetmen forcë politike të denjë në Shqipëri, Partinë Socialiste të Shqipërisë🇦🇱🌹
Vetëm duke e braktisur kënetën e bufit stërplak, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, përndryshe humbjet vetëm do të thellohen edhe përtej zgjedhjeve të 11 majit, nga ku protestuesit e sotëm do të dalin jo vetëm të humbur për të dhjetën herë radhazi, po edhe me diferencën më të thellë me Partinë Socialiste, qysh nga viti 2013⭐️🤷🏻♂️ -
Edi Rama
@ediramaal
I haven’t heard something so fake in quite some time—and there’s been a lot of fake news lately! It is absolutely not true.
Full respect and solidarity for the people of Gaza, who have been dehumanized by the savage Hamas regime and have endured a hellish war following the medieval horrors of October 7. But let me be clear: Albania has not been asked by anyone, nor can we even consider to take on any such responsibility.
We are proud of our strong friendships with Israel, the UAE, Saudi Arabia, Qatar, Kuwait, and, of course, the Palestinian people, whose state Albania recognized a very long time ago.
But Albania is not in the Middle East itself, and from the heart of Europe, we cannot do more than any other European country in such a matter. Yet, we wish and pray that the Palestinian people are given the chance to live in their own state, as free people under democratic rule, and that Hamas will never again be able to harm Israel—or, first and foremost, the Palestinians themselves. -
Edi Rama
@ediramaal
Today, on #holocaustremembranceday, we honour the millions lost and the resilience of those who survived. We also remember with pride that thanks to the bravery of our grandfathers and mothers (mostly Muslims), Albania, a small nation with a big heart, became a sanctuary—emerging from WWII as the only European country with more Jews than before. We stood then, and we stand now, against both antisemitism and islamophobia. We want both Jews and Palestinians to live in peace as neighbours in two sovereign states; with no tunnels of terror underneath and no one questioning Israel’s right to exist. To the Jewish people we say today: Albania will always be your home. Come, visit, invest, and let’s build a more common future rooted in hope and unity🇦🇱❤️🇮🇱 #neverforget #neveragain
-
Edi Rama
@ediramaal
This is wonderful news for strengthening further the ties between Israel and Albania! Direct flights not only make travel more convenient but also open doors for cultural exchange, tourism, and business opportunities. The historical bond between the two nations, including Albania’s heroic role in sheltering Jews during World War II, is a foundation for a deeper connection.
Encouraging Israelis to explore Albania’s breathtaking landscapes, vibrant traditions, and growing economy will undoubtedly foster stronger friendships and partnerships. A shared future of collaboration and mutual respect can lead to incredible opportunities for both countries. Here’s to many unforgettable memories and a flourishing friendship 🇦🇱🤝🇮🇱
Grateful to an exceptional man, an inspiring leader, and my dear friend @Isaac_Herzog for bringing with him to Albania an outstanding group of Israeli entrepreneurs and for his encouraging words to the Jewish business community, urging them to see Albania as a brotherly land of opportunities. 🙏 -
Edi Rama
@ediramaal
So honored and humbled to have the privilege of hosting Rabbi Yosiyahu Yosef Pinto in Albania for the second time — a role model country of religious fraternity, where Jews were protected like nowhere else during WWII. It was a privilege to visit Vlora with him, the city where Jews settled centuries ago and where, in the area that once housed the Jewish neighborhood, we will soon break ground to build a beautiful Jewish Museum🔯💞🇦🇱
-
Edi Rama
@ediramaal
On behalf of Albania, I join our saddened friends in extending my condolences to our brotherly countries, Azerbaijan and Kazakhstan, and my heartfelt wishes for peace to prevail throughout their region🙏
-
Edi Rama
@ediramaal
🇦🇱Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut. Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë.
Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi.
Fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë:
Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku🇦🇱 -
Edi Rama
@ediramaal
🇦🇱The ban on TikTok for (at least) one year in Albania is not a rushed reaction to a single incident, but a carefully considered decision made in consultation with parent communities in schools across the country.
TikTok has no grounds to demand clarifications from Albania because, in Albania, it is Albanians who make the decisions, not the owners of TikTok’s algorithm. While Albania may be too small to demand that TikTok protects children and youth from the frightening pitfalls of its algorithm, we sincerely hope TikTok will take this step for the benefit of humanity, including Albania.
To claim that the killing of the teenage boy has no connection to TikTok because the conflict didn’t originate on the platform demonstrates a failure to grasp both the seriousness of the threat TikTok poses to children and youth today and the rationale behind our decision to take responsibility for addressing this threat.
Thankfully, Albania is a democratic country where, when over 90% of parents demand the banning of TikTok, and the overwhelming majority believe that the health and well-being of our children should not serve the platform, but rather that the platform should serve the health and well-being of our children, our decision couldn’t be clearer:
Either TikTok protects the children of Albania, or Albania will protect its children from TikTok🇦🇱 -
Edi Rama
@ediramaal
Truly horrified by the terrorist attack in Magdeburg, claiming innocent lives and injuring many during the Christmas Market festivities. Albania strongly condemns this barbaric act and stands in solidarity with Germany in this painful moment. Together, we remain united against terrorism and violent extremism🇦🇱🤝🇩🇪
-
Edi Rama
@ediramaal
Më thonë që Gazmend Bardhi më paskërka kërkuar sot urgjent në Kuvend për “100 e kusur milionë Eurot”, të cilat sipas tij i paskërka marrë nga shteti shqiptar ai krimineli italian, të cilin partia e B-ve e ka një nga komerdaret e vjetra, që e nxjerr si rregull përpara se sa të mbytet nga dallga popullore në zgjedhjet e radhës!
Këto “100 e ca milionët” ua treguan me të madhe shqiptarëve, si të marra e të futura në xhep prej italianit në fjalë edhe në 2021-shin, edhe në 2023-shin! Madje prodhuan edhe ca fletushka bakalli, që ua vinin njerëzve në xhamat e makinave, ku bënin thirrje për të votuar kundër meje dhe Partisë Socialiste për inat të “100 e ca milionë Eurove” të humbura për shkakun tim. Dihet se si votuan njerëzit, që qyshse i çuan në opozitë me 1 milionë shpulla dhe i lanë thuajse pa asnjë bashki së fundmi, nuk e kanë ngrënë asnjëherë për djathë sapunin e B-ve të mëdha e të vogla të Partisë Demokratike.
Po pyetja sot është:
A janë vallë kaq injorantë këta sherrxhinj e gënjeshtarë pa din e as iman, sa të mos e dinë që kur nga ky shtet dalin lekë, për çdo detyrim për diçka apo ndaj dikujt, ka dokumenta shtetërorë ku shkruhet shlyerja e detyrimit apo janë vallë kaq të poshtër, sa megjithëse e dinë që në këtë rast nuk ekziston asnjë dokument i tillë, vazhdojnë me avazin e kësaj shpifjeje të vjetër, për të ngritur akuza dhe helmuar popullin për zgjedhjet e reja?! Nuk e di, me shumë gjasë janë të dyja bashkë.
Fakti që s’e luan topi është, se deri në këtë çast që flasim, ai kriminel i dënuar 17 vjet nga gjykata për tërë të zezat, nuk ka marrë akoma asnjë kokërr leku nga shteti shqiptar dhe nuk ka asnjë dokument shtetëror që të provojë të kundërtën! Madje ai ka hyrë tanimë në ca hesape të reja e të vështira shumë me shtetin shqiptar, që e ka denoncuar në prokuroritë e në gjykatat e disa shteteve, për korruptim flagrant të gjykatës së arbitrazhit, ku korrupsioni dhe manipulimi i procesit kundër Shqipërisë është provuar me letra, me zëra e me figura kriminelësh ndërkombëtarë me këmishë dhe kravatë!
Tani këta katranë me bojë dinë vetëm të shpifin, pastaj shpifjen ta përhapin në kanalet e ujrave të tyre të zeza mediatike dhe pastaj të kërkojnë komisione hetimore e intepelanca, për të kërkuar llogari nga ne për shpifjet e tyre! Mirëpo kjo lojë nuk ecën dot fare me ne dhe gjykata e llogarive tona e të tyre do të na dëgjojë e do të na japë hakun në pranverë, kur populli shqiptar, brenda po edhe jashtë kufijve këtë herë, do të vendosë se kush duhet të qeverisë dhe kush duhet të rrijë në opozitë e me kismet, të mësojë se si mund të qeverisë në të ardhmen.
Megjithatë, unë do t’i shkoj në çdo interpelancë Gazmend Bardhit, por vetëm pasi të ketë dalë përfundimi i hetimeve të SPAK-ut për trafikantin e drogës, që ai ka zbuluar në familjen time dhe vetëm nëse Olsi Rama nuk del siç pretendon ky zotëria që vetëm zotëri nuk është. Sepse nëse im vëlla del trafikant nuk do të kem si të shkoj, përkundrazi, nuk do të jem më jo vetëm as kryeministër, po as person publik hiçfare. Por pa u zgjidhur e zbardhur plotësisht nga drejtësia kjo çështje, unë nuk kam sy e faqe të përballem me zbuluesin që pretendon me zë shumë të lartë, se ka hedhur dritë jo vetëm mbi aktivitetin kriminal të vëllait tim, po edhe mbi përfshirjen time kriminale në fshehjen e “personit të paidentifikuar, 45 vjeç, me kapele”, i cili sipas Gazmendit na qenka Olsi Rama dhe unë, duke abuzuar me detyrën dhe madje shpërblyer dy prokurorët e dosjes së laboratorit të drogës në Xibrakë, ia paskam fshehur drejtësisë.
Kam muaj e muaj që pres të vërtetën nga SPAK-u, ku Gazmend Bardhi shkon shpesh për të luftuar korrupsionin e kriminelët e qeverisë sime dhe nuk do lodhem së prituri, përpara se sa të bëj njërën nga të dyja. O të tërhiqem nga politika përgjithnjë, o të paraqitem në interpelancat e Gazmendit dhe pastaj shohim e bëjmë si vete kjo mesele më tutje, në sy të shqiptarëve e në rrugën e mëtejshme të drejtësisë, ku o do gjykohet im vëlla, o do gjykohet Gazmend Bardhi! -
Edi Rama
@ediramaal
Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ndërkohë Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së.
The act of sabotage on the critical water supply infrastructure in the Ibër-Lepenc Canal is a serious crime that endangers the lives of Kosova’s citizens and undermines the process of normalizing relations in our region, where all states are engaged in the path toward integration into the European Union. This criminal act must be investigated and punished as soon as possible, with the support of international partners.
Meanwhile, the European Union should immediately lift the remaining sanctions against Kosova and re-engage in a new dialogue format for normalization between Kosova and Serbia. The existing format has failed to produce the desired outcomes, and it is time for the dialogue issues to be addressed through the EU’s bilateral relations with Kosova or Serbia, as two equally independent states. The European future of each state cannot depend on the will or reluctance of the other state, just as the European future of the entire region cannot depend on Serbia’s non-recognition of Kosova or as well on the non-recognition of Kosova by five EU member states. -
Edi Rama
@ediramaal
🇦🇱Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian🇪🇺
Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025😍
🫶Miliona e miliona EURO të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE🦅
🦅Albania becomes part of #sepa geographical scope - another historic milestone, bearing fruit of years of dedicated efforts & unwavering commitment by the government, the financial sector together with our partners in an irreversible effort to align in every aspect with European standards & principles.
From words to deeds, integrating Albania to Europe & brining Europe to Albania🇦🇱🫶🇪🇺 -
Edi Rama
@ediramaal
We Albanians are used to being lectured, not to being the lecturers. However, after carbon emissions increased once again from COP28 to COP29, despite all the big words, I set aside my previously prepared speech and wrote from the heart before taking the floor.
You can watch my remarks at the United Nations Climate Change Conference in the attached video👇 -
Edi Rama
@ediramaal
🇦🇱Dive into Albania’s dark past, transformed into a vibrant present! Its once-gloomy bunkers now fuel our unstoppable tourism growth. Wonderful to see @CNN showcasing our journey.
#visitalbania #cnntravel #culturalheritage #albaniavision2030
www.cnn.com/travel/albania-communism-bunkers-cold-war?cid… -
Edi Rama
@ediramaal
Congratulations to @realDonaldTrump on this remarkable victory🇺🇸
It was a true honor to work alongside the 46th President of the United States to strengthen the bond between our two countries. I look forward to the great privilege of working with the 47th President to further enhance our partnership for peace, prosperity and further progress🇦🇱🫶🇺🇸 -
Edi Rama
@ediramaal
Albania's Skyrocketing✈️🇦🇱
Tirana Airport (the fastest growing airport in Europe since pandemic) hit 942K+ passengers in Oct '24, up 47% from '23🦅
Yearly, we're up by 3.2 MILLION travellers through TIA⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Discover why everyone's talking about Albania☀️🌊🏖️⛱️⛰️
Come visit!
#explorealbania🇦🇱 -
Edi Rama
@ediramaal
Deeply shocked by the severe floods affecting the areas of Valencia, Andalusia and Murcia in Spain, the worst natural disaster, killing at least 51 people. My condolences and sympathy go out to the families of the victims. Sending strength and solidarity to the people and Government of Spain! We wish all the affected communities to recover soon and stand ready to assist🇦🇱❤️🇪🇸
@sanchezcastejon -
Edi Rama
@ediramaal
🚨 BREAKING: Albania leads Europe in tourism growth! 🌍
According to the UNWTO, from January to July 2024, Albania is #1 in Europe for increase in international visitors compared to pre-COVID times, and #2 globally, just behind Qatar. 🌟
Come experience the Albanian magic! #visitalbania #tourismboom #proudlyalbanian -
Edi Rama
@ediramaal
We are deeply saddened by the reports of the dead and wounded in Ankaray
Albania stands with Turkey as two brotherly nations and NATO allies.
We strongly condemn terrorism in all its forms and remain fully convinced that the Turkish Republic will emerge stronger from such a cowardly attack on its innocent citizens.
🇦🇱🤝🇹🇷 -
Edi Rama
@ediramaal
LAJM I RREMË🤮
Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona🙏 -
Edi Rama
@ediramaal
Albania firmly condemns the cowardly attack on the UAE ambassador’s residence in Khartoum. This blatant violation of international law and every diplomatic norms must not go unchallenged. Albania stands with the UAE, calling for full respect of the Vienna Convention and fully diplomatic protections. We urge all parties to prioritize peace and uphold international law. #diplomacy #peaceinsudan
🇦🇱🤝🇦🇪 -
Edi Rama
@ediramaal
Wishing our Jewish community and all celebrating Rosh Hashanah a peaceful and sweet New Year. May this new year see the return of all hostages to their loved ones 🎗️
May peace and humanity prevail over terror and savagery🙏
#shanatova #bringthemhome -
Edi Rama
@ediramaal
Heroizimi i një krijuesi rrethanash të rreme për të sulmuar publikisht një kundërshtar politik, duke coroditur me muaj të tërë opinionin publik me një fushatë të egër shpifjesh përmes telenovelës “Babale”, si edhe kundërvënia me egërsi ndaj një vendimi gjykate të formës së prerë që bazohet në ligjin kundër veprës penale të kallzimit të rremë, flet shumë qartë për dallimin mes dy botëve që ndajnë shumicën e Shqipërisë me Mbretërinë e Shpifarakëve nën Penxheren e Katit të Tetë të pakicës!
Viktimizimi i një të dënuari për një vepër të turpshme, e cila mund të konsiderohet kryevepra e turpit të Mbretërisë së Shpifarakëve - sepse nuk ishte thjesht një shpifje si miliona shpifjet që janë thënë e shkruar në këto 34 vjet Liri Shpifjeje, po ishte një fabrikim i tërë, një film i Kinostudios së Shqupit me aktorë e me producentë të përkushtuar për të bërë keq - tregon se sa poshtë ka rënë niveli i kuptimit të botës sonë mediatike për peshën e rëndë të shpifjes në jetën e një shoqërie.
Jo më kot shpifja konsiderohet në të gjithë librat e shenjtë si një mëkat gati i barabartë me vrasjen e tjetrit; jo më kot shpifja konsiderohet në botën demokratike si një vepër e dënueshme dhe si një helm prej të cilit janë ruajtur me fanatizëm organet e shtypit, deri kur bota mori kot nëpër oqeanin e mediave e të rrjeteve sociale, ku shpifja është kthyer në peshkaqenin më të frikshëm; jo më kot njerëzia në vendin tonë është lemerisur nga prurjet e shpifjes nëpër ekranet e kanalet e rrjeteve sociale.
Ideja se një politikan mund të shpifi lirisht në emër të popullit që e ka zgjedhur, ndërsa kush lufton me shpifësit ligjërisht apo e thotë hapur si puna ime, se dënimi i një shpifësi është një lajm i mirë për lirinë e për demokracinë, nuk qenka tjetër përpos një shtypës i fjalës së lirë e i opozitarizmit, është një ide që ka marrë zë të lartë prej mbrëmë, pikërisht sepse shpifësit e të gjitha foltoreve e banaqeve ndjehen të kërcënuar në lirinë e tyre për të sakatuar me shpifje publikisht, këdo që nuk e mundin dot politikisht me fakte e me argumenta.
Faktet e argumentat duan punë e aftësi të tjera nga aftësia për të shpifur, që i shkon për shtat çdo humbësi në betejën politike e çdo dembeli të paguar për të informuar publikun, për të cilin shpifja është një depo e pambarimtë municioni në shpirtin e zymtë dhe mendjen e ngushtë, ulur rehat në kolltukun e mendjeshitësit televiziv apo digjital.
Por nuk ka asnjë diskutim se për çdo njeri normal, që meriton të informohet lirisht për faktet dhe të ketë mundësinë ta ndjekë jetën publike e politike, pa u marrë zvarrë nëpër lumenjtë e llumit të shpifjeve e sherreve me libër shtëpie, vendimi i djeshëm i gjykatës ishte një lajm i shumëpritur pozitiv.
Sa për mua që nuk i komentoj vendimet e gjykatave, kjo vlen gjithnjë kur ato vendime nuk janë të formës së prerë apo edhe kur mund të mos më bindin personalisht, sepse kurrë nuk mund t’i ve në diskutim punët e drejtësisë, por nuk më ndalon dot askush që ta ndaj publikisht opinionin tim kur drejtësia bën drejtësi deri në fund.
Kështu që heroin e saj të ri Mbretëria e Shpifarakëve mund ta ngjisë edhe krah për krah Penxheres së Katit të Tetë në gjoksin e bluzave qesharake të luftës kundër Drejtësisë, sepse kësisoj jo vetëm do të ritregojë se sa larg realitetit të shqiptarëve është, po edhe do ta meritojë akoma më shumë vendimin e hidhur të Gjykatës Sovrane të Popullit në zgjedhjet e afërta politike. -
Edi Rama
@ediramaal
Kurse ti B e Vogël e prehërit të B-së Madhe, je një shpifës i neveritshëm i të njëjtit lloj si i sapodënuari për veprën penale të Kallzimit të Rremë. Por ndryshe nga ky i fundit, që i shërbeu trimërisht atij të cilit ti i shërben burracakërisht, duke pritur me kokën lart e me gojën hapur të të hedhë nga Penxherja e Katit të Tetë atë lëndën luftarake që pastaj ti e pështyn në mexhelis për llogari të tij, u the me të madhe shqiptarëve dhe atyre të RAI3-shit e jo vetëm atyre, se e kishe kallzuar në SPAK trafikantin e drogës që zbulove në familjen time, po në fakt, i gënjeve mu si një skuth që i vë në dispozicion bishtin e spërdredhur çdo shefi të radhës, sepse në fakt nuk bëre asnjë kallzim pikërisht për të mos përfunduar si ky tjetri, i dënuar penalisht për veprën më ekstreme të Shpifjes, Kallzim i Rremë - sepse megjithëse gjysëm burrë e gjysëm derrkuc mbi prehrin e shefit të radhës, si jurist që je ti e dije se Kallzimi yt i Rremë do të të kryqëzonte nga gozhda e ligjit si autor i një vepre penale kundër drejtësisë dhe do t’i jepje lamtumirën politikës si një kriminel me vendim gjykate!
Por unë do ta pres me durim përfundimin e hetimeve të SPAK-ut mbi trafikantin e zbuluar prej teje në familjen time dhe edhe pse nuk do të të çoj dot në gjykatë për Kallzimin e Rremë, që s’ta mbajti b-ja e vogël e shtypit ta bësh se e di po aq mirë sa edhe unë që ke zbuluar Noc Rrokun, do ta ndaj me shqiptarët me fakte në dorë se çfarë ushtari i pacipë i Mbretërisë së Shpifarakëve je zotrote!
Sa për Ministrin e Brendshëm që ti ma numëron për të larë gojën sot në mbrojtje të shokut shpifës që mezi prite ta heqësh qafe e që për lumturinë tënde mori nga drejtësia atë që kërkoi verbërisht (një konkurent më pak për vendin në majë të prehërit), Fatmir Xhafaj e kreu detyrën e tij si ministër i brendshëm me nder dhe e dorëzoi me një dinjitet që fara jote hibride nuk ka sesi t’ia dijë vlerën, e sot që flasim vazhdon tu shërbejë me nder në Kuvendin e Shqipërisë atyre që ia ridhanë besimin, me aq shumë vota sa zotrote nuk do t’i mbledhësh dot kurrë bashkë në rrugën tënde prej shërbëtori, të cilën ah po, u stërbetove publikisht se do ta lije duke i dhënë lamtumirën politikës, nëse B-ja me emrin Penxhere do kthehej një ditë në atë selinë ku ti mbaje me krenari tabakanë e kafes së B-së së shkretë me emrin Lul!
Po jo vetëm nuk ike kur B-ja e madhe erdhi në seli, po vajte ti pas tij kur ai u ngjit lart në penxhere, për të vazhduar të bësh atë që të bën shërbëtorin e preferuar të të gjitha B-ve, duke të gënjyer mendja se bishti i spërdredhur i derrkucit do të të bëjë ty krye B kur të mbyllet penxhereja, por duke harruar se ti pa prehër shefi ku të ulesh, je thjesht një gjysëm burrë e gjysëm derrkuc i destinuar të zvarritesh në vijën e llumit të gojës tënde, nën vështrimin pa respekt të të gjithë kalimtarëve.
*Kaq për sot dhe atyre që më thonë pse e ul veten e merrem me një nënnjeri si ky, u them se personi i tij nuk më intereson dot asnjë sekondë të vetme, po kategoria që ai e përfaqëson me zellin e një nënnjeriu si më gojëqenefi i të tërë shërbëtorëve të Penxheresë së Katit të Tetë, ma bën të pamundur të mos e tregoj publikisht hera-herës me gisht siç e meriton, jo për veten time po për çdo shqiptar që ka taksiratin të ndjejë erën e mosozotshme të jashtënxjerrjeve të asaj goje. -
Edi Rama
@ediramaal
Pas 34 vjetësh sovranitet të pakufizuar si një shtet brenda shtetit, Mbretëria e vetëshpallur e Shpifarakëve ka cënuar mijëra e mijëra jetë njerëzish e familjesh dhe ndotur përditë e përnatë mjedisin publik të Shqipërisë, duke llahtarisur të madh e të vogël me jashtënxjerrjet e gojëve të shthurrura të mexhelisit tonë politik e mediatik, përmes abuzimit ekstrem me Lirinë e Fjalës dhe triumfit të Lirisë së Shpifjes si një kancer i përbindshëm shoqëror, i cili e ka epiqendrën e vet në organin jetik të kuvendarëve të Shqipërisë, ku ata që i kanë bërë ligjet kundër shpifjes (dhe e kanë ligjëruar kallzimin e rremë si vepër penale kundër drejtësisë) janë edhe shkelësit më të egër e sypatrembur të tyre.
Në këtë vend ku për 34 vjet nuk ka mbetur i gjallë e i vdekur pa u ndotur nga llumi i lumit të atyre jashtënxjerrjeve të përditshme, e ku gjyqet e panumërta për shpifje ndaj politikanëve zgjasin me vite të tëra e pastaj kthehen në pesë me hiç kur shpifësit dënohen me ca gjoba simbolike, duke luajtur rolin e viktimave të një regjimi imagjinar dhe duke shpifur edhe më keq tek dera e gjykatës sapo marrin dënimin qesharak, sot u ushtrua për herë të parë nga gjykatat e vendit e drejta e sanksionuar në ligj për dënimin penal të kategorisë më të neveritshme të Shpifjes, Kallzimit të Rremë, lidhur me një histori që përpara disa vjetësh tronditi mbarë opinionin publik përmes një inskenimi kriminal kundër drejtuesit të procesit të Reformës në Drejtësi dhe vetë Partisë Socialiste, si forca udhëheqëse e asaj reforme që prodhoi armiqësinë e paepur të të politikanëve të trembur nga një Drejtësi e Re; e cila ka lindur e po rritet më në fund jashtë duarve të politikës që e kontrolluan drejtësinë qysh prej shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar, ku kurrë asnjëherë një individ me pushtet politik nuk u dënua nga një drejtësi e pavarur, deri kur Drejtësia e Re filloi të godasë majtas e djathtas, duke ecur drejt në rrugën e ligjit të barabartë për të gjithë!
E Vërteta vonoi shumë po më në fund nuk harroi të vinte, e pavarësisht se vendimi i sotëm i gjykatës dhe dënimi i ligjshëm i një politikani të spikatur për veprimtarinë e palodhur dizinformuese deri në formën kriminale të Kallzimit të Rremë, përmes një dosjeje me fabrikime provash e dëshmish të rreme, nuk besoj se do të ndryshojë gjësendi në aktivitetin e kancerit të Shpifjes që helmon përditë e më shumë gjakun e shoqërisë shqiptare, falë edhe kanaleve të panumërta digjitale të dizinformimit, kjo është një ditë e mirë për të Vërtetën.
Ne socialistët në qeveri, kemi hequr dorë prej vitesh nga çdo gjyq për shpifje kundër gazetarëve dhe kjo nuk do të ndryshojë për shumë arsye, por nëse dëmet morale e dhimbjet e patregueshme të familjeve tona që vijnë nga aktorë të paskrupullt mediatikë, jemi gati t’i mbajmë në kurriz si kosto të lirisë së të gjithë aktorëve të medias, nuk jemi dhe s’do të jemi kurrë gati të tërhiqemi nga proceset gjyqësore kundër shpifësve të veshur me kostume e flamuj partiakë dhe të armatosur me urrejtjen përçarëse e atdhenxirëse, që prej 34 vjetësh prodhon jashtënxjerrjet më të neveritshme të gojës.
Padiskutim që kjo është një luftë krejt e pabarabartë, ku në këtë rast shumica qeverisëse është një pakicë e papërfillshme përballë maleve e lumenjve të Shpifjes, por ne nuk do ta pranojmë kurrën e kurrës Mbretërinë paralele të Shpifarakëve si një pasojë fatale të bashkëjetesës në një shtet demokratik. -
Edi Rama
@ediramaal
Jam mësuar të lexoj e dëgjoj çudira pas çdo ideje të re apo projekti ndryshimi që kam shprehur apo paraqitur në tërë këto vite, po këtë herë çuditë e thëna a të shkruara fill pas shprehjes së idesë të krijimit të një entiteti sovran të Urdhërit Bektashi, brenda perimetrit të pronës së Kryegjyshatës Botërore në Tiranë, kanë kaluar kufijtë e të gjitha fantazive dhe ligësive të pritshme.
E vetmja gjë që nuk kam dëgjuar të thuhet nga kundërshtarët e zjarrtë të kësaj ideje është qoftë edhe një fjali me kuptim, mbi historinë dhe rolin e bektashinjve në fatet e kombit e të shtetit tonë, se mirë për sfidat e mbijetesës së Urdhërit Bektashi sot e gjithë ditën duket që as nuk do t’ia dijë askush nga ata që çfarë s’po nxjerrin prej goje!
Padija e skëterrshme dhe shkujdesja brutale në trajtimin e një çështjeje me kaq vlerë, ma përforcojnë bindjen se kësaj ideje i ka ardhur koha të vihet në jetë dhe se nevoja e këtij hapi është jo vetëm në harmoni të plotë me interesin tonë kombëtar, po edhe në shërbim të domosdoshmërisë së investimit tonë të vazhdueshëm për ruajtjen e për pasurimin e thesarit të paçmueshëm të tolerancës e të harmonisë fetare, ku bektashizmi ka meritën dhe rolin e vet të pazëvendësueshëm krahas tre besimeve të tjera.
Gjithësesi, nga ideja tek jetësimi i saj ka një kohë të tërë për t’u kthjelluar çdo gjë dhe një proces të tërë publik e legjislativ për t’u zhvilluar, kështu që nuk ka asnjë ngut e asnjë nevojë për polemika të kota.
Në ndërkohë ftesa ime për kundërshtarët e kaqshumëngutur të idesë është që të njihen me faktet dhe kontributet historike të Urdhërit Bektashi në punët e kombit e të fesë në Shqipëri, duke shpresuar se mbase kjo njohje do t’i ndihmojë për të parë të paktën diçka sa të thjeshtë aq edhe kuptimplotë.
Ndryshe nga komunitetet e tjera, të cilat kanë avantazhin e natyrshëm të përkatësisë në komunitete shumë të mëdha me shtrirje globale - pra kanë edhe mundësi të mëdha mbështetjeje të pandërprerë në rrugën e tyre - komuniteti bektashi është si të thuash “jetim” në këtë këndvështrim. Prandaj afërmendsh që ngritja e statusit të Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri në nivelin e një entiteti sovran, jo vetëm do të ulte ndjeshëm kërcënimin real të tkurrjes së atij komuniteti deri në tretje në harkun e disa dekadave, po do të garantonte një vazhdimësi të qëndrueshme të ekzistencës së tij për breza të tërë.
Të adresosh sot këtë çështje do të thotë të mbrosh një vlerë të jashtëzakonshme të trashëgimisë historike dhe kulturore të kombit shqiptar, pa llogaritur edhe të tjera të mira të mëdha që do t’i sjellë Shqipërisë e shqiptarisë krijimi i një entiteti të tillë sovran në botën e trazuar ku jetojmë. Po për t’i folur urtësisht e qetësisht këto e kemi të gjithë kohën e nevojshme përpara. -
Edi Rama
@ediramaal
A remarkable book for anyone interested in learning more about the unique history and culture of the Bektashi Order, a treasure that Albania should offer in the service of peace, tolerance, and humanism as a sovereign spiritual entity in our capital Tirana, where the Bektashi World Headquarters has long been established and then revived from the ashes of the atheistic communist dictatorship🙏🇦🇱
-
Edi Rama
@ediramaal
Ata që kanë krijuar çorbën e pistë kundër Policisë së Shtetit dhe Urgjencës Kombëtare tani flasin për deklarata kontradiktore të shtetit apo për vetëdorëzim të autorit, ndërkohë që s’ka pasur asnjë deklaratë kontradiktore apo a thua se vetëdorëzimi brenda pak orësh i autorit dhe arrestimi i tij, janë gjëra kontradiktore, kur në fakt vetëdorëzimi sikundër e tregon qartë e gjithë dinamika e reagimit përkatës është rezultat i punës së policisë, e jo një akt vullnetar nga hiçi i vrasësit!
Ky është rasti tipik i një maskarade të krijuar qëllimisht dhe si provë e maskaradës mjafton vetëm fakti, se askush nga nxitësit dhe komentatorët e maskaradës nuk iu referua asnjë çast komunikatës së Policisë Vendore të Korçës qysh në krye të herës, po së bashku iu referuan dizinformimeve e keqinformimeve të njëri-tjetrit për të helmuar sa më shumë opinionin publik.
Prandaj nuk do as mend e as kalem për të kuptuar se dalja publike e niveleve më të larta të Policisë së Shtetit dhe të Urgjencës Kombëtare, as nuk do të kishte pse të ndoshte nëse burimet e dizinformimit dhe të keqinformimit do t’i ishin referuar fakteve, e jo sajesave të njëri-tjetrit.
Dhe faktet janë në dosjet e të dyja institucioneve, madje Urgjenca Kombëtare i ka në një regjistër digjital minutat e deri edhe sekondat e thirrjeve dhe veprimeve përkatëse, mu si një pasqyrë kokëfortë ku gjithkush mund të shohë realitetin e të gjithë reagimit shtetëror dhe dallimin e tij me filmin e neveritshëm të të njëjtëve sharlatanë të paudhë, të cilat maskaradat i kanë profesion në politikë e në media. -
Edi Rama
@ediramaal
Sot Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare dhanë publikisht provat që hedhin poshtë agresionin e neveritshëm ndaj tyre lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit, ku policia u akuzua pa asnjë bazë sikur tentoi të fshihte ngjarjen, ndërsa urgjenca sikur u vonua tejmase në dhënien e ndihmës për viktimën. Në fakt të gjitha provat e dokumentuara, qoftë të operacionit policor e qoftë të sistemit elektronik të Urgjencës Kombëtare tregojnë, se Policia e arrestoi në kohë rekord autorin për “Vrasje me dashje” dhe Urgjenca iu përgjigj në 7 minuta thirrjes për ndihmë!
“Vrasja nga pakujdesia” e ngritur si akuzë nga Prokuroria, e cila tingëllon e pakuptueshme për këdo që është njohur me dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike, nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës, të cilët e kanë kryer detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor e moral. Ky është edhe konkluzioni i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, e cila është angazhuar nga Ministria e Brendshme, menjëherë pas daljes së pretendimeve apo fabrikimeve mbi rrjedhën e ngjarjes, duke kryer kontrollin e të gjitha hapave të operacionit për kapjen e autorit të vrasjes.
Duke mos komentuar qëndrimin e organeve të drejtësisë, por duke mirëkuptuar plotësisht indinjatën e kujtdo që ndjehet i skandalizuar nga akuza e ngritur nga Prokuroria, bashkohem me thirrjen e Policisë së Shtetit për të gjitha burimet e përgjegjshme të informimit, që t’i referohen dokumentave të operacionit të policisë si edhe të shërbimit të urgjencës, për të luftuar dizinformimin e keqinformimin e qëllimshëm të publikut dhe nxitjen e urrejtjes ndaj institucioneve shtetërore, përmes lojës së turpshme me një vdekje tragjike për lloj-lloj motivesh të dobëta politike, mediatike apo edhe thjesht jonjerëzore. -
Edi Rama
@ediramaal
Përpjekja e dëshpëruar për të bërë një paralele të pamundur, mes pushtetit të përdorur për veten e për familjen dhe pushtetit të vënë në dispozicion të të gjithëve, ku edhe vetja, familjarët apo fisi yt trajtohen njësoj si të gjithë, është një përpjekje që e përshëndes me kënaqësi këtë herë! Sepse aq sa ç’është e neveritshme, si gjithnjë kur hidhet baltë mbi familjen time për të luftuar në fakt me mua, aq është në këtë rast edhe e mirëseardhur për të bërë dallimin si nata me ditën, mes agresorëve të familjes time dhe meje si kundërshtar i papërkulshëm i tyre!
Të gjitha faktet që e ekspozojnë këtë përpjekje, si një lëtyrë të nxjerrë nga kanalet e ujrave të zeza mediatike në Tiranë e në Athinë, e tashmë të propaganduar nga skllevërit e ballkonit Non Grata, do të jenë pjesë e padisë së radhës në gjyq për këta të paudhë që në fakt, po i paguajnë me një vetëdiskreditim e vetëturpërim shembullor në sytë e shqiptarëve paudhësitë e panumërta që i kanë bërë këtij vendi e këtij populli, kur kishin edhe gurin edhe arrën në duart e tyre të mbrapshta e të pista.
Por për publikun ka vetëm një fakt. Sot e gjithë ditën, duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit tonë në Vuno të
Himarës, njësoj si plot trashëgimtarë të tjerë të kësaj zone - ku jam së bashku me kryebashkiakun tonë të së dielës së ardhshme, Vangjel Tavon - nuk i ka marrë ende çertifikatat e pronësisë.
Sepse unë, ndryshe nga kundërshtarët e mi pa din e pa iman, nuk jam i asaj kategorie përfaqësuesish të popullit, që tjetër thonë për njerëzit e tjetër bëjnë për vete.
Kështu që faleminderit që e hapën këtë gropë në publik për mua dhe bujrum le të hidhen vetë brenda, si zakonisht, por këtë herë me të mirën e madhe që populli do ta shohë dallimin e madh, si në një pasqyrë ku vetëm qorrat me qimen e syrit në tru, në Tiranë apo Athinë mund të mbeten pa e kuptuar! -
Edi Rama
@ediramaal
The European Parliament's vote for the re-election of Ursula Von Der Leyen is a powerful statement that marks the beginning of a new chapter in Union governance with a revitalizing introduction. Albania welcomes this statement with renewed hope and complete trust in Ursula’s leadership. We commend her clear stance on the Western Balkans in her address today to the European Parliament. I very much look forward to continue working with the President of the Commission to bring Albania into the EU and to further integrate the EU with the Western Balkans. 🇦🇱🫶🇪🇺
-
Edi Rama
@ediramaal
Warm congratulations to Roberta Metsola @EP_President, for her re-election as the President of the European Parliament. The renewal of the confidence by the European House of Democracy with a remarquable 562 votes is a testimony of her credible leadership, energy and vision at the top of one of the key institutions of the European Union under the current challenging times for all.
Dear Roberta,
your re-election is also a very good news for our region and #albania looks forward to continue working closely with you to strengthen relations with the EU, uphold and defend the common European values as well and the security, prosperity and the solidarity of a Union to which we belong and work everyday to be part of🇦🇱❤️🇪🇺 -
Edi Rama
@ediramaal
It is distressing to witness a candidate for the President of the United States being shot while speaking at a rally, and to hear that a participant has died with several others injured. This is a tragedy for the democratic world. My thoughts are with former President Trump and his family. We all hope that this appalling event will bring America and all people of the democratic world together against all forms of violence.
-
Edi Rama
@ediramaal
A ju kujtohet kur thoshte “kallzim more kallzim kam bërë” duke tundur ndenjësen mbi karrige?! Kishte zbuluar një narkotrafikant në familjen time, që e kishte kallzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me gisht sa e detyroi narkosin e kallzuar, t’i bënte kallzim për kallzim të rremë. Mirëpo ja që s’paska qenë kallzim i rremë sepse s’paska qenë fare hiç kallzim, po një tjetër kërcim i çingijes në prehërin e tutorit të ri lart në ballkon. Orë të tëra në parlament, intervista të tëra nëpër kanale, tituj e fjali të tëra nëpër portale, pa asnjë turp e asnjë respekt për miletin që e kanë bërë si mish në pazarin e neveritshëm të kujeve e kuisjeve të tyre, dhe si përfundim një tallje e madhe për një kallzim që nuk ekziston! Fatmirësisht SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehërin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija, ose përndryshe çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallzimin e paqenë!
-
Edi Rama
@ediramaal
Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve. Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.
-
Edi Rama
@ediramaal
Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament?
Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare;
Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;
Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë;
Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie;
Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës.
Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë popull qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e rradhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta.
Mbajuni shënim çdo gjë dhe mos i falni më për asgjë, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush🇦🇱 -
Edi Rama
@ediramaal
U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush.
-
Edi Rama
@ediramaal
No, ne ho cambiato idea ne ho dato un intervista. Ho fatto l’albanese che pratica la nostra antica religione del ospitalita - la casa del Albanese e di Dio e del ospite - offrendo il caffe a cari amici venuti dal Italia a Tirana. Abbiamo colloquiato di tante cose in una bella atmosfera di amicizia, e certo anche del accordo e della storia del immigrazione clandestina dal Albania verso l’Italia, al quale il governo D’Alema riusci a porre fine con grande buon senso e lungimiranza strategica. Ma mai ho imaginato che sarei finito ancora una volta nella palude della battaglia politica italiana virgolettato con parole che non ho mai detto, tipo “sara un flop” o “ci vorrebe D’Alema” sotto il titolo “Rama scarica la Meloni” nel quale non mi riconosco per niente.
Comunque, ripetto: Se dovessi tornare cento volte sui miei passi cento volte farei l’accordo sui migranti con l’Italia e con nessun altro paese. Ho sempre detto che secondo me e una cosa nuova che dovra confrontarsi alla prova della realta. Ma poi se per realta si pubblica la foto di un cantiere alle prime ore di lavoro, accompagnata con il titolo “800 millioni buttati nel nulla” allora si vive in mondi paralleli e nulla potrebbe avvicinarci alla reale sfida gigantesca del immigrazione illegale, in un Europa che deve unirsi per combattere nello stesso tempo il traffico criminale dei poveri e l’inverno demografico che minnaccia sempre piu il suo futuro, mentre i politici sembrano come i pretti di Costandinopoli che erano cosi presi dal dibbatito tra di loro sul sesso dei angeli e non si rendevano conto che le mura della citta erano gia forate da tutte le parti. -
Edi Rama
@ediramaal
I am deeply shocked and saddened by the terrible news of the heinous attack on the democratically elected Prime Minister of Slovakia. Robert is a great survivor and a dear friend, and I extend my heartfelt wishes for a quick recovery and another remarkable comeback.
-
Edi Rama
@ediramaal
It is quite surprising to hear the statements made by the Greek opposition, while I can fully comprehend the perspective conveyed by the Greek Prime Minister. The stark contrast in viewpoints on the same issue sheds light on why some are in opposition while others are entrusted with governing by the people.
Nonetheless, as Prime Minister Mitsotakis rightly pointed out, Greece remains a democratic country where leaders from other democratic nations can visit, meet with their compatriots and praise them for their hard work and the valuable contributions they make not only to the country they reside in but also to their motherland.
My upcoming visit to Athens on Sunday, the 12th, is unrelated to Greece's internal matters, the European Parliament elections in Greece, or any specific narratives that may pique the interest of Greek politicians but are not on Albania's government agenda. This visit is part of a long-planned series of visits to several European countries, including Greece where a vast community of Albanians live, to engage with my fellow nationals abroad and share Albania's pride in them and our Vision Albania 2030. This is all about my visit to the friendly neighbour Greece🇦🇱❤️🇬🇷
The rest is mere background noise. -
Edi Rama
@ediramaal
Llafet i merr era, ndërsa drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull!
Pra mungon konfirmimi në dëshminë ligjore para SPAK-ut nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka shkruar “Informacion” në fakt kallzuesi i rremë nuk ka dashur t’ia hedhë me procedurë rrezikut që vjen nga marrja si i pandehur për kallzim të rremë, po thjesht ka pasur një moment lajthitje profesionale.
Në rast se plotësohet kjo mungesë domethënëse për fatin e të vërtetës, atëherë SPAK-u ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori. Pra o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet menjëherë liria, o gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit!
Ka vetëm një të vërtetë në këtë mes dhe s’ka asnjë rrugë të mesme. -
Edi Rama
@ediramaal
I welcome the European Council's adoption today of the #growthplan for the #westernbalkans. This marks a significant milestone preceding the commencement of its implementation, to which we are fully prepared and enthusiastic.
The Growth Plan injects new momentum into the #enlargement process, with a specific emphasis on crucial areas such as the rule of law, transparency, and reforms. Additionally, it introduces fresh financial resources for the WB6 countries, contingent upon their respective performance. Just great to see all this happening after having been pushing for it since some time! Thanks to everyone involved🙏
#albania has presented an exceptionally ambitious #reformagenda to be executed over the next three years. This agenda aims to bring the country closer to the envisioned future as an integral part of the European family.
I eagerly anticipate the discussions at the upcoming Summit in mid-May in the picturesque Montenegro. 😍 -
Edi Rama
@ediramaal
The issue of freedom of information is one of the most important today and I want to thank Reporters Without Borders for their insightful report. We will analyse it carefully, consult with all relevant parties and take further action to improve the media environment, protect freedom of information, fight disinformation and strengthen journalists’ rights. We are very concerned by the report’s key finding: that media freedom is globally under threat. The Albanian government is ready to take all the responsibilities necessary to help counter this trend.
-
Edi Rama
@ediramaal
Çfarë t’u thuash këtyre që i gatuajnë shpifjet në shtëpi të tyre, pastaj i hedhin nga dritarja si akuza, pastaj u fryjnë si era plehrave që shpërndaheshin larteposhtë rrugë më rrugë kur këta, mos o Zot, qeverisnin vendin, pastaj vënë kujën pse u ndotën rrugët e bëra pis prej tyre e i thonë miletit çohu se u qelb kjo punë, pastaj i fusin në thasë plehrat më të bukura e ia hedhin në kurriz çdo të huaji që u del përpara dhe kur ndonjë i huaj (si ata të RAI3-shit) që ka mbetur pa e marrë vesh çfarë malli janë këta vulëhumbur, i nxjerr në rrugë andej si thagma të ububushme, këta i riimportojnë në Shqipëri! E pasi i rinxjerrin rrugëve si prova të ardhura nga jashtë, të thërrasin edhe me urgjencë në parlament, se obobo qenkan shqetësuar në Senatin italian pse unë nuk kam mbyllur gojën, po kam guxuar të ngre zërin andej matanë për t’u vënë emrin që kanë plehrave të shitura në Itali si zbulime investigative, ndërkohë që mua jo që as nuk më shqetëson fare se kush shqetësohet nga ata që kujtojnë se në emër të lirisë së medias në vendin e tyre, Shqipëria e shqiptarët mund të denigrohen pa bërë as gëk as mëk me plehra të nxjerra nga kuzhina e shtëpisë së xhahilëve e çingijeve të vendit tonë, po më vlon gjaku nga revolta për cënimin e imazhit të Shqipërisë e të dinjitetit të shqiptarëve! Prandaj as që nuk më shkon ndërmend të mbyll gojën deri kur e vërteta shqiptare të thuhet e plotë në italisht, pa asnjë censurë, mu aty ku publikut italian iu thanë ato gënjeshtra e shpifje të paketuara në Tiranë.
Po nëse nuk fliska dot kryeministri i Shqipërisë me një drejtor të RAI-t se cënoka lirinë e atyre që cënuan dinjitetin e vendit dhe institucioneve tona, duke censuruar komplet fjalët e të akuzuarve pa asnjë provë e asnjë fre, e pastaj duke i akuzuar se nuk kishin thënë asnjë fjalë, kush do të flasë në emër të dinjitetit të këtij vendi e të së drejtës elementare të çdo shqiptari (qoftë edhe të shqiptarit më të keq, që nuk është fare rasti), për të mos u denigruar publikisht nëpër botë pa i dhënë as mundësinë të mbrohet? Apo do flasin xhahilët e çingijet e Shqipërisë dhe ahengxhinjtë e tyre të klubeve televizive të natës, të cilët kur Shqipëria goditet në një media të huaj e kanë festë e shtrojnë gosti me tava plehrash përpara shqiptarëve, se edhe i gënjen mendja gjynahqarët e paudhë që do ta çojnë miletin në këmbë për muhabetet që qelbin vetë!
Shkurt llafi, s’ka asnjë urgjencë për një poshtërim të radhës të parlamentit të Shqipërisë me një interpelancë të kërkuar nga autorët e prapaskenës së asaj shfaqjeje të shëmtuar në dëm të krenarisë legjitime të çdo shqiptari për Shqipërinë, e në radhë të parë të shqiptarëve që jetojnë me nder e krenari sot në Itali, pasi kanë kaluar një kalvar të tërë poshtërimesh nga artikuj, emisione e gjasme investigime të tilla në të shkuarën e errët të shtypit italian e sidomos të RAI-t ndaj Shqipërisë.
Të mbarojmë njëherë punë me ata andej dhe të thuhet e gjithë vërteta në italisht, pastaj patjetër do t’u vijë radha edhe këtyre këtej, se kjo histori nuk është fare aq e thjeshtë sa duket dhe shqiptarët padiskutim meritojnë ta dinë të gjithën, sapo të tëra petët e këtij lakrori me plehra të jenë hapur deri në fund. Kështu që xhahilët, çingijet e ahengxhinjtë e tyre, le të vazhdojnë tallavanë e tyre me dollitë e gëzimit për denigrimin e Shqipërisë në atë emision skandaloz dhe le të mbrojnë Italinë e lirinë e RAI-it nga ndërhyrjet e mia, se helbete si njerëz pa atdhe që janë, punojnë për çdo të huaj që me qëllim apo nga padija është gati ta denigrojë Shqipërinë, duke nxjerrë në mexhelise jashtë kufijve tanë plehrat e shtëpisë së këtyre këtu.
#krenarpërShqipërinë🇦🇱 -
Edi Rama
@ediramaal
Dear @sanchezcastejon!
It is a privilege to have your friendship and the opportunity to work with you in these turbulent times for the values and principles we believe in and fight for. Having you as the leader of our socialist movement means being guided in our endeavors by a man of wisdom and undeniable integrity. You have all our support in these times where resilience is needed more than ever against liars, smearers, and manipulators of facts from the fringes of the political sphere and the instruments of their propaganda. It is an honor to stand by you.
Your achievement of the presidency of the government through fair and legitimate elections, and thanks to the politics of honesty, solidarity, and relentless will for dialogue you have delivered for your nation, is a compelling reason to continue the fight. For Spain, for Europe, and for all of us. Never give up, never surrender, never doubt that the truth will prevail my dear friend🇦🇱🤝🇪🇸 -
Edi Rama
@ediramaal
“Kam bërë kallzim” po kallzim s’paska bërë thotë SPAK-u, ndërkohë që kallzimi që s’qenka bërë iu është shitur si sapun për djathë italianëve të atij emisionit të turpshëm për Shqipërinë, të cilëve letrat e kallzimit inekzistent të ulëritur në parlament u janë ofruar si akte gjyqësore!
Hajde hajde ç’vete!
Për të sulmuar Shqipërinë me duart e të huajve, ky soj shqiposh ka që në vitin 1912 që nuk le poshtërsi, sajesë, hile e gënjeshtër pa e nxjerrë jashtë kufijve të këtij vendi, po kjo historia e kallzimit të pakallzuar për t’i shpëtuar rrezikut të dënimit për kallzim të rremë është një nivel i ri pafytyrësie karshi publikut shqiptar, se palo burra që hedhin gurin e fshehin dorën ka parë plot kjo tokë, po soj burri që të ngrejë dorën sikur ka hedhur gurin, duke u hakërryer si të kishte vrarë shtatë zogj me atë gur që s’paska ekzistuar fare, nuk na kishin zënë akoma sytë!
S’duhet të jetë burrë se s’ka mundësi, është thjesht çingije që ngre dorën duke kërcyer prehër më prehër sikur ka gur për të hedhur. Po s’ka shans që kjo gënjeshtër me fustan të shkurtër të mbetet pa dalë cullak faqe shqiptarëve, siç po dalin shpejt e shpejt cullak faqe italianëve edhe gënjeshtrat që ky soj shqiposh pa atdhe ia dha autorëve të atij emisionit skandaloz, për të kthyer në Itali kohën e vdekur kur Shqipëria ishte vend i zi dhe shqiptarët ishin delet e zeza të Europës!
Ta harrojë kush e tenton, ajo kohë nuk kthehet më se Shqipërisë dhe shqiptarëve s’u drejtohet dot më askush si të ishin jetimë pa identitet e pa gojë🇦🇱 -
Edi Rama
@ediramaal
Caro Conduttore @SigfridoRanucci buongiorno!
Siccome ieri durante il suo intervento nella stessa tv albanese di parte, coinvolta già prima di Report nella diffusione delle stesse calunnie poi importate in Italia da Report, lei avrebbe detto che sarebbe stato meglio se la contattasi direttamente, eccomi qui in contatto diretto con lei ma sotto li occhi di tutti, perchè con tutte le distorsioni di una sola e semplice verità che ho avuto la sfortuna, ma anche la fortuna di vivere sulla mia pelle nel giro di appena 72 ore, non ho il coraggio di comunicare con lei senza testimoni.
Dispiace che invece di dare retta a mia nonna che diceva errare e umano perseverare è diabolico, lei abbia fatto un altro passo falso. Ma siccome in questo caso non sono io ad aver errato, ho il dovere di perseverare per onorare la verità calpestata da quel brutale servizio, e non mollare nel difendere l’Albania e le sue instituzioni incluso il suo ruolo nell’accordo bilaterale con l’Italia che il suo programma ha tutto il diritto di criticare bombardando il governo del suo paese, ma non ha nessun diritto di farlo infangando con le calunnie il mio paese e la parola albanese.
Dispiace anche che lei paragoni la mia telefonata civilissima come parte lesa del suo operato, a interventi del Cremlino che sarebbero stati compiuti sul suo programma. Almeno per il rispetto che si deve alle vittime del Cremlino, non paragonerei con tanta leggerezza il polonio usato per censurare con la morte gli oppositori scomodi a un intervento telefonico avvenuto a seguito di una censura subita.
Dispiace anche che lei abbia mentito su una lettera di protesta da me annunciata al direttore durante la ormai famosissima telefonata, sostenendo che la lettera non le è ancora arrivata, quando in verità io non ho mai né annunciato tale lettera e né posso spedire quello che non ho mai annunciato, essendomi limitato solo ad osservare un accaduto surreale nel suo programma, nel quale prima si censurano le risposte chieste e poi si attacano i censurati per non aver risposto.
Visto che siamo ai fatti, dispiace particolarmente la distorsione da parte sua di quelli che indica come atti giudiziari concernenti mio fratello, poiché tali atti non solo non esistono ma esattamente questo è già oggetto di una querela giudiziaria per diffamazione qui in Albania, circostanza che in una trasmissione di investigazione approfondita come lei pretende di realizzare, andrebbe perlomeno menzionato per evitare di riprodurre acriticamente lo stereotipo di un altra epoca dell’albanese interessato solo agli stupefacenti e di un’Albania corrotta dalla testa e piedi.
Dispiace infine che lei non abbia il coraggio di affrontare la semplicissima ragione della mia telefonata al suo direttore, cioè la richiesta di chiarire il motivo di una menzogna presentata non una ma due volte, non solo in Italia ma anche in Albania, cioè che il Segretario Generale del Consiglio dei ministri non aveva risposto alla vostra richiesta di chiarimenti, accompagnata poi da una terza menzogna che ha assunto la forma di smentita delle prime due pubblicando le risposte ricevute soltanto sul sito della trasmissione, aggiungendone una quarta su atti giudiziari inesistenti.
Edi Rama
@ediramaal
Auspicando comunque che quando ha detto che mi vorrebe nel suo progamma per dire la mia non era un altra menzogna, io mi dichiaro pronto a partecipare alla prossima puntata di Report con la sola condizione che il mio intervento sia fatto in diretta, poiché non nascondo il timore che dopo averlo registrato in buona fede finisca poi nel trittacarne della vostra censura, visti questi significativi precedenti in cui prima censurate, poi insultate senza base e infine accusate di replicare il modello del Cremlino quando semmai ci sarebbe motivo di sospettare il contrario.
In ogni caso, ora sono io ad aspettarmi una telefonata sua, assicurandola che mi troverà disponibilissimo a concordare il nostro confronto pubblico, in diretta e senza ostaggi, menzogna dopo menzogna, verità dopo verità, sperando di concludere con un affettuoso abbraccio virtuale con in mezzo un mare tra i nostri punti di vista sul valore della libertà d’informazione, che come lei ha giustamente detto non ha prezzo. -
Edi Rama
@ediramaal
Mia nonna che mi ha insegnato l’italiano mi diceva spesso che errare è umano ma perseverare è diabolico. A ricordarmelo adesso è questo ulteriore passo falso di @RaiTre Report, il cui conduttore clamorosamente persevera con le stesse falsità già contenute nella schifosa puntata sull'Albania.
Lui dice che il segretario generale della Presidenza del Consiglio albanese «ha confermato quello che abbiamo detto nei fatti»! Purtroppo nella puntata che inutilmente difende, non solo non c’era nessuna parola del contradditorio ottenuto per iscritto dalla vittima della brutale agressione di fango, ma si è raccontato al pubblico di Report che il Segretario Agaci ha rifiutato rispondere. Come se non bastasse questa clamorosa menzogna, il suo giornalista è apparso il giorno dopo in una tv albanese per ribadire il suo stupore per il fatto che le sue domande non avevano mai avuto riscontro, mentre come mostrano i fatti aveva ottenuto tutte le risposte, per iscritto e nel tempo da lui richiesto.
Poi lui stesso conferma che Report ha mentito quando aggiunge che «nella mail di risposta di Agaci, lui ha confermato di essere stato il legale di alcuni narcotrafficanti”. Se questo è Servizio Pubblico io sono Federico Fellini. E se per questo programma del Servizio Pubblico un avvocato penalista di uno Stato di Diritto, che di regola non vive diffendendo santi ma difendendo presupposti criminali o criminali poi condanatti, deve per questo essere aggredito come fosse egli stesso criminale, allora qui per trovare una logica simile è inevitabile ricorrere al ricordo dell'Albania quando la figura dell'avvocato difensore venne seppellita dal regime sanguinario communista come i lebrosi nel Medioevo.
E il colmo arriva quando lui, il conduttore dice, come se avesse fatto una scoperta mozzafiato, che Agaci “ha confermato di aver contribuito, da quando è diventato consulente giuridico di Rama, alla realizzazione del protocollo” sui migranti tra Italia e Albania, peccando anche un po' di grossolana logica, poiché il Segretario generale del Consiglio dei ministri non è il mio consulente giuridico, ma ricopre la piu importante carica instituzionale del Amministrazione Pubblica sin dal 2013 mentre il protocollo è del 2023.
Per rispetto del Servizio Pubblico e anche per un obbligo verso la dignità degli autori di questa sbagliatissima puntata di Report, provo per il momento a credere che comunque tutto questo accanimento per attacare Giorgia Meloni a spese dell’Albania non è stato un peccato in malafede verso il mio paese e che anche l’importazione delle calunnie dall’Albania verso l’Italia (coinvolgendo negli affari del Servizio Pubblico addiritura le calunnie su mio fratello contro le quali lui aveva già sporto querela e aspetta la parola della giustizia albanese) è avvenuta solo come frutto di una insostenibile leggerezza dell’essere che sempre più spesso nei tempi odierni travolge sciaguratamente il potere nobile dell’informazione e transforma il mondo del diritto di liberta d’informazione in un mondo di oppressione delle liberta e dei diritti umani .
Assicurando il conduttore che mia nonna anche da morta continua ad avere ragione, gli consiglio affetuosamente di dare retta alla santa donna e di non perseverare nell’ erroracio di quella orribile puntata, ma semplicimente di chiudere questa pagina ingloriosa, possibilmente pubblicando anche questo mio piccolo contributo alla salute del Servizio Pubblico italiano.
@Open_gol
www.open.online/2024/04/23/edi-rama-report-inchiesta-cent… -
Edi Rama
@ediramaal
We're soaring higher and higher🦅
Proud to share that Albania leads also in February passenger traffic growth compared to 2019✈️
Our beautiful country is open, thriving, and ready to welcome the world❤️
#travelalbania🇦🇱 #albaniaallsenses☀️🌊⛱️🏔️⛺️ -
Edi Rama
@ediramaal
🇦🇱Albania strongly condemns the unprecedented attack initiated by Iran against Israel, which poses a threat to destabilize the region irreversibly.
We stand in solidarity with the Israeli people and fully endorse our partners' endeavors toward de-escalation.
🇦🇱Albania advocates for restraint and emphasizes the critical need for a ceasefire in Gaza while making sure that all hostages can safely return home. -
Edi Rama
@ediramaal
• S’mund të jem më shumë dakord me sa u tha sot kryebashkiaku Erion Veliaj qytetarëve të Tiranës, në mesazhin e drejtëpërdrejtë lidhur me ndalimin nga SPAK-u të disa ish-drejtorëve e drejtorëve të bashkisë!
• Mendësia e vjetër komuniste, fatkeqësisht ende shumë e pranishme në mënyrën e të parit të tjetrit si armiku që duhet shkatërruar (falë trashëgimisë së hidhur në një segment të tërë të politikës e të medias shqiptare të një komunisti fanatik, të konvertuar në liderin trushpëlarës të krejt atij segmenti që nga dita e parë e pluralizmit deri sot) nakatosur me thashetheme kafenesh, mllefe interesaxhinjsh dhe interesa gjobaxhinjsh, nëpër ekrane e portale që u ngjajnë tabelave të fletë-rrufeve të komunizmit, prodhon përditë baltë e helm me çështjet e drejtësisë! Po kësaj s’kemi ç’i bëjmë për sa kohë shpifjet e politikanëve dhe denigrimet e killerave mediatikë, janë bërë pjesë e jetës sonë publike të kthyer në një xhungël ku s’e merr vesh i pari të dytin; ku nuk debatohet me argumenta po vetëm propagandohet me akuza e bërtitet për të mos lënë tjetrin të flasë; ku liria e shprehjes është bërë liri e shpifjes; ku shpifësit përveçse me votë nuk ndëshkohen as me ligj e as me zakon, po veç gjuajnë me një pafytyrësi që edhe në Kanunin e vjetër të shqiptarëve, edhe në çdo libër edukate të qytetërimit demokratik, konsiderohet shkelje e pafalshme.
• Por ky i sotmi është përsëri rasti për të thënë me zë të lartë, se mbështetja jonë për SPAK-un nuk është propagandë, po vullnet i hekurt politik; qëndrimi ynë pa koment, sa herë SPAK-u godet brenda strukturave të ekzekutivit në çdo nivel, nuk është strukje, as frikë, po shprehje shembullore e vijës së kuqe mes nesh, forcës udhëheqëse të Reformës në Drejtësi dhe Drejtësisë së Re që ka të gjithë mbështetjen tonë; goditjet e SPAK-ut ndaj kujtdqoftë në radhët e ekzekutivit, në çdo nivel të qeverisjes, që ka shkelur ligjin dhe ka tradhëtuar misionin tonë në shërbim të këtij vendi e të këtij populli, ne nuk i përjetojmë si gjëma, as si fajësi kolektive, po si një ndihmë të paçmuar në një luftë kundër korrupsionit, të cilën deri dje nuk e bënim dot sa e si duhej, pikërisht sepse mungonte krahu i drejtësisë së pavarur!
• Kështu që edhe kjo çështja më e fundit e disa ish-zyrtarëve e zyrtarëve të bashkisë Tiranë, edhe qëndrimi i drejtë i Erionit sot, me të cilin bashkohem fjalë e presje, dëshmojnë edhe njëherë se ne as nuk e kontrollojmë SPAK-un, as nuk kemi ndërmend të ndryshojmë qasjen fuqimisht mbështetëse për SPAK-un, as nuk komentojmë çfarëdoqoftë lidhur me vërtetësinë e akuzave të SPAK-ut, për këdoqoftë që SPAK-u merr të pandehur dhe as nuk kemi asnjë lidhje me dokrrat e segmentit politik e mediatik, që prodhon përditë baltë e helm në seanca parlamentare, shfaqje televizive e kanale digjitale, ku lloj-lloj pjellash të mendësisë së errët inkuizicionale, na bëjnë gjyqe si ato të komunizmit, duke u përpjekur të na fusin të tërëve në çdo trastë e thes korrupsioni që hapet nga SPAK-u!
• Ne jemi në këtë detyrë për të bërë Shqipërinë Europiane 2030 me reforma të vërteta, përpjekje të mëdha, vendosmëri absolute dhe me të gjitha forcat e ekzekutivit, gjyqësorit dhe legjislativit, ku punët janë të ndara e ku lavdi Zotit, popullit që e mbështeti fuqimisht hapjen e rrugës së Reformës në Drejtësi dhe Partisë Socialiste, e cila i hyri detit në këmbë për ta hapur këtë rrugë, tanimë s’jemi më vendi ku për 100 e kusur vite nuk u hetua e gjykua kurrë nga një drejtësi e pavarur, as edhe një person me pushtet politik a lidhje me të!
• Prandaj qentë le të lehin, Shqipëria do të shkojë përpara, me qeverinë e Partisë Socialiste që do të ecë vetëm përpara, me Drejtësinë e Re që duhet të vazhdojë vetëm përpara, pa i lënë kusur askujt që përdor flamujt e partive, majtas e djathtas, lart apo poshtë, për të nxjerrë përfitime të paligjshme për veten a të afërmit e vet, duke punuar për shtetin me një
xhep të dukshëm për të ardhurat nga puna dhe me një xhep të fshehtë për paratë e marra me korrupsion👊 -
Edi Rama
@ediramaal
Rregullorja e Kuvendit thotë shprehimisht se, citoj, “interpelanca është kërkesa me shkrim, që i drejtohet kryeministrit, zv.kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar mbi motivet, synimet, qendrimet e Këshillit të Ministrave, lidhur me aspekte te rendesishme te veprimtarise se tyre”.
Duke vënë re se akuzat, fabrikimet, fantazitë e një deputeti apo grupi deputetësh, lidhur me familjarët e kryeministrit, zv.kryeministrit ose të çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar, nuk kanë asnjë lidhje me motivet, synimet, qendrimet e Këshillit të Ministrave, kërkesa për interpelancë nga deputeti Gazmend B më gjen në pamundësinë e plotë për ta përmbushur.
Kësisoj, Gazmend B duhet ta presë me durim edhe SPAK-un të na ndriçojë lidhur me vërtetësinë e zbulimit prej tij të trafikantit të paidentifikuar, siç priti me shumë durim, për plot muaj, radhën tek salloni i Blendi Fevziut për ta prezantuar këtë zbulim të ububushëm, çka tregon se nuk jemi përpara asnjë urgjence të posaçme përveç turravrapit të një shërbëtori ambicioz për të fituar besimin e padronit të ri. Plus, të treja pyetjet që autori i zbulimit më drejton nuk kanë asnjë lidhje me asnjë realitet faktik. Ato burojnë thjesht nga hipoteza haluçinante mbi të cilën ngrihet zbulimi i tij, për të cilin ai edhe është kallzuar menjëherë në SPAK nga vëllai im “trafikant”. Për më shumë, rikujtoj këtu se ç’është në dorën e SPAK-ut, për çfarëdoqoftë e për këdoqoftë, aq më tepër për tim vëlla, nuk është dot në gjuhën time dhe nga ana tjetër, një interpelancë parlamentare, ku gënjeshtrat e thëna publikisht kthehen në pyetje për subjektin e tyre, do t’i njihte çdo gënjeshtari të drejtën e padëgjuar të kërkesës së llogarisë për gënjeshtrat e tij, ndërkohë që rregulli elementar i kësaj bote qëkur njeriu i dalë nga shpella u organizua shoqërisht, e do që gënjeshtari duhet të japë, jo të kërkojë llogari.
Kështu që nuk është gjëkundi në përputhje as me detyrën, as me shkallën time të tolerancës ndaj ultësisë njerëzore, po as me nivelin minimal të dinjitetit të Kuvendit të ligjvënësve të Shqipërisë, që unë të ul përtokë çmimin e kohës së nevojshme për punët e mëdha e të vogla që kam detyrë të ndjek si i zgjedhur i popullit në drejtimin e vendit, për t’u angazhuar në një ndërveprim verbal me një shkelës mendjelehtë të ligjit e të çdo zakoni të mirë të këtij vendi, një kallzues i sapokallzuar për kallzim publikisht të rremë dhe për çfarë?! Tamam për çështjen për të cilën kam fituar një gjyq për shpifje, me një vendim fajësie për padronin e vjetër të Gazmend B, shtetasin Lulëzim B, siç kam fituar deri më tash edhe 11 gjyqe për shpifje (10 të tjera janë në proces) për të tjera sajesa të ngjashme me të tjerë shërbëtorë të zellshëm si ky dhe me vetë padronin e ri të tij, një tjetër B, ku e ku më famëkeq se sa B-ja i mëparshëm, aspak rastësisht i vetmi ish-president e kryeministër në historinë e Europës, i shpallur Non Grata nga Shtetet e Bashkuara, për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.
Edi Rama
@ediramaal
(Vetëm kush e di se si i zvarrisin proceset për shpifje, se ç’raporte mjekësore paraqesin avokatët e tyre kur s’paraqiten, se ç’broçkulla për padijeninë e klientëve të tyre nxjerrin si justifikime, se ç’përpjekje bëjnë para gjykatës për t’ia lënë politikës fajin që ua nxorri gjuhën jashtë kontrollit këtyre gjasmepolitikanësh, e kupton deri në fund se me ç’lehtësi të patregueshme tallen tërë ditën e perëndisë me hallexhinjtë që i votojnë e i dëgjojnë!
Gjithësesi padia nr.22 po bëhet gati të shkojë në gjykatë edhe për këtë B-në e B-së së B-së dhe për taksiratin e avokatëve të tij, të cilët do të duhet të marrin të tjera raporte mjekësore, e të japin e marrin me këmbë e me duar përpara gjykatës, për ta vonuar pa e shmangur dot në fund fare shpalljen e fajësisë së klientit të tyre para ligjit, për serinë e shpifjeve në adresën time si mbulues provash, korruptues prokurorësh dhe mbrojtës i një trafikanti droge brenda familjes, ndërkohë që sigurisht, kryesorja në këtë histori paturpësie publike, mbetet patjetër fjala e SPAK-ut lidhur me trafikantin e zbuluar prej këtij njeriu të mbetur në tentativë.)
Dhe meqë jemi në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, po e mbyll me fjalët e Kuranit, që thotë se kush shpif është edhe më i dënueshëm se sa vrasësi dhe i paralajmëron flakët e ferrit për shpifësit, më të tmerrshme se për çdo mëkatar tjetër. Sepse të godasësh tjetrin me fjalë të pavërteta është njësoj si të hash mishin e vëllait të vdekur, thotë Libri i Shenjtë i këtij Muaji të Madhërishëm. -
Edi Rama
@ediramaal
Thank you Secretary Blinken.
This 15th anniversary of Albania's accession to NATO is not only a celebration of our past achievements but also a reaffirmation of our unwavering commitment to the principles and values that underpin our Alliance. Over the past 15 years, Albania has proudly contributed to the collective defense and security of NATO, and we remain steadfast in our dedication to upholding peace and democratic values across our region and beyond. We are honored to stand shoulder to shoulder with our Allies, first and foremost the United States, as we continue to adapt and strengthen our collaboration in the face of evolving global challenges. We look forward to many more years of fruitful cooperation within the NATO family. Thank you for the alliance, friendship and partnership🇦🇱🤝🇺🇸
www.state.gov/nato-accession-anniversaries-for-albania-an… -
Edi Rama
@ediramaal
Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.
Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat dhe nevojat legjitime të popullit të Himarës. -
Edi Rama
@ediramaal
Very important to move on with full speed🇦🇱
Bledi Çuçi
@bledicuci
in democratic processes that could include disinformation campaigns through traditional and social media to shape public opinion, direct and indirect financial support for disinformation efforts, economic coercion of public actors, and civil society subversion.
-
Edi Rama
@ediramaal
Is this how information should work and truth honored?
To label a completely innocent gesture, such as a friendly pat on the shoulder following a normal conversation with the press where all questions were answered without any lack of patience, first as "aggression" and then as "intimidation," without seeking the opinions of the dozen journalists present who could attest to the event firsthand, not only fails to serve the truth but also shows disrespect to the true victims of aggression and intimidation in todays field of journalism.
Moreover, when a completely incredible misleading interpretation of a video is given more weight than the accounts of numerous and mostly female journalists who witnessed the pretended attack but were not questioned at all about it, sensationalism takes precedence over accuracy.
Adding to the spectacle, the entirely unfounded claim that this alleged act of intimidation was provoked by questions about a project involving a relative of President Trump is introduced.
Well, here it is what I can say:
Firstly, I take pride in leading a nation where, prior to my term, journalists faced true bullets, physical harm, ritual intimidation and systemic harassment. Since assuming office, there has been a marked shift in ensuring they do their work without any real problem even when few of them engage constantly in fake news, false accusations and attacks on my family or same for other members of the cabinet or parliament.
Secondly, having a wellknown background in the trench of free speakers when free speech could have cost me my own life, I have had my learning curve in becoming patient even in front of sometimes offensive unethical journalists. Never anything physical for God sake, but some bluntly undiplomatic answers have been given to them, which for good reasons didn’t really help my reputation among the free press defenders and raporteurs. Nevertheless is since long time that any of it has occured and my commitment to direct, transparent and respectful communication has consistently guided my interactions with journalists, as I fully recognize their crucial role in keeping the public informed.
As for this outplaced narrative of the “punch”, “push”, “hit”, “agress”, “intimidate” (and other various characterizations of a friendly pat while leaving the press point) that seems to have taken on a life of its own, it appears that no course of action is left for me to influence.
www.politico.eu/article/albania-pm-hits-back-after-being-… -
Edi Rama
@ediramaal
Apologies?!
Apologies following a completely abhorring lie while everything is in video and a dozen of journalists, and cameramans as well are eyewitnesses of the simple truth that not only there was anything near to an agression, but all questions were answered patiently (despite the several unthetical interruptions) in a usual talk to the press and I left after a friendly goodbye?!
No I am sorry and not only I have no apologies to make, but I reject the whole characterization of “the leader that has shown contempt toward critical press”, which is simply not true because there are now many years since I don’t engage in any type of legitimate heated debate with any journalist:-)
On the contrary I show to the many ethical as well as to sometimes unethical journalists my full disponibility to answer all questions, although the late category is used to disruptive and clearly out of any standard continous interruptions of answers.
So sorry that such a “denounciation” does not honour the values of freedom and either the truth, but more then that denounciating an imaginary agression direspects the true victims of power agressions toward women journalists around the world.
As for the “inexcusable” behaviour, as a former free press pionieer in my country when my free speech risked my own life, I feel fully intitled to say that press organizations should care to protect the values of freedom, democracy and journalistic integrity not only when they are threatened by power, but also when they are undermined by members of the press community. Otherwise our democratic societies are really in trouble. -
Edi Rama
@ediramaal
As we approach the 21st March European Council meeting, it's crucial to remember that the implementation of the Agreement on the Path to Normalisation of Relations between Kosova and Serbia, along with its Implementation Annex, is of the utmost importance for maintaining security, stability, and peace in the Western Balkans. Mere acknowledgement of the Agreement being legally binding is not enough. To ensure progress, the Agreement and the Implementation Annex must be formally included as integral parts of Kosova and Serbia's respective EU accession processes. Any delay in doing so only strengthens the status quo. And status quo about this strategic key for a peaceful, prosperous and European neighborhood in the middle of Europe doesn’t serve the security of Europe itself.
-
Edi Rama
@ediramaal
Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës😍
-
Edi Rama
@ediramaal
I fully support the better late then never decision of the Government of the Republic of Kosova to implement the Constitutional Court decision concerning the Decani Monastery. I encourage Kosova leadership to continue working with our joint key allies in demonstrating that the Republic of Kosova is indeed a credibile adult partner of the Euro Atlantic Community.
-
Edi Rama
@ediramaal
Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur socialeve e kanaleve për të thënë se paskërkemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpunokemi me Non Gratën, pse jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojmë komisione hetimore brenda kësaj kornize!
Po ne këtë e kemi thënë e stërthënë dhjetra herë, qyshse refuzuam të miratojmë kërkesa për të ngritur komisione hetimore jashtë asaj kornize! Dhe nëse deputetë të Kuvendit që mbledhin firmat për të ngritur një komision hetimor e bëjnë kërkesën brenda asaj kornize, ne s’kemi as të drejtë, as arsye e as mundësi që ta refuzojmë. E kurdoherë që kjo të ndodhë vota jonë është sigurisht pro!
Çfarë ka këtu për të vënë kujën përveç nevojës për të helmuar publikun me akuza dhe shpifje krejt të pabaza mbi medemek “pazarin me Non Gratën”, i cili thjesht nuk ekziston?
Edhe për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore e kemi thënë prej disa kohësh, nëse nuk pjell asgjë veç sherrit e shamatasë së tyre deri kur të mbyllet afati, do të mbyllet edhe komisioni e kjo punë do t’i mbetet Kuvendit, ku po nuk u arrit dot ndonjë mirëkuptim për ndryshime të ligjit dhe s’ka numra në sallë për të votuar ndryshime, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi. As për këtë s’kemi ndryshuar ndonjë qëndrim a mendim.
Atëherë ku është ky pazar dhe ku hyn Non Grata në këtë mes?!
Ah, nëse ata që do të digjnin parlamentin kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, as nuk duam t’i pengojmë të reflektojnë, përkundrazi na vjen mirë që ta bëjnë. Kjo është e gjitha dhe ne jemi ata që ishim, aty ku ishim, me po ato qëndrime që kishim, jo sepse është gabim të ndryshosh qëndrim, po sepse në këtë rast nuk ka asgjë për të ndryshuar në qëndrimin tonë.
Çudi që s’e mësuan dot që Partia Socialiste është gjithnjë tre hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojnë po në pikën ku nisin, tre hapa mbrapa nesh😂 -
Edi Rama
@ediramaal
Vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së përgjakur të 21 janarit, ka kthyer në jetë shpresën e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëve, se ajo dosje e një krimi të egër shtetëror do të dilte më nga varri i drejtësisë së kalbur shqiptare!
Ky vendim i ka rihapur rrugën e mbyllur kaq shumë vite, syrit së drejtësisë mbi vendin dhe autorët e atij krimi, duke e kthyer vendimin e qartë të Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut në një mundësi konkrete për drejtësinë e re, që të bëjë histori me vendosjen e një drejtësie të drejtë ndaj abuzimit ekstrem me forcën e pushtetit ekzekutiv.
Sot jam më krenar se asnjëherë deri më tash, për kontributin unik që Partia Socialiste dha në shembjen e Sistemit të Vjetër të Drejtësisë përmes Reformës në Drejtësi; për durimin e pakicës sonë të mbetur vendosmërisht me shpresë tek drejtësia, në ballafaqimin e vështirë me mllefin legjitim të shumë të zhgënjyerve nga zvarritja e pafundme deri në varrosje e kësaj çështjeje; për moslëkundjen e bindjes se drejtësinë për 21 janarin mund, duhet e do ta bëjë vetëm një drejtësi e re dhe askush tjetër, sado që ajo të vonojë.
Me frymëmarrjen e lehtësuar nga vendimi i sotëm dhe vetëdijen se rruga drejt shpagimit përfundimtar nga drejtësia e gjakut të pafajshëm të katër dëshmorëve të 21 janarit është ende e përpjetë, dua t’u them të gjithë atyre që e humbën shpresën në këto vite të gjata varrosjeje të asaj dosjeje dhe nuk i kursyen fjalët e hidhura në drejtimin tim e të PS:
Keni të gjithë mirëkuptimin tim, po kurrë mos e humbni besimin tek forca jonë e përbashkët dhe Shqipëria që po bëjmë me përpjekjen tonë të përbashkët🙏 -
Edi Rama
@ediramaal
We strongly condemn the Russian missile attack in Odessa that endangered the life of Prime Minister Mitsotakis of Greece, a friend and a dedicated NATO ally and of President Zelensky, whom I had the pleasure to host last week in Tirana. These are reckless and dangerous provocations.
-
Edi Rama
@ediramaal
Tirana International Airport is on an incredible flight path! 🛫 In February 2024, we welcomed 577,515 travelers, a 69% increase from last year. From Jan-Feb 2024, the numbers soared to 1,202,785, marking a 59% jump! Albania's beauty is calling – come and see for yourself why everyone's flying our way🇦🇱✈️
#explorealbania and if you are around Berlin don’t miss the biggest tourism fair of Europe where Albania has a beautiful stand with plenty of information🦅 -
Edi Rama
@ediramaal
Letra ime për Sekretarin Blinken, pas vizitës së tij kuptimplotë në Tiranë🇦🇱🤝🇺🇸
-
Edi Rama
@ediramaal
Hey friends and travelers! 🌟 The UN Tourism Barometer has just announced that Albania is the top performing destination in Europe for 2023! 🏔️🎉 We're thrilled and proud to be recognized for our beautiful landscapes, rich culture, and warm hospitality.
Whether you're looking for adventure in our majestic mountains, relaxation on our pristine beaches, or a journey through our historic streets, Albania has something for everyone. Come and see for yourself why everyone's talking about Albania. Let's make memories together that will last a lifetime!
Can't wait to welcome you all! 🇦🇱✈️ #visitalbania #unwtotopdestination #exploreeurope #travel2024
🔗 Find out more and start planning your trip: [www.unwto.org/un-tourism-world-tourism-barometer-data](www.unwto.org/un-tourism-world-tourism-barometer-data) -
Edi Rama
@ediramaal
💯% në një mendje me Bashkimin Europian!
*Me vizionin #shqipëria2030🇦🇱 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura si rezultat i zgjerimit të tyre në këto vite. Ndryshimet e sotme ligjore e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë🏔️⛺️☀️🌊🏖️
**Në hartën bashkëngjitur numri i parqeve kombëtare në vendet e rajonit tonë -
Edi Rama
@ediramaal
🇦🇱🤝🇮🇹The Parliament today ratified the agreement of cooperation against illegal migration between Albania and Italy! Albania is standing together with Italy by choosing to act like an EU member state and agreeing to share a burden that Europe should face united as a whole family in the face of a daring challenge that transcends traditional left and right divides. By working together to find the right answers, rather than using this issue as fuel for political infighting that only increases anxiety among the people of our shared continent and makes our collective future more uncertain. No country can solve such a challenge alone, no rhetoric or quick fixes can change its magnitude, and no old glories or past ways of thinking can provide an escape from facing what is coming in all fronts. Only a stronger, braver, and more sovereign Europe loyal to itself can.
-
Edi Rama
@ediramaal
I stand with President Biden and other allied leaders in paying tribute to Alexei Navalny's ultimate sacrifice. This tragedy underscores the importance of unity and allied determination. The Munich Security Conference is an opportune moment to highlight the significance of collective efforts, particularly among NATO allies. We all must share the responsibility of upholding NATO's principles, and while we face complex challenges, we should not hesitate to go the extra mile. The 2% commitment is the minimum requirement, not the maximum. Albania remains committed to collaborating with our partners to strengthen our defence capabilities, including revitalizing our military industry.
-
Edi Rama
@ediramaal
It was a pointless session. The UN Security Council is clearly not the venue for anything related to Kosova. As two sovereign countries aspiring for EU membership, Kosova and Serbia should fully concentrate on the EU-facilitated dialogue and focus on reaching agreements on financial circulation, postal service, double taxation, and all other issues benefiting the day-to-day lives of ordinary people, while also securing a peaceful future for the next generations. As we stand by Kosova in deterring any external threats, Albania will continue to emphasize to the Kosova leadership the importance of close coordination with its key allies. Standing firmly and continuously together with them shows a sense of statehood vision and responsibility, while any instance of standing alone on the path to full recognition diminishes the country's standing in the public realm of international relations.
-
Edi Rama
@ediramaal
Heartfelt congratulations to my dear friend @presidentaz on his reconfirmation as the undisputed leader of friendly Azerbaijan, a lovely country with diligent, hardworking people who, under his leadership, are making great strides forward! I look forward to assist in the opening of the new Albanian Embassy in Baku very soon🇦🇱🤝🇦🇿
-
Edi Rama
@ediramaal
While we all agree that Kosova's government should engage, coordinate, and work more closely with its key allies, let's also not lose sight of Kosova's undeniable right to enforce its constitution. After Banjska, it's crucial to maintain focus and a sense of balance.
-
Edi Rama
@ediramaal
-
Edi Rama
@ediramaal
Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë dhe për këdo që ka interes për artin e politikës!
E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët!”. Kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto😍 -
Edi Rama
@ediramaal
Ka perënduar me kohë koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov, siç do të mbarojë po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimit të madh të politikës së ditës, mes punës mendore të parlamentarëve dhe aktivitetit fizik të tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë!
Ky vend është në një kohë tjetër dhe ky vit është kyç për rritjen e mëtejshme të pagave, investimeve publike e atyre private, të brendshme a të huaja, turizmit që në 2023 arriti rekordin fantastik të 10 milionë vizitorëve nga jashtë, e me radhë në çdo aspekt, drejt #shqipërisë2030.
Prandaj Shqipëria s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër, duke kërkuar nëpër rrugicat e ngushta të Kuvendit a të zonës rreth tij, rikthimin e kohës së vdekur. -
Edi Rama
@ediramaal
Në këtë fazë të re zhvillimi të vendit dhe në kushtet kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, pasi sapo ka hedhur me sukses hapin e parë të tyre, kërkohet një qasje e re ndaj administratës publike, për të rritur krahas pagave konkuruese dhe cilësinë e burimeve tona njerëzore, duke adresuar të gjitha hallkat e procesit të funksionimit të saj, nga rekrutimi deri tek promovimi i nëpunësve; duke rishikuar me një sy më kërkues e me ekspertizë më të konsoliduar organizimin e institucioneve, strukturat e funksionet e tyre, proceset e punës e të ndërveprimit mes tyre; duke krijuar kushte më të mira e mekanizma të qëndrueshëm për motivimin e për trainimin e trupës sonë të Shërbimit Civil dhe me radhë…
Po ashtu është e udhës që politikat antikorrupsion të qeverisë të harmonizohen më mirë mes institucioneve të ekzekutivit, me ekzigjencat e procesit sfidues të negociatave me BE për të gjitha institucionet e vendit, si edhe me vetë shoqërinë civile e sipërmarrjen.
Për ta nxitur këtë qasje të re dhe adresuar sfidat e mësipërme, do t’i dërgoj Presidentit të Republikës propozimin për miratimin e një tjetër anëtari të ri të kabinetit qeveritar, si Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Këtë detyrë do ta kryejë zonja Adea Pirdeni, e cila ka kryer tre vjetët e fundit rolin e zv.ministres së drejtësisë dhe ka spikatur me lidershipin e me profesionalizmin e saj në rolin e zv.kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit madhor të Gjyqësorit e të Drejtave Themelore. -
Edi Rama
@ediramaal
Lipset të kalohet sot në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilat për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë, duhet të dalin nga kufijtë e ngushtë tradicionalë të qeverisjes së vendit dhe të ndërveprojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën, sidomos në kushtet kur teknologjia digjitale ka hyrë si një fuqi e re e kohës në të gjitha fushat e jetës dhe kërkon drejtim strategjik, orientim qeverisës e koordinim ndërsektorial; kur kultura nuk mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat ajo ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave ajo mund të përfitojë shumë më tepër; kur vetë sektori i ekonomisë në tërësi kërkon një përmasë të re në frontin e qeverisjes.
Për këtë nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, kam vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës.
* Për drejtimin e kësaj ministrie të re do t’i propozoj sot Presidentit të Republikës, zotin Blendi Gonxhja, një drejtues publik që ka spikatur për reformimin dhe modernizimin mbresëlënës të
institucionit, orientimin konstant ndaj inovacionit në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët, shpejtësinë e integrimit të nënsektorit përkatës në kornizën e standarteve europiane. -
Edi Rama
@ediramaal
The horrible attack at Charles University in Prague has shocked us all. My condolences go to the families of the victims. Albania strongly condemns the deadly violence and stands by its Czech friends in this difficult time🙏🇦🇱
-
Edi Rama
@ediramaal
From the reading of the reasoned decision of the special Court on Corruption and Organized Crime regarding the denial of the swearing-in permit for the elected mayor of Himara, I find it important to publicly highlight the following:
1. The denial of the swearing-in permit under the conditions of pre-trial detention by the General Directorate of Prisons ultimately represents a legally correct stance. Similarly, the CCOC's rejection of the request is clearly articulated and easily understandable.
2. The fact that the elected mayor of Himara remains as such until the conclusion of the trial, and that only the formal decision will determine his ability to take the oath in the case of innocence or his inability to continue as mayor in the case of guilt, is also clearly stated and easily comprehensible.
3. The CCOC reference to the impasse caused by the temporary continuation of duties by the losing candidate, while the elected mayor remains in pre-trial detention, and the previous mayor lacks the legitimacy to lead the municipality in the absence of the winner, clearly emphasizes the need to resolve this impasse through the discontinuation of the losing candidate's tenure, based on the best European practices for ensuring public services in the municipality of Himara.
In conclusion, this reasoned decision by the CCOC is an undisputed legal confirmation of the "Beleri case" as a matter of justice, rather than politics or in any way related to the central government's authorities. Furthermore, the rationale of this decision creates a positive premise for addressing the aforementioned impasse. -
Edi Rama
@ediramaal
Nga leximi i vendimit të arsyetuar të GJKKO mbi mosdhënien e lejes për betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, shoh të udhës të nënvizoj publikisht sa më poshtë:
1. Mosdhënia e lejes për betim në kushtet e paraburgimit nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rezulton përfundimisht një qëndrim korrekt ligjor, ashtu sikundër edhe refuzimi i gjykatës speciale ndaj kërkesës është qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm.
2. Fakti që kryetari i zgjedhur i Himarës mbetet i tillë deri në fund të gjykimit dhe vetëm shpallja me vendim të formës së prerë do të përcaktojë mundësinë e tij për t’u betuar në rast pafajësie apo pamundësinë e tij për të mbetur kryebashkiak në rast fajësie, është po ashtu qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm.
3. Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës.
Si përfundim, ky vendim i arsyetuar i GJKKO është një konfirmim i padiskutueshëm ligjor i “çështjes Beleri” si një çështje e drejtësisë, assesi e politikës apo kurrësesi e organeve të qeverisë qendrore. Po ashtu arsyetimi i këtij vendimi krijon një premisë pozitive për adresimin e ngërçit të lartpërmendur.
dpbsh.gov.al/wp-content/uploads/2023/12/vendim-dhionisis-… -
Edi Rama
@ediramaal
A very sad day for the warm and friendly Kuwaiti nation! My thoughts are with the people of Kuwait as they mourn the loss of their esteemed leader, His Highness Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah. His dedication to peace and prosperity leaves a lasting legacy. May his memory bring comfort to his family, his people, and all his friends during this time of sorrow. #kuwait #rip
-
Edi Rama
@ediramaal
On the occasion of the SPD Congress in Berlin, I sincerely thank @Bundeskanzler Olaf Scholz for his leadership🙏 The rejuvenated Berlin Process is just one of many successes of our friends and allies in Berlin. Albania will remain deeply committed to this process as the principal platform for high-level cooperation in the Western Balkans🇦🇱🤝🇩🇪
-
Edi Rama
@ediramaal
As the Hanukkah lights illuminate homes and hearts, I extend heartfelt greetings and blessings to the Jewish community in Albania and around the globe, and especially to those in the State of Israel.
Hanukkah, the Festival of Lights, celebrates the triumph of light over darkness, of spirituality over materialism, and of freedom over oppression. It's a time to reflect on the miracle of the Maccabees and the enduring strength of faith.
Let the Hanukkah candles bring hope and light into the lives of all Jewish people, and may their glow remind everyone of the unity and resilience that define the human spirit.
Chag Hanukkah Sameach🙏 -
Edi Rama
@ediramaal
In two separate friendly and frank conversations with the ambassadors of the Arab League and of Israel in Albania, I shared my opinion and concerns as follows:
On October 7, Albania stood firmly behind Israel against Hamas. And we continue to do so. Israel has the undisputed right to defend itself, and Hamas's horrific crimes cannot be forgotten or relativised and should not go unpunished. However, as a peaceloving multi-religious country, Albania is very concerned with the prolonged conflict in Gaza. We are disturbed by the destruction, civilian casualties and the suffering.
We have no doubt. Hamas is an agent of chaos, a bishop at the hands of sinister players with ambitions far beyond Gaza. They seek to destroy any chance for reconciliation and regional peace by undermining regimes in the Middle East. They seek to antagonize relations between Europe and the Middle East to the point of no return by pushing the spin of a civilizational clash. They seek to discredit democracy and much more. And I am afraid that the prolonging of the civilian suffering of both Palestinian and Israeli people only feeds these sinister ambitions.
On November 6, four days ahead of the 2023 Paris Peace Forum, I presented the idea that a multinational coalition of the Arab League and Turkey with a UN mandate could temporarily assume control of Gaza, facilitating much-needed reconstruction and the transition of governing responsibilities from Hamas to the Palestinian Authority.
We should not allow the continuation of the current narrative in which the Palestinians in Gaza have only two choices: Hamas or Israel. The international community needs to step up and create a third choice: a future for Gaza free of Hamas and Israeli troops.
After the horrific crimes that Hamas committed on October 7, there can be no political future for Hamas. I fear that the only way to persuade Israel to halt its operations and retreat from Gaza is by providing solid assurances that Hamas is out of the board. For the sake of peace, Israel and the neighbouring Arab countries need to work together and share the responsibility for peace. I fear that there is minimal other way around it and an immediate ceasefire for an unconditional release of the hostages seems to me a not avoidable starting point.
Even though we are currently in the UN Security Council, as a small country, Albania is fully aware of its limitations in the international arena. However, all actors should share the burden of building sustainable peace regardless of strength, size or significance. This engagement is a must for all of us, and Albania will not hesitate to do its part. -
Edi Rama
@ediramaal
I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.
-
Edi Rama
@ediramaal
At the Paris Peace Forum, I had the opportunity to meet various leaders and senior officials. On Gaza, we all agree that the conflict and the horrible suffering it inflicts need to end.
As a dedicated member of NATO, we see a worrisome pattern, a sinister commitment to trigger conflicts and seed chaos in the northern hemisphere, the Western Balkans included. These agents of chaos need to be stopped and defeated.
Unfortunately, the prolongation of the civilian suffering in Gaza only feeds the ambitions of Hamas and other agents of chaos.
I feel encouraged by the dedication of our host here in Paris, President Macron of France, who, on Saturday, 10 November, strongly appealed for an immediate ceasefire. I agree with President Macron's assessment that a ceasefire would also benefit Israel.
As a peaceful and multi-religious country with a vibrant youth, an immediate end to the civilian suffering of the Palestinian and Israeli people and a sustainable peace between these two nations is of strategic interest to Albania. I will continue working with other leaders and other officials on this. -
Edi Rama
@ediramaal
Bashkëlidhur deklarata në vigjilje të Forumit të Paqes së Parisit 2023:
kryeministria.al/newsroom/komunikim/
Attached the statement ahead of the 2023 Paris Peace Forum:
kryeministria.al/en/newsroom/komunikim/ -
Edi Rama
@ediramaal
Si e sparsa sui giornali la notizia che i amici del PD italiano volevano espellermi dal Partito Socialista Europeo e poi con un certo ritardo loro stessi hanno smentito, ma sottolineando che l’accordo che l’Albania ha fatto con il governo italiano e gravemente sbagliato su tutti i punti di vista - esattamente la stessa cosa dicono i tanti PD della destra albanese che lottano per il diritto allo stesso nome dopo susseguenti spaccature.
A me manchera sicuramente la capacita di vedere i tanti punti di vista di tutti questi PD, ma in pieno rispetto del PD italiano vorrei ripetere il mio unico punto di vista: Cercare di aiutare l’Italia in questa situazione, dove nessuno in Europa sembra avere una soluzione condivisibile da tutti forse non e il massimo, ma e sicuramente il minimo che l’Albania deve e puo fare! Se poi questo non e di sinistra in Italia, pazienza, sembra che non e neanche di destra in Albania. Forse e semplicemente giusto.
(Mi dispiace che non posso confrontarmi con i amici italiani al Summit del PSE a Malaga, perche sono al Forum della Pace a Parigi, ma auguro che dalla discussione sul sempre piu spinoso tema del immigrazione ne esca fuori la buona concreta e condivisa risposta che l’Europa attende da oramai tanti anni) -
Edi Rama
@ediramaal
While we firmly stand with Israel against Hamas, we are also very concerned about the suffering of civilians and the destruction in Gaza. It is crucial to end this conflict before it escalates further and spirals out of control. Albania supports President Biden's call for a humanitarian pause in hostilities. In exchange for an immediate ceasefire, the Arab League and Turkiye should secure the unconditional and safe release of all hostages held by Hamas. Following the horrific crimes committed on October 7, there can be no political future for Hamas. Under a UN mandate, an international force led by the Arab League can temporarily assume control of Gaza, facilitating a transition of governing responsibilities from Hamas to the Palestinian Authority. I will soon be joining other world leaders at the Paris Peace Forum, where we will discuss ways for restoring peace in the Middle East.
-
Edi Rama
@ediramaal
I couldn't be prouder of Albania's firm and concrete contribution to the ongoing difficult process of normalizing relations between Kosovo🇽🇰& 🇷🇸Serbia. However, the ASMM draft statute accepted by Kosovo and Serbia as a suitable working document is an 🇪🇺EU draft.
🇦🇱Albania will strongly support Kosovo in implementing the Basic Agreement and will continue to play its part in promoting peace, stability, and regional cooperation among all countries in our neighborhood. I will soon be going to Pristina to personally show my support. -
Edi Rama
@ediramaal
Three days have passed since the dangerous and inflammatory remarks were made against Bosnia and Herzegovina, Kosova, and Montenegro. I must confess, I am surprised by the lack of reaction from our EU partners so far, and I sincerely hope that this silence will be broken as soon as possible!
-
Edi Rama
@ediramaal
Urtësia e popullit shqiptar dhe jo vetëm e tij në fakt, mëson se "më mirë vonë se sa kurrë". Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që udhëheqja e Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm të Brukselit! Duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor Kosova sot ndodhet në një pozitë shumë më të mirë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara.
Është koha kritike që Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar deri tani duhet të zbatohet pa vonese. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare.
Mjaft më duke parë gishtin teksa gishti tregon hënën. Mjaft më me të njëjtat muhabete të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft më me shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazma të së kaluarës për hir të vogëlsisë së politikës së brendshme. Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra “o të gjitha o asgjë”. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Europës.
Bëni paqe paj Zotin dhe le të shikojmë përpara. Të gjithë së bashku! -
Edi Rama
@ediramaal
The wise Albanian people, and not only them, by the way, say "better later than never." I can't hide my satisfaction that Kosova's leadership finally made the right call in yesterday's Brussels meeting! Kosova is in a much better place today by wisely accepting the EU proposal on the 21st of October—a very significant step forward.
It's high time for Serbia to do the same. Everything that is accepted and agreed upon needs to be implemented without any delay. I call on our Western partners to maintain this momentum and push forward towards a final breakthrough.
Enough with watching the finger while the finger shows the moon. Enough with more of the same old and dangerous platitudes. Enough with avoiding peace and indulging in the ghosts of the past for the sake of petty domestic politics. Look at what happens to those who avoid peace and engage in zero-sum games.
We need peace, stability, and cooperation in our European neighborhood.
Make peace, for God's sake, and let’s move on. All together! -
Edi Rama
@ediramaal
Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve.
-
Edi Rama
@ediramaal
I commend the Prime Minister of Kosova for accepting the EU proposal to advance firmly towards a deblocking solution on ASM through self-management instruments as a framework for upcoming negotiations. This is indeed an important milestone. The leaders of Kosovo and Serbia should demonstrate leadership and work closely with our Western partners to promptly implement the Basic Agreement on the normalization of relations, without any further delays. Our region deserves peace, stability, and cooperation for a shared, better future, rather than conflicts, blame games, and setbacks that harm us all.
-
Edi Rama
@ediramaal
It is profoundly shocking to witness the images of the bombing of Al-Ahli Hospital in Gaza, where hundreds of people were massacred and lost their lives. According to international law and the laws of war since ages itself, the sick and wounded, hospitals, medical personnel, and mobile medical care facilities are not to be targeted.
There is no justification and no forgiveness, under any circumstances, for attacking medical infrastructure, civilians, and medical teams.
Prime Minister Netanyahu's statement that this massacre was carried out by barbaric terrorists themselves is alarming, but it is not sufficient to separate the truth from the claims of the warring parties. Therefore, all possible facts must be gathered, and the responsibility for this terrible strike must be thoroughly investigated for the sake of all humanity.
Hamas is a cancer in the body of humanity, but this doesn't excuse turning a blind eye to the horrifying images of the bombed hospital or merely relying on the Prime Minister of Israel's deeply shocking statement.
In this conflict, Albania and the entire democratic world stand firmly on the side of Israel, barbarically targeted by the depravity of Hamas terrorists! However, the democratic world must also be a guarantor of the truth and the justice for the hundreds of victims of the bombed hospital in Gaza. Therefore, investigating the facts to identify the perpetrators of this massive slaughter and ensuring their punishment without any equivocation is an unquestionable responsibility and an essential obligation of the democratic world towards all of humanity. -
Edi Rama
@ediramaal
Është thellësisht tronditëse të shohësh pamjet e goditjes me bombë të spitalit Al-Ahli në Gaza, ku qindra e qindra njerëz u masakruan e humbën jetën.
Sipas ligjeve ndërkombëtare po edhe zakoneve të luftës, të sëmurët e të plagosurit, spitalet, personeli mjekësor dhe objektet e lëvizshme të kujdesit mjekësor nuk preken.
Nuk ka asnjë justifikim, në asnjë rrethanë, për goditjen e infrastrukturës spitalore, civilëve dhe ekipeve mjekësore.
Deklarata e kryeministrit Netaniahu se kjo masakër u krye nga vetë barbarët terroristë është drithëruese, por nuk mjafton për ta ndarë të vërtetën nga pretendimet e palëve ndërluftuese. Prandaj të gjitha faktet e mundshme duhet të mblidhen dhe të provohet autorësia e kësaj goditjeje të tmerrshme në themelet e vetë njerëzimit.
Hamasi është një kancer në trupin e njerëzimit, por kjo nuk mjafton as për t’i mbyllur sytë përballë pamjeve rrënqethëse të gërmadhave të spitalit të bombarduar dhe as për t’u mjaftuar me deklaratën shumë tronditëse të kryeministrit të Izraelit.
Në këtë luftë Shqipëria dhe e gjithë bota demokratike është e përcaktuar në anën e Izraelit të goditur barbarisht nga mizoria e terroristëve të Hamasit! Por bota demokratike duhet të jetë po ashtu garante e të vërtetës dhe e drejtësisë për qindra e qindra viktimat e spitalit të bombarduar në Gaza. Prandaj hetimi i fakteve për nxjerrjen e autorëve të kësaj vrasjeje masive dhe dënimi pa asnjë ekuivok i tyre është përgjegjësi e padiskutueshme dhe detyrim i pashmangshëm i botës demokratike ndaj mbarë njerëzimit. -
Edi Rama
@ediramaal
Thrilled to announce that the Durres Ecopark project has reached the finals of the prestigious world architecture award at miesarch.com/work/5462. Transforming a once notorious landfill into a symbol of eco-resilience, we're making strides toward a cleaner and greener Albania. #durresecopark #cleanalbania
-
Edi Rama
@ediramaal
I strongly condemn the terrorist attack by Hamas against Israel. We stand firm against terrorism. Our thoughts are with the victims, their families and all of Israel.
@netanyahu -
Edi Rama
@ediramaal
🇦🇱Albania will happily support the #saudi2034 ⚽️World Cup bid. I am confident that 🇸🇦KSA will amaze not only the over 3.5 billion soccer fans worldwide but also anyone fortunate enough to attend that incredible celebration of the most popular sport on the planet, which will come after the #vision2030 implementation under the great leadership of its Crown Prince, Mohammed bin Salman Al Saud😍
-
Edi Rama
@ediramaal
The terrorist attack in Ankara is a despicable act of cowardice that Albania strongly condemns. It should help many in Europe to better understand and support Turkey in its fight against terrorism🇦🇱🤝🇹🇷
-
Edi Rama
@ediramaal
Albania joins the US Government's call for immediate de-escalation on the border between Kosova and Serbia. I urge Kosova's and Serbia's leadership to act responsibly and maturely. Albania is committed to Kosova's security and stability.
-
Edi Rama
@ediramaal
Në kuadrin e mbështetjes së Shqipërisë për garantimin e sigurisë në veriun e Kosovës dhe marrjen e kontrollit nga KFOR-i, në këtë fazë kur rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është alarmant, kemi komunikuar në nivelet më të larta të aleancës euro-atlantike e kemi gjetur një gatishmëri maksimale. Nga ana tjetër u kemi ripërcjellë aleatëve arsyet e moslinjëzimit tonë me deklaratën e fundit të BE-së, duke vazhduar të kërkojmë qëndrimin e tyre publik, lidhur me grupin e armatosur kriminal që vrau efektivin e policisë së Kosovës dhe lidhur me zinë kombëtare në Beograd për pjesëtarët e asgjësuar të atij grupi.
Atyre në Prishtinë që në vend se të fokusohen 100% tek sfida e jashtëzakonshme që kanë, gjejnë kohë edhe për të fryrë me fejsbuk, përmes profilesh politike apo profilesh fallco, tullumbacin e konspiracionit të “vëllaut të Vuqiqit”, duke ngatërruar për arsyet e mosarsyes së tyre kërkesën time të shpjeguar publikisht dje për KFOR-in, me paralajmërimin tim të para disa muajve për “Republikën e KFOR-it”, u kujtoj sot se:
1. KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, e as një fuqi ndarëse e territorit të Republikës së Kosovës, po përkundraze një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi!
2. Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë.
3. E di çdokush të vërtetën e thjeshtë fare se në çdo rast dhe për çfarëdo nevoje të re operacionale në territorin e Kosovës, KFOR-i i harmonizon veprimet e veta me autoritetet shtetërore të Kosovës e me forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, prandaj është sa e dhimbshme, aq edhe qesharake, që edhe në këtë situatë kaq serioze për sigurinë në veriun e Kosovës, politikanë me profile publike apo me profile fallco në Prishtinë merren me të tilla manipulime të ulëta emocionesh të qytetarëve të tyre, duke deformuar qëllimisht qëndrimet e mia. Keqardhje për ta, se për trimat e biznesit politik e mediatik të Tiranës, që janë gati t’ia venë zjarrin vetë Kosovës, bashkë me Shqipërinë për përmbysjen imagjinare të “regjimit” tim, nuk kam asnjë sekondë për të humbur! -
Edi Rama
@ediramaal
Zija e shpallur zyrtarisht në Beograd për pjesëtarët e grupit të armatosur që u asgjësuan nga forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, pasi nga ai grup iu mor jeta një efektivi të policisë është sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit dhe komunitetit euro-atlantik! Në ndërkohën që duhet të kishte hapur një hetim serioz për anëtarët e atij grupi kriminal, lidhjet e tyre me trafikantët e armëve dhe me të tjerë individë apo entitete, në Serbi apo gjetkë, potencialisht të angazhuara në krijimin e një lëvizjeje të armatosur në Veriun e Kosovës, Beogradi me këtë shpallje zije që nuk ka asnjë lidhje me shekullin XXI, i fryn si asnjëherë më parë qysh prej vitit 1999, zjarrit të një konflikti të armatosur!
Kjo është jo vetëm e pajustifikueshme dhe e papranueshme, por e dënueshme me të gjithë forcën e fjalës e të instrumentave në dispozicion të bashkësisë euro-atlantike!
Ky është momenti që Serbia duhet ta ndajë qartë dhe prerë mendjen nëse do të jetë me Europën dhe botën demokratike të shekullit XXI apo me hijen e vetvetes së fundshekullit XX; me vlerat dhe parimet e Bashkimit Europian e të komunitetit euro-atlantik apo me fantazmat dhe me krimet e të shkuarës së saj të palavdishme të viteve ‘90; me të nesërmen europiane të fëmijëve të saj të pafajshëm apo me të djeshmen e fajshme të nacionalizmit vrasës e vetëvrasës!
Ky është momenti kur Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta ndajnë qartë e prerë mendjen nëse do ta ngrenë në nivelin më të lartë alarmin demokratik për ta ndalur përshkallëzimin e konfliktit në Veriun e Kosovës, i cili ka hyrë në fazën e vet më të rrezikshme qysh prej vitit 1999 apo do të vazhdojnë t’i mbajnë Dialogun për Normalizim dhe angazhimin e KFOR-it në të njëjtin nivel krejt të pamjaftueshëm tanimë! Kjo e dyta sot është krejt e pakëshillueshme, por nesër mund të bëhet krejt e pajustifikueshme, sepse nesër mund të jetë vonë edhe për të parën! Prandaj apeli i Shqipërisë për miqtë e mëdhenj e aleatët strategjikë të Ballkanit Perëndimor është: Veprimin e sotëm, mos e lini për nesër!
Ky është momenti kur edhe Kosova duhet të reflektojë shumë seriozisht dhe të ndajë mendjen qartë e prerë, nëse do të vazhdojë në kursin e veprimit të shkëputur nga miqtë e saj të pazëvendësueshëm dhe aleatët e saj të padiskutueshëm apo do të veprojë në harmoni e mirëkuptim me komunitetin euro-atlantik, për të arritur qëllimin më madhor në histori pas fitores së luftës e shpalljes së pavarësisë, njohjen përfundimtare si shtet anëtar i këtij komuniteti! Të gjitha rrugët e tjera përveç kësaj të dytës janë rrugë iluzionesh me përfundime të dhimbshme, të cilat e largojnë Kosovën nga qëllimi madhor, e zbrazin atë nga shpirti i ardhmërisë dhe e kthejnë në mënyrën më absurde peng të paqes në mes të Europës, pasi ka dalë fitimtare nga lufta për t’u bërë një vend i lirë europian. -
Edi Rama
@ediramaal
Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë.
Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin. -
Edi Rama
@ediramaal
As the sun has set and usher in the Jewish New Year, I extend my warmest wishes to the Jewish community in Albania, Israel, and around the world. Rosh Hashanah is a time of reflection, renewal, and hope, and as we stand at the threshold of a new year, let us cherish the deep-rooted bond between the Jewish and Albanian people.
Our shared history is a testament to the enduring spirit of unity and mutual respect. Throughout the darkest times, Albania has been a beacon of hope and refuge for the Jewish community. Our nation's commitment to safeguarding Jewish lives during the Holocaust is a poignant reminder of our shared values and the strength of our bond.
In recent years, I have been privileged to contribute to the strengthening of ties between Albania and Israel. Our collaboration in various sectors, from trade to culture, has enriched both our nations and paved the way for a brighter future. I am proud of the strides we have made together and am committed to further deepening our partnership.
As you gather with loved ones to celebrate Rosh Hashanah, may you be inscribed and sealed for a good year. Let us continue to nurture the special connection between our peoples and work towards a world filled with peace, prosperity, and understanding. -
Edi Rama
@ediramaal
Interesting! “We call upon Albanian authorities”… A call without specifying which authorities and, for sure, without being informed that the problem in this case is not the outcome of the elections, but the outcome of the courts, which have already refused such a demand⚖️.
I used "for sure" because it would be truly shocking if the great European Popular Party were to pass a resolution titled "Rule of Law" to call for a different outcome than the one decided by the Special Prosecutor against Corruption & Organized Crime and the Special Courts with the same name. These institutions were established with full support from the EU&US and are closely assisted by the US&EU in their so far impressive work against corruption and organized crime 🇺🇸🇦🇱🇪🇺.
If necessary, we are more than willing to provide the highly respected EPP leadership with information about this matter in any format and at any time. It is without a doubt that all Albanian authorities greatly anticipate the continuous support of the EPP, as a strong voice of our Europe during this historic phase of change for our country. Finally, high-profile cases are being thoroughly investigated, transcending political affiliations and signaling the end of a long era of impunity🦅 -
Edi Rama
@ediramaal
Interesante! "Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare"... Një thirrje pa specifikuar se për cilat autoritete dhe, me siguri, pa qenë të informuar se në këtë rast problemi nuk është rezultati i zgjedhjeve, por i gjykatave, të cilat e kanë refuzuar një kërkesë të tillë⚖️.
E përdora "me siguri" sepse do të ishte vërtetë shqetësuese nëse Partia e madhe Popullore Europiane do të kalonte një rezolutë me titullin "Sundimi i Ligjit" për të kërkuar një rezultat tjetër nga ai që është vendosur nga Prokuroria Speciale për Korrupsionin e Krimin e Organizuar dhe Gjykatat Speciale me të njëjtën emër. Këto institucione u themeluan me mbështetje të plotë nga BE&SHBA dhe ndihmohen ngushtësisht nga SHBA&BE në punën e tyre deri këtu mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar 🇺🇸🇦🇱🇪🇺.
Nëse është e nevojshme, jemi më shumë se të gatshëm të sigurojmë udhëheqjen e lartë të EPP-së me informacion mbi këtë çështje në çdo format dhe në çdo kohë. S’ka dyshim, se të gjitha autoritetet shqiptare e presin me shumë besim mbështetjen e vazhdueshme të EPP-së, si një zë i fortë i Europës sonë gjatë kësaj faze ndryshimi historik për vendin tonë, ku më në fund, zyrtarët e lartë po hetohen me thellësi përtej anësive politike, çka shënon fundin e një epoke të gjatë të pandëshkueshmërisë🦅. -
Edi Rama
@ediramaal
🎉Fantastic News!🎉
Airports Council International table of July shows that when it comes to country performance in passenger traffic vs. 2019 🇦🇱 Albania stands again at #1 with an incredible 116% increase! 🦅🛫
Thank you to everyone who has made this possible🙏
Let's continue to soar to new heights! 🌍✈️ -
Edi Rama
@ediramaal
OUR COMMISSIONER who never let our region down, especially in tough times🫡
One must admit that after President’s Michel unexpected straight talk speech at the Bled Strategic Forum the slow EU bus is becoming an interesting place to stand even without a free seat - no doubt Western Balkan passengers can endure better the long length of the trip while following a loud conversation among the sitting guys😀
Let listen what’s next🤷🏻♂️ -
Edi Rama
@ediramaal
Yeah of course, that’s why the bus can never become a plane… Anyhow trust me, at the present status of affairs standing in the EU bus even without a seat is safer then sitting in a Russian plane, because the trip may be too slow and our destination too far, but one thing is sure like death: This bus will never crash😅
🇦🇱WE❤️EU🇪🇺
www.politico.eu/article/european-commission-snub-charles-… -
Edi Rama
@ediramaal
In the link below, everyone interested can find an extensive interview of mine with Greek journalist Pavlos Papadopoulos for the prestigious "Kathimerini" newspaper. We discussed the latest (non)issue that has emerged between our two friendly countries, Albania and Greece. 🇦🇱🤝🇬🇷
-
Edi Rama
@ediramaal
Asaj shprehjes popullore, “hedh një budalla një gur në lumë dhe 100 të mençur s’e nxjerrin dot”, po i bashkangjis si adresë Fletoren Zyrtare, ku çdo shejtanbudalla nga ata që e kanë nxjerrë nga nuk e di ku, se qeveria paskej vendosur 100 e kusur milionë për të ricikluar mbetjet e Fierit dhe Elbasanit në Dokumentin e Politikave Prioritare, mund të gjejnë se çfarë ka vendosur në fakt në atë dokument qeveria në mbledhjen e miratimit të tij, e pastaj mund t’ia tregojnë publikut, ndërkohë që për sa na takon nuk kemi vendosur asgjë të tillë!
Me këtë rast sqaroj se shumat e përcaktuara në këtë lloj dokumenti orientues janë shuma që nuk lidhen vetëm me buxhetin, po edhe me financime të mundshme alternative, ndërkohë që guri 100 e kusur milionësh s’ka asnjë lidhje as me këtë dokument, as me ndonjë vendim tjetër tonin!
Në mbyllje, mediave “investigative” që marrin pjesë në hedhje gurësh në mexhelis, u lutem të mos harrojnë t’u drejtohen edhe burimeve zyrtare, qoftë edhe për të larë gojën, sepse mund t’i kursejnë vetes figurën e keqe të të keqinformuarit që keqinformon, ndërkohë që misioni i tyre është ta informojnë publikun duke e mbrojtur nga keqinformimi🤷🏻♂️ -
Edi Rama
@ediramaal
It is so sad to watch our beautiful neighbouring country constantly suffer from wildfires, while the brave Greek people and all of them in uniform fighting against such devastations deserve our full solidarity and profound admiration🇦🇱❤️🇬🇷
-
Edi Rama
@ediramaal
Here is my answer for all those, in Greece, Albania or elsewhere, who commented in various ways or were perplexed by my absence in Athens, but also for the journalists that asked for my opinion and didn’t get a response before the event. The reason is simple: I did not want to disturb the host and his guests, by adding to the noise before my good friends gathered in Athens finished their work.
I am happy Kyriakos took the initiative to break bread with the highly relevant leaders and discuss the European future of the Balkans against the backdrop of the Russian aggression. The region needs Greece to be more involved in our common path. I have always told him or other Greek friends, including saying it publicly in several occasions, that I sincerely believe their country has a natural role to play in the Balkans given its EU profile and experience.
I very much hope the meeting was productive and of course, I would have rather not seen the dinner used to send to Albania a contradictory message vis-à-vis the much more ambitious purpose of the initiative and I hope this unfortunate fact did not confuse the honourable guests. As far as I’m concerned, talking, communicating, arguing with friends, allies, partners and neighbours first and foremost, is the very essence of international politics and trying, always trying, to put yourself in the other’s shoes is a must. Even more so when things seem to go wrong.
Next october Albania will preside this year’s Berlin Process Summit in Tirana. My dear friend and highly respected collegue in Athens has of course been invited to participate and I could never imagine inviting in his place the Greek President, for whom I also have the greatest respect.
I understand the pressure from third parties, eager to exploit any occasion to make a mountain out of a molehill. But we all have much greater challenges lying ahead, there are real mountains to climb. What should unite us in such turbulent times for the sake of our people, our countries, our region, our Europe is larger than what divides us. Too much is at stake globally, for us to become hostage of tribal domestic politics. -
Edi Rama
@ediramaal
Threats against the stability and integrity of North Macedonia and Montenegro are dangerous and unacceptable. Let's not forget that Albania, North Macedonia and Montenegro are NATO allies fully dedicated to the security and territorial integrity of one another. We have achieved in the last decade in this region what no one could even imagine in endless decades before and we cannot and will not allow anyone to pull us back in the past we are leaving behind for good! Together! Greater Europe is our only future.
-
Edi Rama
@ediramaal
The uninterrupted work of SPAK and the GJKKO in August deserves respect and gratitude! On this occasion, let us recall who promised, initiated, and enabled the Justice Reform after a long period of stagnation in Albania's quagmire of injustice, when no one had the courage to even think about, let alone make justice independent of the government.
SPAK and the National Bureau of Investigation did not fall from the sky; they came to life as an expression of sincere and unwavering state-building will. They were not empty words like those of the past 100 years when I and the Socialist Party pledged to the Albanian people that we would build a new, independent, European justice system that would put an end to the cancer of impunity. This justice has been born today and is growing every day because the Socialist Party of Albania has kept its most solemn and challenging promise to make it happen in face of 100 years of mockery of justice in the history of the Albanian state, when no powerful individual or anyone connected to power was never hold accountable in front of a court of law and where justice was an abhorring creature, strong against the weak and weak against the strong.
Some speak today as if SPAK is the wave of God and the government is the port of the Devil. But they forget that the wave of justice has been raised at the forefront by the courage, will, and ambition for Albania of precisely this government, which differs as day and night from all of them which preceded it during the previous 100 years of justice obstruction. This government, and no one else, bravely opened the path of new justice and committed itself to never obstruct justice on its course, wherever it may enter, within the government, around it, behind it, or under its umbrella. Thanks to the belief that this country can be built as a modern democratic state and the strength of this government to relinquish control of justice and to support it unconditionally against corruption and organized crime, European Albania, which faces a thousand challenges, obstacles, and difficulties day by day, will continue on its path to prove to itself and the world that history is not an eternal curse; that it is written by the people of each generation with the power of their dreams, hopes, and determination; and that in the ascent towards the heights our future generations deserve no one and nothing can stop this country to write a new history💪🇦🇱 -
Edi Rama
@ediramaal
Puna e pandërprerë e SPAK-ut dhe GjKKO edhe në gusht meriton respekt e falenderime! Me këtë rast le të rikujtojmë kush e premtoi, filloi dhe mundësoi Reformën në Drejtësi, pas një kohe të gjatë lëngimi të Shqipërisë në batakun e padrejtësisë, kur askush s’kishte guxim as ta mendonte, jo ta bënte drejtësinë të pavarur nga qeveria.
SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit nuk ranë nga qielli, po erdhën në jetë si shprehje e vullnetit të sinqertë e të palëkundshëm shtetndërtues. Nuk ishin fjalë të bukura si ato të 100 vjetëve të shkuara me radhë, kur unë dhe Partia Socialiste iu zotuam popullit shqiptar, se do të ndërtojmë një drejtësi të re, të pavarur, europiane, që do t’i japë fund kancerit të pandëshkueshmërisë. Kjo drejtësi sot ka lindur e po rritet përditë, sepse Partia Socialiste e Shqipërisë mbajti zotimin e saj më solemn e më të vështirë për të realizuar, përballë 100 viteve përqeshjeje me drejtësinë në historinë e shtetit shqiptar, kur nuk u prek kurrë dot nga drejtësia asnjë individ i pushtetshëm apo i lidhur me pushtetin, ku drejtësia ishte një shëmtirë e fortë me të dobëtit dhe e dobët me të fortët.
Disa flasin sot sikur SPAK-u është dallga e Zotit dhe qeveria porti i Djallit. Po ata harrojnë se dallgën e drejtësisë e ka ngritur në krye të herës guximi, vullneti dhe ambicia për Shqipërinë e pikërisht kësaj qeverie, e cila ndryshon si dita me natën me ato të mëparshmet e 100 vjetëve pengmarrje të drejtësisë. Kjo qeveri dhe askush tjetër e hapi me gjoks rrugën e drejtësisë së re dhe kurrë nuk do ta pengojë drejtësinë në rrugën e vet, kudo ku ajo të hyjë, brenda qeverisë, rrotull saj, mbrapa saj apo nën ombrellën e saj. Falë besimit se ky vend bëhet dhe fuqisë së kësaj qeverie për të hequr dorë nga kontrolli i drejtësisë, e për ta mbështetur atë pa kushte kundër korrupsionit e krimit të organizuar, Shqipëria Europiane, që po hedh shtat dita - ditës mes 1000 sfidave, pengesave e vështirësive, do t'i provojë vetes e botës se historia nuk është një mallkim i përjetshëm, se historinë janë vetë njerëzit e çdo gjenerate që e shkruajnë me forcën e ëndrrave, shpresave, këmbënguljes së tyre dhe se në ngjitjen drejt majës që meritojnë brezat që vijnë, këtë vend nuk ka më forcë që ta ndalë të shkruajë një histori të re💪🇦🇱 -
Edi Rama reposted
Foreign Ministry 🇸🇦
@KSAmofaEN
Ministry of Foreign Affairs in association with the Ministry of Interior and Ministry of Tourism adds 8 countries to benefit from the e-visa system.
-
Edi Rama
@ediramaal
My deepest condolences to the UAE President, His Highness Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan and to His family and friends affected by the heartbreaking of HH brother, Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan💔May they find strength, comfort, and solace in the cherished memories of their loved one. Sending thoughts of support and healing during this difficult time🇦🇪🙏🇦🇱
-
Edi Rama
@ediramaal
The EU needs to act firmly to secure a swift implementation of the Basic Agreement. Our region cannot become a hostage of a neverending crisis between Kosova and Serbia. We cannot allow nor the Northern Kosova, where the line between organized crime and local politicis is blurred, to become a Little Donbass out of un upraise fueled by Russia and either the Dialogue to become an Old Balkan blame game, out of the lack of a real and strong will of the parties involved in it! Discussions are good, but what the region needs is a breakthrough before it is too late.
-
Edi Rama
@ediramaal
Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend.
-
Edi Rama
@ediramaal
Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme. Dhe si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë së saj, unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë!
-
Edi Rama
@ediramaal
Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!
-
Edi Rama
@ediramaal
We are looking forward to the crucial Vilnius NATO summit. In Vilnius, we will reconfirm Albania's unwavering dedication to NATO, the security of our eastern flank allies, the just fight of the Ukrainian people, and the very need for stability and focus in the Western Balkans.
In the last decade, Albania has increased its defence spending from 1.35% to 1.76% of our GDP. However, at times like this, more is needed. Therefore, I have tasked the Ministry of Defence to reach the 2% target by 2024. Although we are not among the rich NATO members we believe that the 2% target for is the floor, not the ceiling of our commitment. In Vilnius, Albania will present its willingness to commit further. We will also announce that, if needed, Albania is ready to commit additional troops to strengthen NATO's forward presence.
Together we are stronger and only together we can prevail in this very defining moment for what we believe in; for the sake of the generations to come🇦🇱 -
Edi Rama
@ediramaal
Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese edhe në këtë drejtim🇦🇱
#vetëmPërpara➡️ -
Edi Rama
@ediramaal
Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite.
-
Edi Rama
@ediramaal
Një lajm i mirë progresi i idesë së konferencës të nivelit më të lartë, pa afat, deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë, çka sot e mbështeti vetë Presidenti Charles Michel🇪🇺
Rajoni ynë nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt krejt i kotë, absurd, ku luhet me zjarrin e nacionalizmit duke prodhuar çdo ditë arsye për sherr, me veprime e mosveprime, akuza e kundërakuza, të cilat po e degradojnë përditë situatën në Veriun e Kosovës dhe po minojnë vetë ngrehinën e ndërtuar me aq shumë përpjekje të bashkëpunimit rajonal🤝
Sot kur në Bruksel ka hyrë në axhendën e punës së Komisionit përgatitja e një plani të ri mbështetjeje financiare dhe ekonomike për vendet e rajonit tonë; kur Shqipëria përgatitet të presë Samitin e Parë të Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor; kur ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar, për ta çuar përpara këtë proces jetik për të ardhmen tonë të përbashkët europiane, duke forcuar lidhjet tona, ekonomitë tona, tregun tonë të përbashkët, Veriu i Kosovës po i ofron botës shfaqjen e një filmi bardhezi të Ballkanit të vjetër, i cili mund të argëtojë vetëm spektatorët cinikë në Lindjen kufijve të Bashkimit Europian…
Politikanët e Kosovës duhet ta dëshmojnë sot, me vepra e jo me fjalë, se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit dhe Kosova nuk mund të jetë pëlhura e pavetëdijshme mbi të cilën projektohen ato ëndrra, ndërkohë që disave prej tyre u duket se po pikturojnë një tablo heroike për historinë në Veriun e Republikës🫣 -
Edi Rama
@ediramaal
Takimet me autoritetet më të larta të Bashkimit Europian ishin një lajm shumë i mirë lidhur me progresin e Shqipërisë në negociatat me Bashkimin Europian dhe politikën tonë konstruktive rajonale. Por fatkeqësisht në këto takime, ishte tejet brengosës konstatimi i regresit të marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me bashkësinë euro-atlantike. BE-ja e mbështetur nga SHBA ka vënë në Tryezën e Dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, planin më të mirë të mundshëm të normalizimit, i cili paqton më në fund Ballkanin Perëndimor, duke i hapur rrugë edhe njohjes së plotë ndërkombëtare të Kosovës!
Eshtë e pakonceptueshme për aleatët tanë strategjikë, që Kosova vazhdon refuzon të hedhë qoftë edhe një hap të vetëm konkret e konstruktiv për de-eskalimin e situatës gjithnjë e më të rrezikshme në Veriun e Republikës së Kosovës. Kësisoj Beogradi po ia del të fshihet pas mjegullës gjithnjë e më të dendur, që qasja e pashpjegueshme strategjike e Prishtinës po krijon mes Kosovës dhe bashkësisë euroatlantike, sidomos pas lirimit pa kushte nga Serbia të tre policëve të mbajtur fare padrejtësisht, me ditë të tëra, në kushtet e heqjes së lirisë.
Është koha për një konferencë të nivelit më të lartë, të thirrur nga Franca e Gjermania, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, ku të dyja palët të mos ngrihen nga tryeza e dialogut, deri në nënshkrimin e një marrëveshjes së plotë të normalizimit, përfshirë natyrisht edhe dakordësimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Shqipëria ka qenë, është dhe do të mbetet vendosmërisht një forcë që promovon paqen, mbron stabilitetin në rajon, kontribuon për bashkëpunimin rajonal dhe punon pa u lodhur për rritjen e saj të gjithanshme, pa rënë asnjëherë në kurthin ballkanik të së shkuarës, po edhe pa heshtur në asnjë rast përballë shfaqjeve kërcënuese të vetëmjaftueshmërisë sovraniste, nga kushdoqoftë, kurdoqoftë e kudoqoftë, në lagjen tonë të vogël në mes të Europës🇦🇱 -
Edi Rama
@ediramaal
Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar!
Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush. -
Edi Rama
@ediramaal
The return of the Kosovo police to their homes is delayed news, but nonetheless a very good one because, first, it puts an end to the arbitrary deprivation of liberty for three individuals who have not committed any crime, and second, it reopens the path of de-escalation and dialogue. I'm glad that the force of reason prevailed over the reason of force. I hope that with the force of reason, the long-awaited de-escalation can start immediately and we can further resolve the knots of the final normalization process between Kosovo and Serbia.
We have just landed in Brussels, where shortly I will meet with the President of the European Council, the esteemed friend of Albania and our region, Charles Michel. I will convey our significant concerns about the critical situation in the region and my conviction regarding the necessity of a time-bound conference, where, within the walls of a hospitable structure under the care of the Euro-Atlantic community, the leaders of Kosovo and Serbia should finalize all points of the normalization agreement.
Unfortunately, lately both parties have had their eyes on domestic politics and polls inflamed by nationalistic rhetoric. The crucial dialogue for the future of the entire region and its relations with the democratic world has been sidelined. Meanwhile, the situation in the North of Kosova is deteriorating by the hour and minute, increasing the possibility of a God forbid Balkan "Donbas" right in the heart of Europe. Even just contemplating this possibility is catastrophic, therefore it must be eliminated at all costs.
Strategic shortsightedness in approaching the dialogue, the delay in implementing the excellent French-German plan, the shift of focus towards displays of force, and consequently, the deterioration of the situation in the North can cost this entire region, undoubtedly Serbia, but especially Kosovo more than anyone else, an irreversible setback with long-term consequences.
Albania will do its utmost to prevent this from happening because it would be a total misery for the fragile peace we have built over the years, within the framework of the Berlin Process and through various initiatives, to crumble like a sandcastle due to the resurgence of the Balkan madness wave, pushing us all off the European integration path into the old powder keg in the heart of Europe. -
Edi Rama
@ediramaal
Kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po gjithësesi shumë i mirë, sepse e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e dyta, rihap rrugën e de-eskalimit e të dialogut. Më vjen mirë që forca e arsyes fitoi mbi arsyen e forcës. Uroj që me forcën e arsyes të nisë menjëherë de-eskalimi i shumëpritur nga të gjithë dhe të zgjidhim më tej edhe nyjet e procesit të normalizimit përfundimtar mes Kosovës e Serbisë.
Sapo kemi mbërritur në Bruksel, ku pas pak do të takohem me Presidentin e Këshillit Europian, mikun e çmuar të Shqipërisë dhe rajonit tonë, Charles Michel. Do t’i përcjell mikut tonë shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon dhe bindjen time mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit.
Fatkeqësisht, së fundmi të dyja palët i kanë sytë tek fronti i politikës së brendshme dhe tek sondazhet e përflakura nga retorika nacionaliste. Ndërsa dialogut jetik për të ardhmen e krejt rajonit dhe marrëdhënieve me botën demokratike u kanë kthyer kurrizin. Ndërkohë situata në Veri degradon me orë e me minuta, duke rritur edhe mundësinë e largqoftë një “Donbasi” ballkanik mu në zemër të Europës. Kjo mundësi edhe vetëm ta mendosh është katastrofike, prandaj duhet eliminuar me çdo kusht.
Miopia strategjike në qasjen ndaj dialogut, zvarritja e planit të shkëlqyer franko-gjerman, devijimi i fokusit tek demonstrimet e forcës dhe si rrjedhojë, degradimi i situatës në Veri, mund t’i kushtojnë gjithë këtij rajoni, Serbisë padiskutim, po sidomos Kosovës më shumë se çdokujt tjetër, një kthim i mosozotshëm mbrapa, me pasoja shumëvjeçare.
Shqipëria do të bëjë çmos që kjo të mos ndodhë, sepse do të ishte një çmenduri që paqja e brishtë që kemi ndërtuar përgjatë këtyre viteve, në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe përmes nismash të ndryshme, të rrënohet si kështjellë rëre nga rikthimi i dallgës së marrëzisë ballkanike, duke na rihedhur të gjithëve jashtë rrugës së integrimit europian, në fuçinë e vjetër të barutit në mes të Europës. -
Edi Rama
@ediramaal
Without the 3 guys leaving Serbia safe and sound there is no space to make any inch of real progress! Once they will be back home, a firm new action of France and Germany is needed to stop this spiral of absurdity!
BUT FIRST THING FIRST:
FREE THE 3 POLICEMEN! -
Edi Rama
@ediramaal
Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!
Edi Rama
@ediramaal
Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova - sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës!
Edi Rama
@ediramaal
E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!
-
Edi Rama
@ediramaal
1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.
2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!
3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!
Edi Rama
@ediramaal
4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!
5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë. -
Edi Rama
@ediramaal
Whoever says that we are keeping silent or who seeks for us to fuel the fire by raising accusations, while KFOR is investigating the case would not care about either Kosova or Albania, but only about the murky political fight with me or the imaginary war policy with Serbia!
Edi Rama
@ediramaal
Therefore, I need to remind them once again that Albania is part of the Euro-Atlantic community and has the very same line as this community, which bombed Serbia and created the state of Kosovo! We await for the KFOR investigation result and we support immediate de-escalation!
-
Edi Rama
@ediramaal
Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë
Edi Rama
@ediramaal
Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!
-
Edi Rama
@ediramaal
Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!
Post not available here, view on X
Edi Rama
@ediramaal
Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!
Edi Rama
@ediramaal
Therefore this is the day to reflect deeply and get 🇽🇰out of the deadlock into which the absurd quarrel with our allies has placed it!Kosova must come out through dialogue,not with police,with concrete ideas, not with propaganda,with good friends,not with mistreatment of friends!
-
Edi Rama
@ediramaal
Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!
Edi Rama
@ediramaal
Those who curse and accuse without knowing anything about the draft statute of ASM are afraid of 1 thing: that they might lose the enemy that creates the existential condition for them to speak&act as if they are still at a war that ended in ‘99 when the enemy has been defeated.
-
Edi Rama
@ediramaal
EU couldn't be clearer! Continuing with this absurd non-plan by deploying police to protect empty buildings that elected officials cannot enter, and on the other hand, deploying army troops to chant at the border of another country couldn't be more self-inflicting & less European
Edi Rama
@ediramaal
I strongly hope that our brotherly Kosovo and friendly Serbia will resolve this conflict before EU implements strong measures against them. They should act quickly and understand that complying with the EU requests means returning to their senses as responsible European states.
-
Edi Rama
@ediramaal
I can't thank @EmmanuelMacron and @Bundeskanzler enough for what they are doing to finalize the Kosovo-Serbia normalization process! Watching them sit so respectfully with both sides in an effort to solve an absurd conflict says it all about their great European spirit.Thank you!
Edi Rama
@ediramaal
I also praise @VjosaOsmaniPRKS for speaking directly to @avucic, and I truly hope that these three requests are met immediately so that this absurd conflict ends before damaging Kosovo's reputation beyond quick repair and its further integration into the democratic community.
Edi Rama
@ediramaal
A big thank also to @JosepBorrellF for his passion and patience in helping to make this historical breakthrough finally happen🙏
-
Edi Rama
@ediramaal
The injury of KFOR soldiers directly holds the blind aggressors responsible, and unfortunately harms Kosovo in the eyes of its irreplaceable allies and friends! The longer this dangerous and unnecessary conflict lasts, the more Kosovo is hurt.
Edi Rama
@ediramaal
At this crossroads where conflict turns&returns every year like a product of the past, with Serbia exposing its troops on the border where its power equals zero and Kosovo exhibiting its reluctance to finalize the dialogue,one can only emerge through dialogue and powerful allies!
Edi Rama
@ediramaal
My call to listen carefully to those allies and not venture further into not only a dangerous path but also a futile one - where Kosovo is being internationally harmed along with the KFOR soldiers who are being physically injured - isn’t an international call but a national need!
-
Edi Rama
@ediramaal
Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova!
Edi Rama
@ediramaal
Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në
kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm!
Edi Rama
@ediramaal
Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare!
-
Edi Rama
@ediramaal
Does what is happening in Kosova help the process in which all great friends of Kosova and Albanians are engaged, for the normalization and mutual recognition between Kosova and Serbia?! Surely not as long as our great friends themselves express deep concern!
Edi Rama
@ediramaal
I join them in the appeal to not proceed further on this not only dangerous but completely unnecessary path today, when the democratic world has put the dialogue, normalization and mutual recognition between Kosova and Serbia at the center of attention 🇺🇸🇦🇱🇪🇺
-
Edi Rama
@ediramaal
A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!
Edi Rama
@ediramaal
Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më
tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë 🇺🇸🇦🇱🇪🇺 -
Edi Rama
@ediramaal
I welcome the renewal of the Black Sea Grain Initiative for another two months. I reiterate my congratulations to @RTErdogan for his crucial role. Ensuring an uninterrupted vital supply of grain to the world markets is of critical importance to ensuring food security worldwide.
-
Edi Rama
@ediramaal
Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!
Edi Rama
@ediramaal
Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë.
-
Edi Rama
@ediramaal
It is incredibly saddening to hear about today's indiscriminate shooting in a Belgrade school💔My deepest condolences go out to the families of the victims, as well as to the Serbian people and authorities. I wish a speedy recovery to those who were injured in this tragic event🫶
Edi Rama
@ediramaal
Ovo su oni trenuci u životu kada svi shvatimo da je naša ljudskost najvrednija stvar koju svi imamo zajedničko i kada nas bol i tuga podsećaju na vrednost zajedništva u dobrim i lošim vremenima. Neka počivaju u miru oni koji su preminuli🙏
-
Edi Rama
@ediramaal
We are deeply saddened by the indiscriminate attacks on Israel that have resulted in loss of life, and we strongly condemn the perpetrators and their supporters. Albania stands firm with Israel and all its Muslim neighbours that have chosen the path of peace and cooperation.
-
Edi Rama
@ediramaal
Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi @JakovMilatovic dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja🇦🇱🤝🇲🇪
Edi Rama
@ediramaal
Čestitke novoizabranom predsjedniku Crne Gore @JakovMilatovic, te podrška koju je dobio od glasača neka se što više pretvori u dobrobit susjedne zemlje, sa kojom nas neraskidivo vezuju prošlost, sadašnjost i budućnost🇦🇱🤝🇲🇪
-
Edi Rama
@ediramaal
Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!
Edi Rama
@ediramaal
Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh!
-
Edi Rama
@ediramaal
Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!
-
Edi Rama
@ediramaal
Are those who lead their people towards freedom against brutal regimes now to be considered criminals? It's a concerning thought, especially considering the man in this photo was once hailed as the George Washington of Kosovo by Joe Biden himself!
www.reuters.com/world/europe/ex-kosovo-guerrilla-chief-pr… -
Edi Rama
@ediramaal
@Andi_Hoxhaj is a brilliant member of the Albanian community, teaching law in Britain, while Agim is a hardworking Albanian painter who paints houses for British people.What is causing such a grave injustice in Britain that these virtuous individuals are made to suffer like this?
Post not available here, view on X
Edi Rama
@ediramaal
Albania is fully committed to providing whatever is necessary for a successful fight against criminal networks.However,if Britain cannot even demonstrate respect for the Albanian community through actions instead of words,how can we expect successful cooperation between our govs?
Edi Rama
@ediramaal
I urge you to read it in full and I extend a big thank you to the authors of that sad story, not just on behalf of Agim and the Albanians, but also for shedding light on the hardships faced by the brave people who have emigrated to this great country🙏
www.thesun.co.uk/news/21890726/painter-arrested-suspected… -
Edi Rama
@ediramaal
Podkasti im së shpejti🤷🏻♂️
Coming soon🫣 -
Edi Rama
@ediramaal
Most sincere Congratulations to Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan for appointing Sheikh Mansour bin Zayed as UAE VP,Sheikh Khaled Bin Mohamed Bin Zayed Al Nahyan as the Crown Prince of Abu Dhabi,Sheikh Hazza Bin Zayed and Sheikh Tahnoun Bin Zayed as Deputy Rulers of Abu Dhabi🙏
Edi Rama
@ediramaal
I avail myself to extend my best wishes for continuous progress and prosperity for the brotherly UAE Nation and their Visionary Leadership!🇦🇱❤️🇦🇪
-
Edi Rama
@ediramaal
Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были… Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…
Edi Rama
@ediramaal
Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!
-
Edi Rama
@ediramaal
Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj🫶
-
Edi Rama
@ediramaal
Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!
-
Edi Rama
@ediramaal
'Belgrade and Pristina'?! A serious mistake or a lapse? The official name of it is 'The Agreement on the Path to Normalization between Kosovo and Serbia', and it would be unacceptable if the SG did not use this proper name deliberately. Please provide clarification promptly.
-
Edi Rama
@ediramaal
Let's hope that devil is not hiding in details tonight and that the agreed but not signed agreement is not another Balkan trickery! Otherwise this would be a historic achievement that would announce a long-awaited spring in the relations between the two largest Balkan nations🇦🇱🇷🇸
Edi Rama
@ediramaal
And let us sincerely congratulate the four protagonists of today's Ohrid table, wishing that soon the unsigned agreement will turn into an irreversible new reality between Kosovo and Serbia, Albanians and Serbs, Western Balkans and the European Union🇽🇰🤝🇪🇺🤝🇷🇸
-
Edi Rama
@ediramaal
Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon🤷🏻♂️
-
Edi Rama
@ediramaal
So sad to hear about the loss of lives and the many wounded people on the last night tragic accident in Greece! We feel the pain of our dear neighbours in such a heavy hour for their nation and join them in their prayers and in the condolences to the families of the victims🇦🇱😥🇬🇷
-
Edi Rama
@ediramaal
Peace and cooperation are key for the future we owe to our kids in this region devastated for ages from lack of peace and cooperation. I welcome the consent of the two sides for the Agreement on the Path to Normalisation between Kosova and Serbia🇽🇰🤝🇷🇸
Edi Rama
@ediramaal
This is an important milestone for regional peace and I strongly encourage all parties involved to continue working on a swift implementation.On peace and cooperation Albania is and will remain a firm believer and a role model. We fully support every effort to overcome the past.
Edi Rama
@ediramaal
Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!
-
Edi Rama
@ediramaal
DJE zhgarravinat e revolucionit🤡
SOT dushi i regjimit🚿
NESËR nis një javë e re punësh të mira👌This media couldn't be displayed. See it on the original post. -
Edi Rama reposted
Blendi Gonxhja
@BGonxhja
🚨Nga 262 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Leje Drejtimit, vetëm 28 veta rifituan Lejen e Drejtimit ose 10.6%!
⛔️S’KA SHPËTIM veç RIEDUKIMIT! Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon!
Ju jeni problemi e po ju jeni zgjidhja! -
Edi Rama
@ediramaal
Deeply saddened about this morning news on the devastating earthquake hitting parts of Türkiye and Syria. Our deepest condolences to the many families that lost lives and wishing a fast recovery of the injured. A rescue mission of solidarity will depart today for Türkiye 🇦🇱❤️🇹🇷
-
Edi Rama
@ediramaal
Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!
Edi Rama
@ediramaal
Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur.
-
Edi Rama
@ediramaal
Një abuzim total me lirinë e fjalës,me të vërtetën,me publikun,në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu!
Edi Rama
@ediramaal
Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike,mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim.
Edi Rama
@ediramaal
Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë.
-
Edi Rama
@ediramaal
Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!
Edi Rama
@ediramaal
Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur.
Edi Rama
@ediramaal
Duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë.
-
Edi Rama reposted
MIA
@mia_gov_al
Shpallja e lumit Vjosë “Park Kombëtar” do të shërbejë jo vetëm për ta mbrojtur, por dhe si një atraksion turistik, i cili mund të jetë burim të ardhurash për zonën.
-
Edi Rama reposted
Mirela Kumbaro
@MirelaKumbaro
Very proud of the best of the best Artist of the Year!
She’s the only ONE⭐️ @ErmonelaJaho
The #albanian🇦🇱 Diva of the Opera World!
"With the unique beauty of her glorious, securely led and magnificently shimmering voice »
www.icma-info.com/winners-2023/ -
Edi Rama reposted
Adia Sakiqi
@adiasakiqi
Just learned that "Wie ist de Mol"? @WIDM22 shot in @Albania🇦🇱 was the most watched program (except @FIFAWorldCup) in the Netherlands🇳🇱 in 2022, with an average of 3,996,000 viewers.
2,094,000 other viewers watched the show w/in 6 days after its release date. @MirelaKumbaro 🎬 -
Edi Rama reposted
Olta Xhaçka
@xhacka_olta
1/3. Today we honor the memory of 𝟰𝟱 innocent men,women & children that were massacred in #raçak by the Serbian regime in an act of deliberate & indiscriminate murder.
-
Edi Rama reposted
Mirela Kumbaro
@MirelaKumbaro
Wonders of #albania🇦🇱 in @BBCWorld
The amazing @bettanyhughes
explores mountainous Albania, the hidden gem of the Balkans, a land of epic fortress towns, archaeological sites and a diverse history and culture.
It’s a must!
📍21-22 January 2023 - @BBCWorld -
Edi Rama reposted
MIA
@mia_gov_al
Gjatë konferencës për media mbi arritjet e vitit 2022 dhe prioritetet e vitit 2023, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale @GManastirliu u shpreh se vlerësimi i mjekëve nëpërmjet rritjes së pagës do të jetë prioritet i këtij viti.
-
Edi Rama
@ediramaal
Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit!
Edi Rama
@ediramaal
E thënë ndryshe, në një kohë tjetër policia apo drejtësia nuk ia nxirrnin kurrë lakrat në shesh njerëzve të veshur me kostum zyrtar, ndërsa sot kohët ndryshojnë përditë për mirë edhe në këtë drejtim! Sepse sot vullneti politik është i plotë dhe mburoja e vjetër politike ka rënë!
Edi Rama
@ediramaal
Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdoqoftë.
-
Edi Rama reposted
Elsa Håstad
@EHstad
Happy new year... but also, happy new EU Presidency! 🎉 Today, Sweden 🇸🇪 takes over the presidency until 30 June 2023! Make sure to follow us and Sveriges EU-representation 🤩@SwedeninAL
#eu2023se 🇸🇪🇪🇺 -
Edi Rama
@ediramaal
💔🫣😍
Troll Football
@TrollFootball
Pele did it first
RIP Legend 🙏
x.com/Mfutebolisticos/status/1462036496995737607/video/1 -
Edi Rama
@ediramaal
Congratulations Bibi @netanyahu on your new term as leader of Israel. I very much hope that your wisdom and great experience will serve as a big added value not only for Israel,but the Middle East and Europe too! I wish that you will finally keep the promise to visit Albania:-)
-
Edi Rama
@ediramaal
Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!
Edi Rama
@ediramaal
Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!
Edi Rama
@ediramaal
Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!
-
Edi Rama reposted
Olta Xhaçka
@xhacka_olta
2/4 🇷🇸 should stop supporting by unjustifyable justifications the erection of barricades in the north of Kosova and should finally understand that the so called “Kosova&Metohija”is gone. Forever! Barricades do not protect any Serb in Kosova,they only undermine our common future.
-
Edi Rama reposted
Olta Xhaçka
@xhacka_olta
1/4 Nor the 🇷🇸 army will enter “Kosovo”, neither the Kosova army will enter any armed conflict! It’s all about a display of internal politics and has nothing to do with the ordinary people’s interest.This is ridiculously dangerous and should stop for the sake of all our region
-
Edi Rama
@ediramaal
Jetë parlamentare
Palaço🤓: KM ka bërë presion mafioz mbi deputetët tanë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese me një emër!
Unë: Si mund të kemi bërë presion për një emër kur deputetëve tanë u është lënë liri zgjedhje mes tre emrash?
Palaço🤓: Se je mafioz dhe mafiozët kshu bëjn! -
Edi Rama
@ediramaal
Jetë parlamentare
Ballisti: KM është i fshehur në një offshore në Hollandë!
Unë: A mund ta di ku bazohet kjo akuzë?
Ballisti: E kam bindje!
Unë: Pra s’keni asnjë provë! Foltorexhiu: Pse gjykatës je ti që do prova?!
Ballisti: Po offshoret prandaj janë bërë që mos ketë prova! -
Edi Rama
@ediramaal
LAJM I RREMË SY PËR SY! Kështu thonë kudo ku rindërtohet pas tërmetit, përveçse në Shqipëri ku shtëpitë u janë rindërtuar dhe do t’u rindërtohen FALAS të gjitha familjeve të prekura! Zoti i ruajttë shqiptarët nga epidemia e lajmeve të rreme!
-
Edi Rama
@ediramaal
Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAKfoli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e skapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete!
-
Edi Rama
@ediramaal
Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit!Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan,po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!
-
Edi Rama
@ediramaal
Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!
Edi Rama
@ediramaal
Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër.
-
Edi Rama
@ediramaal
Can’t agree more🙏
Loud and clear to all who want to hear👍 -
Edi Rama
@ediramaal
Sulmet mbi @EULEXKosovo janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës,bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë,po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë!
Edi Rama
@ediramaal
Shtyrja e votimeve nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës është një sinjal kuptimplotë, të cilit autoritetet e larta të Beogradit duhet t’i përgjigjen me të njëjtën frymë dhe ndjenjë përgjegjësie, për moslejimin e përshkallëzimeve të mëtejshme të akteve destabilizuese!
Edi Rama
@ediramaal
Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e Veriut të Kosovës, pa i justifikuar assesi veprimet e tyre cilatdoqofshin arsyet! Arsyet diskutohen nuk përdoren si armë kundër policisë e si barrikada kundër rendit ligjor.BE-ja duhet të thërrasë urgjent tryezën e dialogut.
-
Edi Rama
@ediramaal
Just great! Chapeau to both these leaders, who are showing by the force of example that the power of diplomacy is endless and the spirit of peace and cooperation among nations should always guide us even when all the paths seem closed🙏
-
Edi Rama reposted
Alexandra von Nahmen
@AlexandravonNah
We could have more summits like this one in Albania 😉:
EU leaders watching traditional Albanian dances performed by artists in Tirana.This media couldn't be displayed. See it on the original post. -
Edi Rama reposted
Henry Foy
@HenryJFoy
Why politicians shouldn't dance, and instead leave it to "the kids", featuring @markrutte & @Xavier_Bettel (who actually has a decent go of it)
-
Edi Rama
@ediramaal
Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët e disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për 👐 e Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë psenë nuk kam se si i ndihmoj🤷🏻♂️
-
Edi Rama
@ediramaal
Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi!Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë!
Edi Rama
@ediramaal
Ky operacion i përfolur, përqeshur e anatemuar nga gjithë kundërshtarët tanë s’ka asnjë lidhje me median.Ka të bëjë vetëm me fundin e një historie mizerabël babëzie ndërtimesh në shkelje të ligjit për qëllime fitimi!Zor se ndonjë ndërtues do i bëjë dot karshillëk ligjit paskëtaj!
Edi Rama
@ediramaal
Janë deri tani 15 vendime konfiskimi. Kjo e sotmja s’është e vetmja prishje, e në ndërkohë kontrollet po vazhdojnë. Do të futet një normë e re ligjore për kontrollin e detyruar sistematik (maksimumi çdo 60 ditë) të zbatimit të lejeve të ndërtimit. Të tjerat janë llogje pa lidhje!
-
Edi Rama
@ediramaal
S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!
-
Edi Rama reposted
ian bremmer
@ianbremmer
after stunning upset win over germany, japan fans stay to clean up the stadium
-
Edi Rama
@ediramaal
Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?!
-
Edi Rama reposted
Linda Rama
@lindaramaal
What is my professional activity and who am I as an engaged citizen?
I invite anyone who is interested to know, to click on www.linda.al.
But before clicking, at this moment of humble celebration for me, a welcome message can be found at : youtu.be/rEl9zcXyOJ4 -
Edi Rama
@ediramaal
Ja se ç’i bëjnë opinionit kamerat me objektiv të ngushtë e gjuhët me llapje të gjerë, gjithnjë për të njëjtin qëllim, nxitjen e urrejtjes, teksa faktet nga i njëjti burim, bashkia Shkodër(!), flasin më qartë se s’ka për të vërtetën e përmbysur prej korit të injorancës e ligësisë!
-
Edi Rama
@ediramaal
Mjerë kush hyn në këto kanale, lexon e kujton se informohet, po veç helmohet me gënjeshtra të trasha, jashtënxjerrje e neveritshme e helmit që verbon e nxit urrejtjen… Kryetarja e bashkisë Durrësit në krye të detyrës, pranë njerëzve me tërë punonjësit, ndërsa këta të paudhë:
-
Edi Rama
@ediramaal
Gënjehet pa të keq fare, sikur këndohet, bjeri t’i biem, një orkestër e tërë e injorancës dhe ligësisë, kanal më kanal portal më portal, shifra futja kot, fjalë rromapërtoma për të helmuar popullin e nxitur urrejtjen ndaj qeverisë! Deri në pikën që s’ka më asnjë logjikë…Si kjo:
-
Edi Rama
@ediramaal
Si është e mundur që sa gdhihen e deri kur ngrysen bërtasin veç “Vjedhje! Vjedhje! Vjedhje”?! Sepse më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje!
-
Edi Rama reposted
Erion Veliaj #MedCapitalCulture2025 🇪🇺🇦🇱
@erionveliaj
Foto 1 e Tiranes se Saliut 2013, parkingu i ETC
Foto 2 e Tiranes sot, i njejti vend Downtown One!
Por seniliteti dhe ligesia e tij - qe çdo fatkeqesi kerkon ta perdore banalisht - jane fatkeqesia e nje force qe ka degraduar bashke me te ne pusetat e Tiranes #pisburre 🤮✌️ -
Edi Rama
@ediramaal
Çfarë s’po na dëgjojnë veshët për një prej kompanive më prestigjoze të Lindjes së Mesme dhe një prej investitorëve më të vlerësuar në industrinë globale të turizmit, që është fat, nder dhe mundësi e paçmuar t’i angazhojmë si partnerë të shtetit në Durrës!
www.eaglehills.comPost not available here, view on X
Edi Rama
@ediramaal
Shteti shqiptar ortak me 33% në një investim të huaj s’ka qenë kurrë dhe për këtë kemi negociuar kaq gjatë, e s’i ramë shkurt me ligjin e Shqipërisë 1 €uro siç do kishin bërë përbaltësit tanë pasi t’i kishin kërkuar 33% për vete apo siç e kishin zakon të thoshin “gjys për gjys”!
Edi Rama
@ediramaal
Po mezi po e pres seancën e parlamentit javën tjetër, ku të gjitha faktet do t’i ndajmë mirë e mirë me shqiptarët, se me të shiturit për rubla e me urrejtësit profesionistë të banaqeve mediatike, s’ka të bardhë që nuk kthehet në të zezë dhe s’ka diell që nuk mbulohet me shoshë!
-
Edi Rama
@ediramaal
Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin!Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet,po kërkon falje!
-
Edi Rama
@ediramaal
1. “Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat.
-
Edi Rama
@ediramaal
“Po filloi Porti Turistik s’e marrim më kurrë Durrësin!” është fjalia që shkëmbejnë më shpesh maskaragjozët e Aleancës së Rublave dhe hajde më thoni pastaj që s’janë pa fe, pa atdhe, pa besë e pa din dhe as iman!
-
Edi Rama
@ediramaal
🇦🇱 welcomes the renewal of the Black Sea Grain Initiative. This important food supply line remains vital for the world. I congratulate Türkyie, President @RTErdogan & SG @antonioguterres for their continued strong commitment. Diplomacy is always the best way to find solutions.
-
Edi Rama
@ediramaal
Numri i maskaragjozllëqeve që po thuhen për projektin madhor të Portit Turistik të Durrësit, si edhe hapësira e paanë mediatike në dispozicion të të paudhëve që po e luftojnë projektin si djalli temjanin, janë pasqyra e ligësisë që e ndjek këtë vend si mallkim qysh në vitin 1912!
-
Edi Rama
@ediramaal
Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon,i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut,duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!
-
Edi Rama
@ediramaal
Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!
Edi Rama
@ediramaal
Patjetër që çdo ndërtim pa leje është i dënueshëm me ligj, po zelli milimetrik në dënimin e atyre që e shkelin ligjin në pronën e tyre të bën për të vjellë përballë mosveprimit sistematik të Prokurorisë së Tiranës ndaj atyre që për qëllime fitimi bëjnë shkelje kilometrike!
Edi Rama
@ediramaal
Tamam “mbretëri xhuxhash” ai organ drejtësie me të dobëtit dhe dobësie me të fortët!
-
Edi Rama reposted
Alice Taylor
@Aliceinalbania
From yesterday's protest by Albanians in London!
-
Edi Rama reposted
kos_data
@kos_data
Thousands of Albanians living in Britain have gathered in central London to protest against the Rishi Sunak government's "discrimination and bullying" of Albanians
Home Secretary Suella Braverman described the Albanian refugees in the UK as an “invasion,” -
Edi Rama reposted
Muhamed Veliu
@MuhamedVeliu
3500 #albanian protested at #westminster asking STOP defamation and RACIST campaign on their community in #uk. Saying, Home secretary @SuellaBraverman , must apologise to the Albanian community in the UK and Albanians as a whole for usage of unacceptable terminology against them.
-
Edi Rama reposted
ALASTAIR CAMPBELL
@campbellclaret
“We are taxpayers not invaders” … Albanians living in Britain making clear what they think of our very right wing Home Secretary in protest at Parliament
-
Edi Rama
@ediramaal
Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata!
-
Edi Rama
@ediramaal
Sulmi haxhiqamilist i Aleancës së Rublave dhe bedelave të saj kundër projektit të Portit Turistik të Durrësit është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit, ndërkohë që tërbimi shpifarak është prova se i kanë bërë vetë tërë pisllëqet që akuzojnë!
Edi Rama
@ediramaal
Synimi i këtij sulmi të dëshpëruar është pengimi i këtij investimi të madh transformues për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, përmes intimidimit të një prej kompanive flamur të Emirateve të Bashkuara, të cilën e kemi sjellë me mbështetjen e Presidentit, Sheikh Muhammed Bin Zayed.
Edi Rama
@ediramaal
Akuzat haluçinante kundër një kompanie ardhja e së cilës është përveç të tjerash një imazh i ri fitues i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, janë tallja e radhës me ata shqiptarë që akoma i ndjekin pas këta të shitur, pa fe, pa atdhe, pa din e as iman…
-
Edi Rama
@ediramaal
S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht!
Edi Rama
@ediramaal
Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!
-
Edi Rama
@ediramaal
Pas 28 orësh seancë diskutimesh për #buxhetin2023 as PD, as PF dhe as PL(Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2milionë USD të marra nga rusët!
Edi Rama
@ediramaal
Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit!Tre parti bedelësh pa atdhe,pa din e as iman, me tre të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë!
-
Edi Rama reposted
-
Edi Rama reposted
-
Edi Rama reposted
-
Edi Rama reposted
-
Edi Rama reposted
-
Edi Rama
@ediramaal
Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE🇺🇸🇪🇺🇦🇱Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG🇽🇰🤝🇷🇸
Edi Rama
@ediramaal
Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!
-
Edi Rama
@ediramaal
Çfarë shqiptari je kur ia beson votën dhe përfaqësimin tënd dikujt që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj? Politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë një llum ku jo besimi po as vështrimi nuk duhet hedhur!
-
Edi Rama
@ediramaal
Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë!
-
Edi Rama
@ediramaal
Shembull se si pasqyrat e dizinformimit mediatik dhe Aleanca e Rublave helmojnë për të ushqyer mërzinë:”Protestë për rritjen e gjobave të biznesit të vogël”! JO, GËNJESHTËR🤥 Asnjë rritje gjobash s’ka për BV po ka për biznesin e madh, siç sugjeroi edhe Këshillimi Kombëtar!
-
Edi Rama
@ediramaal
GËNJESHTËR ME BISHT🤥
-
Edi Rama
@ediramaal
Good read from a distinguished member of the great Albanian community in Britain🇦🇱🇬🇧
amp.theguardian.com/commentisfree/2022/nov/04/albanians-s… -
Edi Rama
@ediramaal
Një nga shembujt e përditshëm të deformimit të pasqyrave mediatike, të cilat synojnë helmimin jo informimin e publikut! Zonja Vokrri merr prej kohësh bonusin e qerasë. Shtëpia e saj është në ndërtim e sipër! Por kësaj pasqyre s’i duhet e vërteta, i duhet zonja si mish për top!
-
Edi Rama
@ediramaal
Proud of you @armandobroja9 and proud of every Albanian working hard and contributing to the UK! Shame on whoever singles out our great community there, turning all of you into a target for something Albanians have neither created nor are responsible for how bad is being handled.
-
Edi Rama
@ediramaal
Jam shumë dakord! Fakti është që në Shqipëri nuk ka asnjë media pro-qeveritare dhe shumica dërmuese e tyre janë maska rublaxhinjsh a gjobaxhinjsh kundër qeverisë! Liria e shprehjes është përkeqësuar aq ndjeshëm për qeverinë, sa pa rrjetet sociale s’do tregonim dot 95% të punëve!
-
Edi Rama
@ediramaal
Targeting Albanians (as some shamefully did when fighting for Brexit) as the cause of Britain’s crime and border problems makes for easy rhetoric but ignores hard fact. Repeating the same things and expecting different results is insane (ask Einstein!)
Post not available here, view on X
Edi Rama
@ediramaal
Albania is a NATO country & is negotiating its EU membership. It is also a safe country of origin. When Germany had a similar problem it tightened its own systems. The UK can and should do the same not respond with a rhetoric of crime that ends up punishing the innocent.
Edi Rama
@ediramaal
Albania is not a rich coutry and was for a very long time a victim of empires, we never had our own.We have a duty to fight crime at home and are doing so resolutely, as cooperating closely with others too. Ready to work closer with UK but facts are crucial. So is mutual respect.
-
Edi Rama
@ediramaal
Ja opinioni i pamaskuar i medias në fjalë për zhvillimin e fermave me mbështetje nga AZHBR, në letër kërkesën për 120 milion lekë që ta ndajë këtë të vërtetë me publikun…
Edi Rama
@ediramaal
Ja edhe maska e medias në fjalë pasi nuk merr lekët e kërkuara me hir, në përpjekjen për t’i marrë me pahir duke helmuar opinionin publik me kronika të mbushura me gjysëm të vërteta (të cilat janë edhe rrenat më të mëdha), e të ambalazhuara me tituj bombastikë të gënjeshtërt…
-
Edi Rama
@ediramaal
Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik.Kërkohen 120mln lek nga AZHBR për t’u treguar shqiparëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale. AZHBR s’e plotëson dot kërkesën e shpjeguar në shumë faqe se si e qysh tërë dynjaja do shohë shqip/anglisht suksesin e saj!
Edi Rama
@ediramaal
Atëherë pllaka kthehet përmbys dhe dynjasë i jepet një emision i tërë me gllabërim parash të bujqësisë, një fabrikim nga fillimi në fund me gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, e ngjashme si dy pika uji me një fabrikim nga i njëjti kanal për Rilindjen Urbane…
-
Edi Rama
@ediramaal
Gënjeshtra më e madhe është gjysëm e vërteta! Familja trajtohet me bonus qeraje! S’ka pranuar te levizi, bashkia i ka çuar kontenier. S’ka pranuar as të marrë grantin ta ndërtojë vetë shtëpinë që tani po ia bën bashkia. Po këto publiku s’duhet t’i dijë se duhet rrëzuar qeveria!
-
Edi Rama
@ediramaal
Ja fytyra e gënjeshtrës më të madhe: Gjysëm e vërteta! Këta fermerë janë realë, por s’janë të gjithë fermerët e Korçës, po një pakicë e vogël e atyre që kontribuojnë në rritjen e eksporteve tona! Mirëpo këta të dytët s’kanë vend në kanal/portalet e gjobaxhinjve kundër qeverisë!
-
Edi Rama
@ediramaal
Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!
-
Edi Rama
@ediramaal
I Zot të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?! Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?!
Post not available here, view on X
Edi Rama
@ediramaal
Lëre pastaj kur thonë me charter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën! Ne s’e blejmë dot,me qera s’e marrim dot,ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale!
Edi Rama
@ediramaal
Po ku është hilja thonë se s’ka mundësi?! Ka si s’ka! Hilja është ashiqare fare tek përpjekja non stop për ta helmuar, çoroditur, nxitur për sherr e për konflikt këtë popull me shpifje sa më të përbindshme, nisur nga gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!
-
Edi Rama
@ediramaal
Njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë e shqiptarët, mjeranë në shërbim të Rublave ruse! Vazhdojnë me 22 milionë € për fluturimet e kryeministrit, ndërkohë që udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Nongratës! #mefaktejomerubla
-
Edi Rama
@ediramaal
Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian - fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time!
-
Edi Rama
@ediramaal
Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? #davarublash
-
Edi Rama
@ediramaal
“700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”•“7 punonjës në ditë ikin nga policia”•”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”.Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë!Arsyeja? Duan favore të paligjshme!
Edi Rama
@ediramaal
Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje! #davarublash
-
Edi Rama
@ediramaal
Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë👇
2012👉 226.893Lek të reja
2020👉 193.331Lek të reja
Edi Rama
@ediramaal
Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionit promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian,udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve më pak se gjysma e udhëtimeve të shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë,kur fatkeqësisht ishte kryeministër!
-
Edi Rama
@ediramaal
Tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona € për✈️ tregon, që rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve tallen me përbuzje me shqiptarët:
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë👇
2008👉 261.023Lek të reja
2022👉 120.459Lek të reja -
Edi Rama
@ediramaal
Pastrues parash dhe evazorë të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh në prokurorinë e TR nga administrata tatimore! Ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme,akuza të mëdha,muhabete të dehurish nga urrejtja!
-
Edi Rama
@ediramaal
Shpifja monumentale e miliona € për✈️ tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët:
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë👇
2010 👉 251.365Lek të reja
2021 👉 64.972Lek të reja -
Edi Rama
@ediramaal
Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre!
Edi Rama
@ediramaal
Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë!
Edi Rama
@ediramaal
Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!
-
Edi Rama
@ediramaal
Congratulazioni alla prima donna chiamata dal popolo a guidare l’Italia, un paese al quale l’Albania deve tantissimo e con il quale ci lega un’amicizia antica e fraterna, che ha sempre ispirato le relazioni tra i nostri governi. In bocca al lupo @GiorgiaMeloni 🇮🇹🫶🇦🇱
-
Edi Rama
@ediramaal
Ballisti i foltores paska nxjerrë një kontratë qeraje duke treguar një leje ndërtimi, po nuk e njeh ligjin sepse në parlament flet për biznesin e tij, që nuk duhet ta fuste në një ndërtim të paligjshëm dhe duhet ta dinte që nuk bëhet biznes në një pallat që s’ka leje shfrytëzimi!
Edi Rama
@ediramaal
Sa për lejen e ndërtimit ajo është shkelur, pra është bërë nul nga vetë ndërtuesi,që duke tejkaluar edhe 10%-shin e tolerancës ligjore e ka bërë ndërtimin objekt të sekuestrimit sipas ligjit! Po s’ke ç’i bën, nga fshehjet në kotece tek futjet në pallate pa leje, zakon ballistash!
-
Edi Rama
@ediramaal
Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?!
Edi Rama
@ediramaal
Çdo shqiptar që i ndjek këto hiena nga mbrapa duhet të pyesë veten çfarë shqiptari është dhe çfarë kërkon pas atyre, që kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak mundësisht, e që hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë!
-
Edi Rama
@ediramaal
Deputeti Agron Shehaj paska marrë zjarr nga sulmi policor i orkestruar politikisht mbi biznesin i tij, që ia paska mbyllur policia e regjimit për t’i mbyllur gojën zotit Agron! Pyes dhe ç’të dëgjoj?! Zoti Deputet që bërtet për shtet e paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje!
Edi Rama
@ediramaal
Ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit. Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel!
Edi Rama
@ediramaal
Duket e pamundur që një deputet të bëjë biznes në një ndërtesë të paligjshme dhe t’i turret Policisë nga mikrofoni i parlamentit, duke marrë pozën e një viktime të regjimit për fjalën e tij lirë, por kur merr vesh që ky tip është një ballist foltoreje atëherë shpjegohet gjithçka!
-
Edi Rama
@ediramaal
Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!
Edi Rama
@ediramaal
Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!
-
Edi Rama
@ediramaal
Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!
-
Edi Rama
@ediramaal
Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë #rublaÇorba
-
Edi Rama
@ediramaal
Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…
-
Edi Rama
@ediramaal
Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg,megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit,ishte arsyeja.E mirëkuptueshme.S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!
Edi Rama
@ediramaal
Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri.
Edi Rama
@ediramaal
Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!#njerëzPaAtdhe #katranmebojë
-
Edi Rama
@ediramaal
Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.
-
Edi Rama
@ediramaal
Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më parë.
Edi Rama
@ediramaal
Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës.
Edi Rama
@ediramaal
Përdorimi i fëmijëve pastaj për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi.
-
Edi Rama
@ediramaal
Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi!
-
Edi Rama reposted
Bledi Çuçi
@bledicuci
Live nga Rinasi. Ky është sistemi i portave elektronike (e-gate). E-gate nuk ka si punon pa TIMS dhe TIMS është 100% në punë qysh prej kur njoftuam publikisht. Të tjerat janë dizinformim i qëllimshëm ose nga përtacia po njësoj i dëmshëm për publikun.
-
Edi Rama
@ediramaal
PA KOMENT
-
Edi Rama reposted
Bledi Çuçi
@bledicuci
Pyetje: Si mund te punojne portat elektronike ne sfondin e gazetares se kesaj kronike qe dizinformon totalisht publikun, nese TIMS do ishte i fikur?
-
Edi Rama
@ediramaal
Kjo s'është "Festë për kriminelët"po një festë tallavaje për ekrane e portale që s'duan t'ia dinë për publikun që i sheh e lexon, se për më shumë si psh për dinjitetin kombëtar është edhe gjynah t'iu kërkosh!Jo që s'po gënjen qeveria,po vetëm qeveria s'po gënjen në këtë mexhelis!
-
Edi Rama
@ediramaal
Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm.Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit,asnjë zhudkje a rrjedhje serioze të dhënash!
Edi Rama
@ediramaal
Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm!
-
Edi Rama
@ediramaal
Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t'i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.
-
Edi Rama reposted
Jake Sullivan Archived
@JakeSullivan46
I spoke with Prime Minister Rama of Albania today. The United States stands with our NATO Ally following Iran’s cyberattack on July 15. www.whitehouse.gov/briefing-room/statements-releases/2022…
-
Edi Rama
@ediramaal
Ja një faturë reale, konkrete, aritmetikisht e pakontestueshme, që tregon se sa kushtojnë 800kwh dhe se sa reale, konkrete, aritmetikisht e vajtueshme është kriza e thellë logjike e ulëritësve profesionistë, në politikë e në media🙈
-
Edi Rama
@ediramaal
www.balkanweb.com/kryeministri-ironizon-opoziten-per-njoh…
Kur edhe aritmetika bëhet opinion, atëherë veç populli ta ruajë vendin nga llogaritarë si këta! Ndërsa fatura e energjisë nuk është opinion dhe 800kwh janë fiks 9.120 lekë me çmimin e energjisë 9.5 lek megjithë TVSH-në! Çdo kwh plus do kushtojë 42 lekë! -
Edi Rama reposted
Jens Stoltenberg
@jensstoltenberg
I strongly condemn the recent cyber attack on #albania, which Tirana & other Allies have attributed to Iran. #nato & Allied experts are providing support. NATO is committed to continue raising our guard: to deter, defend against & counter cyber threats.
www.nato.int/cps/en/natohq/official_texts_207156.htm -
Edi Rama
@ediramaal
Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800kwh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kw mbi 800-ën nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh!
Edi Rama
@ediramaal
Sot janë vetëm 4% e konsumatorëve që shpenzojnë mbi 800kwh dhe marrin 19% të konsumit energjitik të familjeve! Ne besojmë se kjo masë do të nxisë kursimin e nga ana tjetër do t'i detyrojë më të pasurit të paguajnë më shumë, në këtë kohë krize kur ata janë edhe më pak të prekurit!
-
Edi Rama
@ediramaal
I mbresuar shumë pozitivisht nga shefja e re e UNMIK-ut Caroline Ziadeh. Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe ky qëndrim i yni do të shprehet qartë edhe në Këshillin e Sigurimit.Por ndërkohë dialogu e ndërveprimi me zonjën dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën.
-
Edi Rama
@ediramaal
Maybe someone should help our Bulgarian Foreign Ministry friends with the calm translation of my answer in Bled about how Bulgaria blocked the opening of accession talks for 🇦🇱&🇲🇰 when finally all the others agreed after 8 long years! I simply repeated same things I said in June.
Edi Rama
@ediramaal
If the Foreign Ministry of Bulgaria had nothing more important today then a public statement about something I said in a panel of the Bled Strategic Forum, I cannot but take it as a great compliment for the forum and the panel, including myself! But seriously, this is undeserved.
-
Edi Rama reposted
Erion Veliaj #MedCapitalCulture2025 🇪🇺🇦🇱
@erionveliaj
Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste!
Kenga eshte nje satire ndaj regjimit! @albannimani - dhender ne Tirane ne nje nga familjet me te perndjekura - e ka prodhuar para 8 viteve!
Uroj te luftoni me te njejtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat! ✌️
enriketa papa
@EnriketaPapa
Simboli i komunizmit 🇦🇱, “flamuri me yll” shfaqet ne naten finale te #sunnyhillfestivaltirana.
Turp per bashkine Tirane qe lejoi fyerjen e qytetareve & perdhosjen e kujtimit te viktimave te komunizmit ne 🇦🇱.
Simbolet e komunizmit 🇦🇱 duhen ndaluar te shfaqen ne ambjentet publike! -
Edi Rama
@ediramaal
Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot👍
-
Edi Rama
@ediramaal
Si i bëhet kur s'duan t'ia dinë për faktet mbi çka është bërë,jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian?Si i bëhet kur s'duan t'ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza:Vrapo më shpejt!
-
Edi Rama reposted
Al Arabiya English
@AlArabiya_Eng
Secretary-General of the Muslim World League Muhammad bin Abdul Karim al-Issa says the attack on acclaimed author Salman Rushdie in New York was “a crime that Islam does not accept.”
english.alarabiya.net/News/world/2022/08/22/Muslim-World-… -
Edi Rama
@ediramaal
"Me u gjet Kola në punë!" është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare,shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane,portale e faqe personale,duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!
-
Edi Rama
@ediramaal
Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!
Edi Rama
@ediramaal
Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!
-
Edi Rama reposted
Erion Veliaj #MedCapitalCulture2025 🇪🇺🇦🇱
@erionveliaj
Te kesh nostalgji per Tiranen kur ishte qyteti i fuksave te sigurimit, eshte e drejta jote. Por sic te mirpriti ty, ka mirpritur dhe 1milione te tjere!
PS. Foto e Tiranes 1999 kur ishe KM me Sharren tym e flake e gelqeret e Krujes si vello. S'ke asnje ndertese 2021 ne foto! 👎🤮
Ilir Meta
@ilirmetazyrtar
Koha për t'u zgjuar që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri!
-
Edi Rama
@ediramaal
Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se çdo herë tjetër,ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s'lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar!
Edi Rama
@ediramaal
Ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë falë punës së palodhur që kemi nisur qysh shtatorin e shkuar!Ishte deri dje edhe sezoni më i qetë e më i sigurtë,me plazhet publike dhe rrjetin e vrojtuesve të plazhit organizuar si asnjëherë tjetër!
Post not available here, view on X
Edi Rama
@ediramaal
Sa për çetat e udhëhequra nga nongratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë që kërkojnë ta kthejnë këtë vdekje tragjike në motiv lufte politike, kjo s'është as e para as e fundit herë kur një fatkeqësi që trondit shoqërinë, ekspozon shëmtinë e pacipë të shpirtit të tyre!
Edi Rama
@ediramaal
Uroj edhe njëherë që drejtësia t'i japë ndëshkimin më ekstrem fajtorit për këtë tragjedi!
-
Edi Rama
@ediramaal
Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s'ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t'u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!
Edi Rama
@ediramaal
Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!
-
Edi Rama reposted
Albin Kurti
@albinkurti
In cooperation with our international allies, we pledge to postpone implementation of decisions on car plates & entry-exit documents at border crossing points w/ Serbia for 30 days, on the condition that all barricades are removed & complete freedom of movement is restored.
-
Edi Rama
@ediramaal
Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.
Edi Rama
@ediramaal
Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre.
Edi Rama
@ediramaal
Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.
-
Edi Rama
@ediramaal
Se cila është arsyeja që Top Channel vazhdon spekullon papërgjegjshmërisht, pa asnjë bazë, provë, fakt, mbi zhvillimet në frontin e luftës kibernetike, këtë nuk e di! Ndërkohë arsyeja pse mediat e një biznesmenit të kapur me evazion masiv bëjnë të njëjtën gjë, kuptohet më lehtë!
Edi Rama
@ediramaal
Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit!
Edi Rama
@ediramaal
E gjithë ngjarja do t'i raportohet publikut nga ekspertët, sapo të ndizet drita jeshile e përfundimit të proceseve shembullore që po kryhen nga superskuadra e angazhuar në këto operacione. Keqardhje e madhe për keqtrajtimin që i bëhet publikut për interesa pronarësh në media.
-
Edi Rama
@ediramaal
I commend Turkiye and @RTErdogan for the critical role played and their continued efforts to achieve the “Black Sea Initiative” on the export of grain from #ukraine.This shows once more that dialogue and diplomacy are the only means to deal&solve problems between states. Chapeau!
-
Edi Rama
@ediramaal
Unë u shpreha qartë pa marrë anë. Përkundrazi, thashë se kush është viktimë e një shpifjeje apo shënjestër e një akuze legjitime, duhet të ketë të drejtën minimale të publikimit të opinionit të vet!Dhe siç shihet edhe këtu,kjo nuk ndodh,po vazhdon avazi!
www.balkanweb.com/rama-mbrojtje-politike-gazhelit-reagon-…Post not available here, view on X
Edi Rama
@ediramaal
Sa për "faktet" në thonjëza apo pa thonjëza, sigurisht që Dogana Shqiptare mund dhe duhet të bëjë sqarimet e saj zyrtare, por tjetër një denoncim legjitim i fakteve tjetër sulmi personal ndaj drejtuesit të institucionit, direkt pas marrjes së një ndëshkimi ligjor për evazion!
Edi Rama
@ediramaal
Asgjë personale, po vetëm logjike dhe parimore. Ligj për shpifjen jo! Ligj për fyerjet e mediave jo! Gjyqe me media e me gazetarë jo! Reagime siç e meritojnë shqip fare në këto raste jo! Po as ankesa për të drejtën e publikimit të qëndrimeve pas një sulmi?! Më duket e çuditshme!
-
Edi Rama
@ediramaal
Pyetja ime është: Si luftohet me shpifjen apo qoftë edhe me akuzat legjitime në këtë vend,kur jo vetëm media që shpif apo akuzon, po edhe mediat e tjera s'ia japin të drejtën e fjalës personit publik të akuzuar,nëse ky i fundit flet hapur për një shantazh nga një pronar mediash?!
-
Edi Rama
@ediramaal
NO COMMENT🤫
-
Edi Rama
@ediramaal
Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si NonGrata (tanimë jo vetëm nga SHBA)i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty,është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës!FLM të tjerëve!
Edi Rama
@ediramaal
Sa për dokrrat e tjera turbopatriotike,që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë,Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme!
-
Edi Rama
@ediramaal
Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!
Edi Rama
@ediramaal
Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, në ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba!
Edi Rama
@ediramaal
AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj,po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit.Eshtë e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje,cilatdo qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante!
-
Edi Rama
@ediramaal
Kundërofensiva e AKSHit dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë,po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme!Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje!Nëse s'do kemi surpriza të tjera,shërbimet do rikthehen shumë shpejt!
-
Edi Rama reposted
Bundeskanzler a.D. Olaf Scholz
@KanzlerScholz
I welcome the vote of the Macedonian 🇲🇰parliament paving the way for the first accession conferences of the European Union 🇪🇺 with North Macedonia and Albania. We want you as members of the European Union and will be at your side all the way!
-
Edi Rama reposted
Jared Cohen
@JaredCohen
After 12 yrs at Alphabet/@Google/@Jigsaw, it is time for a new chapter. It has been the journey of a lifetime, but I'm thrilled to be joining @GoldmanSachs at a moment when technology is fundamentally changing how value moves around the world: www.cnbc.com/2022/07/12/goldman-sachs-hires-alphabet-tech… (1/2)
-
Edi Rama
@ediramaal
Shocked and saddened by the death of former PM Shinzo Abe. Our deepest condolences to his family and the people of Japan. His murder highlights how much the foundations of democracy are shaken when politicians are seen as enemies to be destroyed and not as adversaries to engage!
-
Edi Rama
@ediramaal
E përshëndes si shprehje lirie sulmin e disave,që në emër të lirisë së medias kërkojnë legjitimim për lirinë e shkeljes së normave etike deri brenda konferencave të mia për shtyp, sepse jashtë tyre tanimë kjo liri është e legjitimuar plotësisht! Por kërkesa s'mund të plotësohet.
Post not available here, view on X
Edi Rama
@ediramaal
Por ja që asgjë s'ka ndryshuar nga ana tjetër, përkundrazi, megjithëse asnjë gazetari e asnjë medieje nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë nga kjo qeveri dhe megjithëse disponimi ndaj pyetjeve e kërkesave për informacion ka qenë maksimal, janë shtuar shpifjet e është ulur rankimi!
Edi Rama
@ediramaal
Si përfundim: Shpifni,gënjeni,sajoni,shkruajeni e fliteni shqipen keq sa të doni, sepse askush nuk do t'ju thotë "plaç",po mos prisni që dhe kur vini për të pyetur mua të ushtroni publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës dhe përsëri të jeni të mirëseardhur!
-
Edi Rama
@ediramaal
Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari,i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!
-
Edi Rama
@ediramaal
SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe💪Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën - pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën👍
Edi Rama
@ediramaal
Shpjegova dallimet e pozicioneve në Ballkan në raport me Rusinë e me sanksionet ndaj saj,arsyet e këtyre dallimeve dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit e të nxitjes së bashkëpunimit rajonal,duke rritur ndërveprimin konstruktiv me Serbinë të BE-së dhe vendeve të NATO-s🤝
Edi Rama
@ediramaal
Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë,duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh🙏
Edi Rama
@ediramaal
Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA🇦🇱🤝🇺🇸
-
Edi Rama
@ediramaal
Just got a call from @BoykoBorissov. I couldn't thank him enough for his kind thought to call me,but could thank him for his defining role in getting rid of the VETO in parliament! Real friend,real leader.His party GERB&Others saved the face of Bulgaria&EU!Now EU should act fast!
-
Edi Rama
@ediramaal
And by the way let me remind you dear Bulgarian friends that it took a short phone call with @BoykoBorissov to settle friendly&honestly the issue of the Bulgarian minority in Albania!Real friends do not harm each other, but they speak truthfully to each other and they deliver!
-
Edi Rama
@ediramaal
Oh! Bulgaria's Foreign Ministry has an issue with my way of speaking!Fair enough.I have an issue too with the way Bulgaria wants to solve biletaral issues by using the enlargement process as e vehicle of kidnapping two NATO countries! Easy friends:Lift the VETO or bear with me!
-
Edi Rama
@ediramaal
Nice place nice people nice words nice pictures and just imagine how much nicer could be if nice promises were followed by nice delivery... But we Albanians are not as nice as to give up nicely! So we will keep going and working even harder to make Albania a nice EU member😀🇦🇱
-
Edi Rama
@ediramaal
Still waiting for Godot? No, we are used to this charade and we are more then ever committed to push forward our countries and our region modernization with unwavering European spirit🇦🇱🤝🇲🇰
-
Edi Rama
@ediramaal
It is a new day in Europe but not in Bulgaria! What a disgrace for Europe this Bulgarian affair! In the middle of a very hot war at Europe's backyard a Nato country kidnapps two other Nato countries under the watch of 26 EU countries that sit still in a scary show of impotence!
-
Edi Rama
@ediramaal
We’ll attend the EU Council meeting. There won’t be much to hear about us but we’ll ask to be heard on the idea of a New European Political Community which we support,on the Open Balkan which takes forward the spirit of Europe & on our kidnapping from Bulgaria which destroys it.
Edi Rama
@ediramaal
Just heard right now that something is moving today in Bulgaria. Too early to be optimistic and too little to change the part of the tomorrow speech where Bulgaria is criticised as a country which has kidnapped two NATO countries while there is a hot war at the Europe's border!
-
Edi Rama
@ediramaal
Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!
-
Edi Rama
@ediramaal
We discussed today at length with Serbia's and North Macedonia's leaders about the upcoming EU Summit. It seems that another "No,sorry!" is gonna be what we will hear at the end! The whole Union kidnapped by Bulgaria it is not a good spectacle to watch! What to do there?!
-
Edi Rama
@ediramaal
Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve🤮
-
Edi Rama
@ediramaal
Të gabosh është njerëzore,të këmbëngulësh në gabim është djallëzore thotë një fjalë që sot u takon përhapësve të LAJMIT TË RREMË për rritjen e taksave të biznesit të vogël! Neni i fundit i draftit të punës tregon sidoqoftë qartë fare se taksat mbi biznesin e vogel mbeten ZERO!
Edi Rama
@ediramaal
Por tekefundit bëhet fjalë për një draft pune, i cili nuk është as drafti i konsultimit publik, ku përsëri një gjë nuk ndryshon: Zero taksë dhe zero TVSH për biznesin e vogël, deri në vitin 2029!
-
Edi Rama
@ediramaal
Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!
-
Edi Rama reposted
UEFA Conference League
@Conf_League
☀️ Welcome to Tirana, the capital of Albania 👋
Hands up if you'll be at the #ueclfinal 🙋 -
Edi Rama reposted
Erion Veliaj #MedCapitalCulture2025 🇪🇺🇦🇱
@erionveliaj
In a time when Tirana is overbooked w. major events, it's great news that Hotel Tirana & its b'ful addition by Arch. Peter Wilson will be the new "Tirana Intercontinental" adding 500 5 ⭐️ rooms to the city scape!
Kudos to @ediramaal & @HOTELTIRANA for pushing this through! 👍 -
Edi Rama
@ediramaal
Operacioni i sotëm i SPAKUT dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund!
-
Edi Rama
@ediramaal
Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot.
-
Edi Rama reposted
Mayor Zohran Kwame Mamdani
@NYCMayor
We’re home to the largest Albanian community in America. They’re small business owners, frontline workers and working families who make our city vibrant.
It was an honor to join them today in Little Albania to celebrate an Albanian national hero, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. -
Edi Rama
@ediramaal
Deeply saddened by the passing of His Highness Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.
His Highness was a source of inspiration for peace and humanism. May his soul rest in peace🙏
Edi Rama
@ediramaal
Congratulations to Sheikh Mohammed bin Zayed as new President of UAE. I am privileged to have known His Highness for several years and I deeply appreciate his vision, his leadership and his unique kindness. May God be with him and his country all the way🙏
-
Edi Rama
@ediramaal
Edhe një fakt për t'u nënvizuar: Parlamenti sot nuk ka rrëzuar asnjë rezolutë për Srebrenicën, po thjesht ka refuzuar të fusë në procedurën trejavore parlamentare një dokument të ardhur nga Katrani, siç do të bëjë me çdo letër që do të ketë bojën e tij!
-
Edi Rama
@ediramaal
Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç'ne kjo rezolutë sot,pse,me ç'rast?Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s'ishte rezolutë po lojë e ulët!
Edi Rama
@ediramaal
Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t'u ringjallur nga varri i tij politik!
Edi Rama
@ediramaal
Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë!
-
Edi Rama
@ediramaal
Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t'i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për #ps SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!
Edi Rama
@ediramaal
Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më!
-
Edi Rama
@ediramaal
Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës!
Edi Rama
@ediramaal
Meqë ka marrë përsipër të sqarohet SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit,ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s'ka lëvizur ende gishtin!
-
Edi Rama
@ediramaal
Në Shqipëri s'ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve,gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s'ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s'ekziston!
Edi Rama
@ediramaal
Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri?Çfarë gënjeshtre!Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike?Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare?Çfarë talljeje!Vetëm titulli mungon:Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s'dimë ç'të bëjmë me lirinë!
Edi Rama
@ediramaal
E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin,në emër të saj!
-
Edi Rama
@ediramaal
I lumtur që @DritanAbazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi!Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë😍Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë😊
-
Edi Rama reposted
The Nine
@BBCScotNine
If you've never heard Ukraine's national anthem played on bagpipes, now's your chance.
Former No 10 communications chief @campbellclaret and @ThePipingCentre's Finlay MacDonald give #thenine a recital and explain why they want a pipe band to play a rendition ahead of #scovukr.This media couldn't be displayed. See it on the original post. -
Edi Rama
@ediramaal
Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë🇦🇱🇫🇷🇪🇺
-
Edi Rama
@ediramaal
Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç'të duan pa pyetur fare more si është puna!Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë:Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s'janë në dorën time thjesht bëj durim,po zotimit s'i ndahem jo!
-
Edi Rama
@ediramaal
Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit😀
-
Edi Rama
@ediramaal
Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë.
-
Edi Rama
@ediramaal
Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë.Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!
-
Edi Rama
@ediramaal
The #hrc promotes “universal respect for the protection of all #humanrights & fundamental freedoms for all & address violation of human rights”. #russia's war in Ukraine & its horrible crimes run against all this. The #unga showed today, again, that the 🌎 will not tolerate it.
-
Edi Rama reposted
Elisa Spiropali
@elisaspiropali
Sali Berisha është vetpërjashtuar nga një proces ku nuk e ka ftuar askush dhe ku askush nuk ka pasur asnjë plan për ta ftuar! Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës nuk parashikon pjesëmarrjen e të vdekurve që nuk vdesin.
-
Edi Rama
@ediramaal
The dreadful images of civilians killed in #buchamassacre, #ukraine, by the #russian army are shocking. Everything must be done for an independent investigation of such horrible crimes. Nothing can ever excuse such cruelty. What a pain and what a shame!
-
Edi Rama
@ediramaal
Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!
Edi Rama
@ediramaal
Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t'i japë Vlorës një përmasë të re!
-
Edi Rama reposted
Erion Veliaj #MedCapitalCulture2025 🇪🇺🇦🇱
@erionveliaj
Koncert-Telemaratonë ndërkombëtar i bamirësisë: Save Ukraine - #stopwar
Një event bamirësie me më shumë se 50 artistë nga e gjithë bota.
📍Sheshi Skënderbej
⏰ 17:30This media couldn't be displayed. See it on the original post. -
Edi Rama
@ediramaal
Another despicable crime against #saudiarabia which aims to further affect the global energy security in a turbulent time for the whole world! #albania stands with #saudiarabia and calls upon all members of the UN to firmly condemn the terrorist organization behind such attacks.
-
Edi Rama
@ediramaal
Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!
-
Edi Rama
@ediramaal
Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren! Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes!
-
Edi Rama reposted
Andi Kananaj
@AndiKANANAJ
Te jesh nen agresionin e tankeve Rus, dhe te te akuzojne “mendimtare” ne tuiter se po nderhyn si Sorosian ne zgjedhjet ne Lushnje, te duhet Jungu si shok personal, qe te ruash mendte e kokes
Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський
@ZelenskyyUa
Had a phone conversation with 🇦🇱 Prime Minister @ediramaal. Spoke about the fight against Russian invaders. Discussed joint work within 🇺🇳. We appreciate the practical help and support of Albania in this difficult time. We are doing everything to end the war. #stoprussia
-
Edi Rama
@ediramaal
141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës!Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah!Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.
-
Edi Rama
@ediramaal
Jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB,kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO,kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës🇺🇦🇦🇱
-
Edi Rama
@ediramaal
Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t'u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës!
-
Edi Rama reposted
Vera Bergengruen
@VeraMBergen
I can’t wrap my mind around the existence of this clip. x.com/StefanThumann/status/1498664005874982916/video/1
-
Edi Rama reposted
Sarah Rainsford
@sarahrainsford
Polina, 3, is trapped in Kharkiv
She spends most of her time playing & sleeping in the bath, where her mum hopes it might be safer
Polina has cancer & her meds are running out. The shelling is too heavy to get to the station & get out
Her mum is scared out of her mind -
Edi Rama reposted
Illia Ponomarenko 🇺🇦
@IAPonomarenko
Never in my life could I imagine that this funny dude from that stupid TV show would be one the 21st century’s greatest national leaders
-
Edi Rama
@ediramaal
We join our @NATO and #eu allies in the firm condemnation of Russia's agression. Our thoughts are with the Ukrainian people.
-
Edi Rama
@ediramaal
Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s'mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët tê zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të #fshf⚽️ #fairplay
-
Edi Rama
@ediramaal
Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t'u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:Ejani t'i japim ç'mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!
Edi Rama
@ediramaal
Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, "Skam asgjë për të humbur.Asgjë s'më dhemb dot më.Tashmë jeta ime është thjesht një komedi"! Sa u shkon ai llafi... Varu teneqet!
-
Edi Rama
@ediramaal
Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!
Edi Rama
@ediramaal
Shqipëria s'e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s'mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!
-
Edi Rama
@ediramaal
Generous tribute from @vanceserchuk about Albania on Afganistan. We did it because of who we are and who we want our children to be. And yet we will not let those people down whatever it takes until their final settlement will become clear. www.wsj.com/articles/albania-takes-the-lead-in-saving-afg…
-
Edi Rama
@ediramaal
S'kam ndërmend të merrem as me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, vuqiqin!
Edi Rama
@ediramaal
Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s'duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike!
Edi Rama
@ediramaal
Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin,jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale!Ata s'kanë ç'humbin më ne s'kemi kohë për të humbur!
-
Edi Rama
@ediramaal
Unë s'kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre.Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!
-
Edi Rama
@ediramaal
Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues.
-
Edi Rama
@ediramaal
Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës🇽🇰👍
-
Edi Rama
@ediramaal
Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t'i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer.
-
Edi Rama reposted
Olta Xhaçka
@xhacka_olta
Albania will proudly host 4000 afghan refugees based on its good will, but will never be a hub of anti-immigration policies of bigger and richer countries. We have instructed our Embassy in the UK to demand the retraction of this fake news
-
Edi Rama reposted
Olta Xhaçka
@xhacka_olta
So embarrassing the fake news spreading in the British media about an "offshore hub in the Balkans" namely in Albania to "detain migrants crossing Channel from France". www.thesun.co.uk/news/16313127/migrants-crossing-channel-…
-
Edi Rama
@ediramaal
Kosova e ngre problemin me plot të drejtë.Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë.
-
Edi Rama
@ediramaal
Faleminderit @albinkurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t'u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t'ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona🇦🇱❤️🇽🇰
-
Edi Rama
@ediramaal
An honour to work hand in hand with @BBCYaldaHakim and other great people to get out of hell kids, women and men from Afghanistan and make them feel home in Albania.After sheltering them we should offer them a life and we will do it altogether🤝For them for us for our kids🇦🇱
-
Edi Rama
@ediramaal
Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend! Ajo dorë është #turpiishqiptarisë
-
Edi Rama
@ediramaal
We were Afghans escaping our own hell. Albania cannot afford to have short memory. We owe it to our children.
My #bbc interview about Albania being the first door opened in Europe to the people of Afghanistan who believed in democracy and worked with us🤝
www.facebook.com/edirama.al/videos/1753450241516456/ -
Edi Rama
@ediramaal
So disturbing to read that Albania is sheltering the Afghanis only because the US asked us, as it is ludicrous to turn the back on them and blame the US only.We were all back there as NATO and these people were there for us, bcs they believed in the ideals both US&EU stand about.
Edi Rama
@ediramaal
Albania is doing it out of its responsiblity as a #nato country and because of who we are.We may not be rich, but we owe it to our afghan friends in need, and we owe it to our tradition, to our own recent past as refugees, and also to the memory that our children will inherit.
Edi Rama
@ediramaal
Shying away from these basic values is shying away from the best of ourselves, of our history and from the ideals that the democratic world is supposed to promote not just in words, but also in deeds. #saveafghanlives #saveafganwomen
-
Edi Rama
@ediramaal
"ÇUDI"! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s'pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!
Edi Rama
@ediramaal
Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t'u mbushet mendja atyre që s'duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!
-
Edi Rama
@ediramaal
Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova💔Lutem që të plagosurit rëndë t'ia dalin dhe ngushëlime vëllazërore familjeve të viktimave🇦🇱😰🇽🇰
-
Edi Rama
@ediramaal
Protestë në Lungomare për muzikën? 1.Lungomare s'ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë 2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit
Edi Rama
@ediramaal
3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri - si në tërë botën e civilizuar turistike.
-
Edi Rama
@ediramaal
Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.
Edi Rama
@ediramaal
Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s'mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.
-
Edi Rama
@ediramaal
Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt #shqipërinë2030🇦🇱
-
Edi Rama reposted
Linda Rama
@lindaramaal
Me ilven, gazetaren që trajton me profesionalizëm lajmin, analizën, opinionin dhe ekranin! Gratë profesioniste në media, janë vlerë e pazëvendësueshme në përpjekjen e vështirë për standard mediatik në shërbim të publikut #respekt
Ndiqmëni në Euronews Albania, sonte ora 21.00This media couldn't be displayed. See it on the original post. -
Edi Rama
@ediramaal
Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!
-
Edi Rama
@ediramaal
Why I think so often nowdays about Samuel Beckett's masterpiece while following statements on Albania and North Macedonia?
(Any resemblance to real events or persons, living or dead, is purely coincidental of course) #futureofeurope -
Edi Rama
@ediramaal
Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t'i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.Dora jonë për ta do jetë e shtrirë.Ftesa jonë për ta është e hapur!
Edi Rama
@ediramaal
Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t'i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s'është më puna jonë!
-
Edi Rama
@ediramaal
.@derStandardat @webstandardat what a disappointement to see such a highly reputated paper behave like a fake news spreader! I have never said any of it about "non paper&map" and I have never ever endorsed any border drawing along ethnic lines between SRB&KOS! #embarrassing
-
Edi Rama
@ediramaal
Vrasin,kërcënojnë,akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS,e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë:Llumi i shoqërisë, mallkim i vjetër që do zhbëhet të dielën!
-
Edi Rama
@ediramaal
Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e "mbrojtjes së votës" është një çmenduri e padëgjuar!Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve🙏
-
Edi Rama
@ediramaal
Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!
-
Edi Rama
@ediramaal
Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s'ka asnjë motiv politik!Autori s'ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s'ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!
-
Edi Rama
@ediramaal
Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!
-
Edi Rama
@ediramaal
Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?
-
Edi Rama
@ediramaal
Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!
-
Edi Rama reposted
Erion Veliaj #MedCapitalCulture2025 🇪🇺🇦🇱
@erionveliaj
Normal, 7 Prill - ç'date me te gjetur per te tradhetuar Shqiperine, njehere pushtim nga porti, sot nga aeroporti 🤮 #meta #berisha #basha #rinasgate ✈️📆❌
-
Edi Rama
@ediramaal
Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!
-
Edi Rama
@ediramaal
Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit "Nënë Tereza", thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s'ka shqiptar që s'e kupton pse! Po s'do ia dalin jo!
-
Edi Rama
@ediramaal
Ilir,dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë!Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T'i harrosh të dyja!
-
Edi Rama
@ediramaal
Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit "Nënë Tereza" nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës "Leshko" dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!
Edi Rama
@ediramaal
Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!
-
Edi Rama
@ediramaal
Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t'u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!
-
Edi Rama
@ediramaal
Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!
Edi Rama
@ediramaal
Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!
-
Edi Rama
@ediramaal
O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!
-
Edi Rama
@ediramaal
Në Stamboll për shumë vaksina🙏 O ia dalim o ia dalim, s'ka tjetër dhe po s'ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot!
-
Edi Rama
@ediramaal
Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane🇦🇱🇽🇰❤️🇺🇸 youtu.be/rLzPVYTf2oc
-
Edi Rama
@ediramaal
Dikush në Bruksel duhet t'u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!
Edi Rama
@ediramaal
Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!
-
Edi Rama
@ediramaal
Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësht nga gjinia e autorit!Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi!
www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/179171473827848 -
Edi Rama
@ediramaal
Sa herë Ilir Meta del,flet,bërtet,shan, lajthit,aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh🥣
-
Edi Rama
@ediramaal
Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s'je dot po bëhu pak burrë!
-
Edi Rama
@ediramaal
Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s'kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit "Koncert në vitin 36"! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!
Edi Rama
@ediramaal
Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për #pd e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!
-
Edi Rama
@ediramaal
Paskam dhënë një intervistë që nuk ma ka bërë askush dhe as ia kam kërkuar askujt! Ky është një nivel i ri i maskarallëkut mediatik në këtë kohë pandemie gënjeshtrash, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale! www.botasot.info/opinione/1528657/interviste-me-kryeminis…
-
Edi Rama
@ediramaal
Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin,është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!
Edi Rama
@ediramaal
Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron www.state.gov/honoring-anticorruption-champions/
-
Edi Rama
@ediramaal
Po ç'janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?
-
Edi Rama
@ediramaal
Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve,LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social🇽🇰
-
Edi Rama
@ediramaal
Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç'bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina!..
Edi Rama
@ediramaal
Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s'ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s'ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!
-
Edi Rama
@ediramaal
Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi!
Edi Rama
@ediramaal
Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s'ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s'kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet!
-
Edi Rama
@ediramaal
Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!
-
Edi Rama
@ediramaal
Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011🚡Gjumë të ëmbël🛌
-
Edi Rama
@ediramaal
"Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot" sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s'i pret kush matanë😂
-
Edi Rama
@ediramaal
Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike🇦🇱🤝🇬🇷
-
Edi Rama
@ediramaal
Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19;forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve;bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë🇦🇱🤝🇬🇷
-
Edi Rama
@ediramaal
Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!
-
Edi Rama
@ediramaal
Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë - një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse.
-
Edi Rama
@ediramaal
Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s'do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi.
Rrugës për në Shtetet e Bashkuara ✈️ -
Edi Rama
@ediramaal
Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!
-
Edi Rama
@ediramaal
NJË OPOZITË QË AS NË NJË SËMUNDJE QË BIE NJË HERË NË SHEKULL NUK GJEN DOT FORCË TË BËHET BASHKË ME SHUMICËN NUK I DUHET AS DREQIT E JO MË POPULLIT SHQIPTAR!
-
Edi Rama
@ediramaal
Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj🇦🇱🇽🇰
-
Edi Rama
@ediramaal
Të dashura motra greviste të Ballshit!Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!
-
Edi Rama
@ediramaal
ASNJË TRADHËTI BURRA!
Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s'është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër! -
Edi Rama
@ediramaal
Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut,që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve,Zoran Zajev,marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj🇲🇰🤝🇦🇱Urime të gjithëve,veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë🙏
-
Edi Rama
@ediramaal
This is really inspiring and I wish wholeheartedly that it will inspire others in the region to follow with the same spirit and work together for a common great future of all their people🤝Congratulations to all the three great friends of Albania🇺🇸🇮🇱🇦🇪
-
Edi Rama
@ediramaal
Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit🇦🇱🤝🇱🇧
So painful and sad!Death,wounds, destroyal that left us breathless and speechless..Condoleances and solidarity with the people of Lebanon🇦🇱🤝🇱🇧 -
Edi Rama
@ediramaal
🇦🇱🇽🇰NË PRISHTINË PËR TË DËGJUAR DHE MËSUAR MË SHUMË PAS FLETË-RRUFESË SPECIALE QË DO TË HYJË SI NJOLLË TURPI E SHEKULLIT XXI NË HISTORINË BOTËRORE TË DREJTËSISË,E CILA PRAKTIKËN E AKUZËS PUBLIKE PA AKTAKUZË JURIDIKE E KA NJOHUR VEÇ NË EPOKAT E SUNDIMEVE IDEOLOGJIKE A PARA TYRE!
-
Edi Rama
@ediramaal
Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë🤝 Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë🇦🇱
-
Edi Rama
@ediramaal
Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i'u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!shqiptarja.com/lajm/fake-news-per-konteineret-nga-italia-…
-
Edi Rama
@ediramaal
Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtëra e lënë në mes të rrugës😊
-
Edi Rama
@ediramaal
PD s'mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit.Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7x7=42
-
Edi Rama
@ediramaal
@lulzimbasha_al ndërroje maskën dhe orën, se kjo është një orë e rëndë për Shqipërinë dhe nuk je as ti, as partia jote halli i këtij populli sot, e s’ta ka borxh askush të të shpjegojë tre herë në ditë që s’është gabim, po është faj në mos krim të nxisësh panik me të pavërteta!
Edi Rama
@ediramaal
Nëse ty s’të duket luftë kjo e njeriut me virusin e panjohur,quaje gjendje e jashtëzakonshme a si të duash! Po vare të paktën atë fyell në mur e kurseja Shqipërisë avazin politik,se s’është koha për politikë kjo, po ora për t’i shërbyer popullit me forcën e shembullit njerëzor!
-
Edi Rama
@ediramaal
Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri:Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin,s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje,sherr,rrëmujë!Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!
-
Edi Rama
@ediramaal
Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit..
-
Edi Rama
@ediramaal
Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate🇦🇱🤝🇺🇸Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën AntiKÇK&Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar👊
-
Edi Rama
@ediramaal
Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnē përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike🙏
-
Edi Rama
@ediramaal
Grazie di cuore @GiuseppeConteIT @luigidimaio per la grande umanità che vi contradistingue negli occhi del Albania in questi momenti difficilissimi dopo il terremoto del novembre scorso, che senza l’Italia e la vostra grande disponibilità ad aiutarci sarebbero insormontabili🙏
-
Edi Rama
@ediramaal
Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor👏
-
Edi Rama
@ediramaal
As a country which recognized a while ago Iran’s nefarious activity against the free world and took clear distance from it, Albania cannot but strongly approuve @POTUS stance towards a malicious activist of Teheran’s regime! We stand firm with the US and hope everyone does so🇦🇱🇺🇸
-
Edi Rama
@ediramaal
@netanyahu Albania was proudly the only country in Europe with more Jews after World War II then before it!Today we are grateful to the State of Israel for its immediate help while Albania is facing the post-earthquake emergency🙏God Bless this great guys🙏God Bless #israel🇮🇱🤝🇦🇱
-
Edi Rama
@ediramaal
@GiuseppeConteIT Non sara mai possibile dire con le parole quello che sento, quello che tutto il mio popolo sente in questi giorni, guardando come l’Italia e suoi angeli custodi, uomini&donne della Protezione Civile, stanno mettendolo tutta per aiutarci a risorgere dalle macerie
-
Edi Rama
@ediramaal
U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete🙏Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike🤗
Post not available here, view on X
Edi Rama
@ediramaal
Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët;një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit;një kohë me fitu e një kohë me hum;një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu #përNjerëzit
-
Edi Rama
@ediramaal
VIVE LA FRANCE❤️VIVE L’ALBANIE
et Vive les Pompiers 🇫🇷 Les Sauveteurs Français; des vrais anges gardiens dans les yeux du peuple Albanais🙏 -
Edi Rama
@ediramaal
Merci de tout coeur à ces braves sapeurs-pompiers et sauveteurs français venus à l'aide en ces moments si difficiles pour l'Albanie🙏Un très grand merci à la #france et au président @EmmanuelMacron 🇫🇷🤝🇦🇱
This media couldn't be displayed. See it on the original post. -
Edi Rama
@ediramaal
Sapo ka mbërritur në 28 numri i të shpëtuarve🙏 Do të vijojnë kërkimet që do të kryhen me durim e imtësi deri në fund, ndërkohë që pas pak orësh do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi🙏
-
Edi Rama
@ediramaal
Në Riad me Princin e Kurorës Muhammed Bin Salman, për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë🤝
-
Edi Rama
@ediramaal
Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim🇦🇱🇪🇺Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë🇩🇪🤝🇦🇱Danke Angela🙏
-
Edi Rama
@ediramaal
Never thought would feel to vomit because of a @NobelPrize but shamelessnes is becoming the normal part of the world we live🤮After disgraceful choice made from a moral authority like the Nobel Academy shame is sealed as a new value👎NO we can’t become so numb to racism&genocide!
-
Edi Rama
@ediramaal
LAJM I MIRE!
Faleminderit të gjithë deputetët e CDU/CSU që më në fund VOTUAN PRO HAPJES SË NEGOCIATAVE🙏Ata qē votuan KUNDËR do t’i bindim në çdo hap me FAKTE se SHQIPËRIA E MERITON hapjen e negociatave😊
FALEMINDERIT ANGELA për mbështetjen e pakursyer për SHQIPËRINË🇦🇱🤝🇩🇪 -
Edi Rama
@ediramaal
Today’s drone
attacks against oil facilities in Abqaiq&Khurais are not only apalling, but alarming for all the countries commited against every form of terror. Such attacks
not only endanger innocent lifes, but also bring in another level the threat against our common future! -
Edi Rama
@ediramaal
Presidenti Macron më shprehu ndjesën e sinqertë për gafën skandaloze të Federatës Franceze të Futbollit, me himnin e Flamurit tonë Kombëtar! E cilësoi një “gabim të papranueshëm” dhe duke vlerësuar edhe reagimin e lojtarëve tanë më kërkoi publikimin e ndjesës së tij #respekt 🇦🇱🇫🇷
-
Edi Rama
@ediramaal
Mirë një kazan grek,po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani,isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi?Jo në Greqi,po askund përveçse në Shqipëri,s’kam bërë e s’bëj pushime si KM,qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X!
-
Edi Rama
@ediramaal
Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë🇦🇱🦅🇽🇰
-
Edi Rama
@ediramaal
Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter😁🇦🇱🇪🇺
-
Edi Rama
@ediramaal
Çdo kryebashkiak që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi, në përpjekjen harbute dhe qesharake, për të penguar zgjedhjet me dyer të mbyllura me çelësa marrëzie, bën mirë të lexojë Kodin Penal për krimet zgjedhore e të heqë dorë sa pa rënë në dorën e drejtësisë👊
-
Edi Rama
@ediramaal
A ju thashë prisni çmendurinë e dytë?🤣Tani thjesht mëshirojeni🙏
Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një
NULLUM ABSOLUTUM
dhe
QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM👎
30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH🇦🇱👊 -
Edi Rama
@ediramaal
Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar,ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme,le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!
Edi Rama
@ediramaal
I decided to sue this journalist to German courts and in that blessed country, where justice is not a game of investigation secrets and the dignity of people and states is respected as a value no one can undermine, let see who’s right and who’s wrong in this story of injustice!
-
Edi Rama
@ediramaal
Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh,jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24👊
Edi Rama
@ediramaal
Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla. Por sidoqoftë,kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma!
-
Edi Rama
@ediramaal
Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat?Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik.S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!
Edi Rama
@ediramaal
President @SPendarovski implicitly favours “decoupling from Albania”? Strange to hear this, especially when one considers the key contribution of Albania&Albanians in our friendly neighbour’s state democratic developments&European path. Doesn’t sound right nor practical frankly!
-
Edi Rama
@ediramaal
Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor😊
-
Edi Rama
@ediramaal
Prandaj është ajo që është Amerika se nuk e kupton lojën me Kushtetutën;nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike;nuk e toleron dhunën kundër institucioneve - e në këtë rast s’ka se si e fal kundërvënien ndaj Reformës nē Drejtësi! Vetëm përpara drejt 30qershorit🇦🇱
-
Edi Rama
@ediramaal
Sonte në Real Story me Sokol Ballën për 30 qershorin, aktualitetin politik dhe rrugën e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian🇦🇱🇪🇺Live edhe në ERTV natyrisht😉
-
Edi Rama
@ediramaal
Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë "Aman ik!",ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t'i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s'ka ç'i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm👎
-
Edi Rama
@ediramaal
Flamuri kombëtar në zi🇦🇱Fatkeqësisht edhe Klodian Tanushi,ushtaraku ynë i angazhuar në misionin e NATOs ku humbi jetën dëshmorja Zarife Hasanaj,s'u mbijetoi dot plagëve!Ai u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut e shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura🙏
-
Edi Rama
@ediramaal
Dhimbje e respekt i thellë për efektivin e Forcave tē Armatosura, Zafire Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë!Ngushëllime familjes, të afërmve e miqve të Zafires dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i saj🙏
-
Edi Rama
@ediramaal
I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpêruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu! Por Shqipëria s'do të dështojë kurrësesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush👍
-
Edi Rama
@ediramaal
Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s'e marrin dot peng.Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki.
-
Edi Rama
@ediramaal
Të trishtueshme pamjet nga rruga e shtëpisë ku kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqi të formës së prerë. Por e trishtueshme edhe se si Kazani i përzien gjërat pa lidhje!Qeveria s'ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t'i përgjigjet Përmbarimit.
-
Edi Rama
@ediramaal
Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve,kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike! Çfarë sikleti kur mendon se sa më keq se sa thonë u duket atyre, kjo shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve e vendit😓
-
Edi Rama
@ediramaal
E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës.Kushtetutën e lexon njësoj si ata.Qeverinë e urren njësoj si ata.Rrëmujën e uron njësoj si ata.Po ndryshe nga ata,ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra "ligjore" dhe budallallëkut i del zot gjithnjë shkresërisht👍
-
Edi Rama
@ediramaal
Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë.Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s'denjoi t'i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin.
-
Edi Rama
@ediramaal
Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria,rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë,që të mbyllë konfliktin historik.Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë🇦🇱🤝🇺🇸
-
Edi Rama
@ediramaal
Again my respect and congratulations to @atsipras and @Zoran_Zaev for their historical achievement and the end of the long conflict between Greece and Northern Macedonia👍It was tough and it will still produce some local old politics, but it's really very well done dear friends🙏
-
Edi Rama
@ediramaal
Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece,gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki.
-
Edi Rama
@ediramaal
#albania recognizes Juan Guaidó as the Interim President of Venezuela. On behalf of the people of #albania I wish to @JGuaido and the brave venezuelans to succeed in getting rid of the illegitimate power that has turned their country in a hell for its own people #venezuelalibre
-
Edi Rama
@ediramaal
Presidenti s'e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s'kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit.
-
Edi Rama
@ediramaal
E përshëndes idenë e goditur të @HashimThaciRKS për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë🇽🇰Ky vit përkon me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO🇦🇱Le ta bëjmë ditën e kufirit "Shengen" në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-s👐
-
Edi Rama
@ediramaal
Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD)😊dhe çekun e bebeve të 2019 (400USD fëmija i parë - 800 i dyti - 1200 i treti)🤗Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin😉
-
Edi Rama
@ediramaal
I prekur thellësisht nga humbja e gishtave të dorës të Ina Nukut, policja 24 vjeçare e goditur sot në krye të detyrës dhe nga trishtimi i thellë i nënës së saj.Kjo protestë e turpshme e Antiligjit dhe Opozitës që kērkon mish për top,nuk ka asnjē shans të sfidojë ligjin e shtetin!
-
Edi Rama
@ediramaal
Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s'do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje:Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës!Merrni ç'ju jep ligji e largohuni nga rruga.
-
Edi Rama
@ediramaal
Në selinë e OSBE në Vienë me @harlemdesir përfaqësuesi për Lirinë e Medias, pas një diskutimi të dobishëm mbi Paketën Antishpifje dhe kuadrin e ri rregullator të portaleve - së shpejti çelim konsultimin publik dhe pastaj në Kuvend pas Vitit të Ri.
-
Edi Rama
@ediramaal
Tani radhën e ka beteja kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit, të pashoqëruar me mësues apo prindër.Shumë shpejt plani i masave administrative për lokalet që kapen në shkelje të këtyre dy rregullave👊
-
Edi Rama
@ediramaal
Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë #derinëFund
-
Edi Rama
@ediramaal
Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë.
-
Edi Rama
@ediramaal
Paketa AntiShpifje në Kod Penal?Jo jo, as edhe një supë burgu nuk mund të paguajnë shqiptarët për shpifësat🤧Shpifësat e çdo lloji po, ata duhet t'i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre dhe çdo pellg mediatik duhet t'u dalë për zot shpifësve që hedhin gurin e fshehin dorën🤡
-
Edi Rama
@ediramaal
Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë🤝Dhe njëherë ndjesë për shqetësimin e krijuar🙏Do bëjmë çmos që jo vetëm çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim,po dhe që Kukësi të bëhet shpejt me aeroport e të ketë më shumë investime e punësim real +stadium të ri😁
-
Edi Rama
@ediramaal
Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë,rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti⚔️
-
Edi Rama
@ediramaal
Pas 72orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar🇦🇱🇪🇺Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë😊Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon✌️
-
Edi Rama
@ediramaal
Two progressive leaders of neighbouring countries made history today and showed EU&TheWorld how vision and willingness to overcome the past can find space for the future where it appears to be none! Chapeau @atsipras👏 @ZoranZaev👏Balkans are today a better place thnx to you both
-
Edi Rama
@ediramaal
Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës:Shqipëria në protestë kundër ministrit të brendshëm trafikant droge!Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj nuk e dija që audiopergjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE
-
Edi Rama
@ediramaal
Në zyrën e Shefit Ekzekutiv të TurkishAirlines,për të diskutuar mbi fazën e fundit të projektit të linjës sonë ajrore Air ALBANIA,e cila po programohet me asistencën teknike të kolosit ajror turk dhe do të asistohet në të gjitha nivelet operacionale prej tij🙏Së shpejti🇦🇱✈️
-
Edi Rama
@ediramaal
Super🇽🇰Vota për demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta👍Tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovës🇪🇺
-
Edi Rama
@ediramaal
Nje duartrokitje per @BesartBerisha7 heroin e skuadres kampione te Australise www.abc.net.au/news/2015-05-17/besart-berisha-relishes-me…
-
Edi Rama
@ediramaal
Prekja e KQZ me dhune antikushtetuese tregon se c'regjim do shporrim ne 23 qershor e cfare paniku e ka mberthyer Saliun ne vetmine e madhe!
-
Edi Rama
@ediramaal
Me Komisionerin Fule sapo mbaruam nje bisede shume te vlefshme per lirine e zgjedhjeve dhe retoriken nacionaliste.
-
Edi Rama
@ediramaal
Me kryetarin e grupit europarlamentar socialist Hannes Swoboda sapo folem per mbrojtjen nderkombetare te zgjedhjeve.
-
Edi Rama
@ediramaal
Me krenari per familjen tone politike,Partine Socialiste,ju njoftoj per zgjedhjen time Zv.President i Internacionales Socialiste:-)#rilindje
-
Edi Rama
@ediramaal
Fitore spektakolare e socialisteve ne Rumani! Me afro 60% miku yne Victor Ponta do jete kryeministri i Rumanise kater vitet e ardhshme:-)
-
Edi Rama
@ediramaal
Ne do ta heqim taksen e biznesit te vogel. Dhe do ta unifikojm administraten tatimore.
























































































































































































































































































